LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Flasin ekspertët: Ekonomia në Gjermani do të tkurret ndjeshëm

30 Mars 2020, 13:33, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi/ Flasin ekspertët: Ekonomia në Gjermani do të

Për momentin ekspertët kryesorë të ekonomisë gjermane e shohin zhvillimin më të mundshëm normalizimin e situatës ekonomike gjatë verës.

Këtë vit, ekonomia në Gjermani do të tkurret ndjeshëm për shkak të pandemisë Corona.
Komisioni i posaçëm i ekspertëve ka publikuar një raport të veçantë.

Në rastin më të mirë, ekspertët presin që prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani të bjerë me 2.8 përqind këtë vit. Po të zgjasin shumë kufizimet për të luftuar pandeminë dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë, rënia mund të jetë dy herë më e lartë.

Ekonomistët e shquar rekomandojnë për Gjermaninë një program stimulimi ekonomik. Por ai mund të hyjë në fuqi vetëm pasi të kenë mbaruar kufizimet. Për vitin e ardhshëm, ekspertët presin që ekonomia të rritet përsëri në të gjitha fushat.

Ekspertët nuk i japin ndonjë rekomandim Qeverisë federale përsa i përket kohëzgjatjes së kufizimeve. Për momentin ekonomistët shohin zhvillimin më të mundshëm normalizimin e situatës ekonomike gjatë verës. Sipas kryetarit të komisionit të ekspertëve, Lars Feld, masat fiskale të qeverisë federale janë me vend dhe të mirëseardhura./DW

Lajmet e fundit nga