Connect with Us

Mjekët shqiptarë në Itali pa dokument vërtetimi/ Manastirliu sqaron situatën

Sociale

Mjekët shqiptarë në Itali pa dokument vërtetimi/ Manastirliu sqaron situatën

Publikuar

-

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “ Mos bëni politikë me koronavirusin”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me ABC news, ka sqaruar dhe situatën me mjeket shqiptarë në Itali, pas një lajmi se ata duhet ti nënshtroheshin një testi pasi kishin shkuar pa asnjë dokument që vërtetonte certifikimin e tyre.

Manastirliu tha se certifikimi është vetë licensa që ata kanë, dhe se testimi do të kryhet vetëm për të bërë të mundur ndarjen e tyre në repartet përkatëse.

LEXO EDHE:  Itali/ Përleshen me disa afrikano-veriorë, arrestohen 4 shqiptarë

“Dokumenti certifikues është vetë licensa e tyre. 30 mjekët dhe infermierët i kanë licensat. Por për t’i ndarë duhet edhe një vlerësim tjetër siç bëhet në çdo vend të botës. Duhet të vlerësohen të ndahen dhe të çohen në repartë të caktuara”, tha ajo./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Një kopësht publik në Tiranë është mbyllur pasi një ndër punonjëset rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

Sipas Abcnews bëhet fjalë për kopshtin publik, “4 stinët”, në kryeqytet.

Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar i mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut, duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE