LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sot lëvizet me autorizim/ Si të aplikoni për ta përfituar lejen

30 Mars 2020, 07:27, Sociale CNA
Nga sot lëvizet me autorizim/ Si të aplikoni për ta

Duke nisur nga sot, të gjithë këmbësoret do të duhet të marrin leje-dalje përmes portalit e-Albania për të dalë nga shtëpia për pazar.

Përjashtim nga ky rregull përbëjnë ata që shkojnë në punë që kanë një tjetër lloj autorizimi.
Aplikimi nepermjet internetit:

Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, te cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni sherbimin: ?Leje për Dalje?.
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nese nuk jeni regjistruar me parë)
Aplikimi me ane te sms-se në telefon:

Ata qytetaëe, që nuk kanë mundesi të aplikojne në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshte në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës se identitetit dhe orën e daljes
Psh: J12345678L 0930

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe vjen ne e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.
Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar vjen 1 dite më vonë, pra të nesërmen.

Leja është për një date të caktuar, dhe zgjat vetem 1 orë, brenda fashes orare: 05.00-13.00.

Lajmet e fundit nga