Connect with Us

Kishin mungesë dezinfektantësh dhe produkte të pambuluara/ AKU gjobit dy biznese

Kronika

Kishin mungesë dezinfektantësh dhe produkte të pambuluara/ AKU gjobit dy biznese

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë gjatë ditës së sotme 98 monitorime dhe kontrolle zyrtare, në mënyrë rigoroze.

AKU bën me dije se ka vendosur 2 masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë, pasi ka konstatuar produkte të pambuluara, mungesë dezinfektantësh dhe mungesë masash të tjera.

AKU paralajmëron se do ketë zero tolerancë për çdo shkelje dhe tentativë abuzimi si dhe garanton bashkëpunim për këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Berat/ Familjarët në qiell të hapur

Publikuar

-

Nga

Dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në orët e para të mengjesit të sotmë në Bertat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Jani Vruho” ku flakët e zjarrit janë konstatuar nga patrrullat e policisë në rrugë dhe menjëherë është njoftuar zjarrëfiksja.

Fatmirësisht 9 anëtarët e dy familjeve Eskiu, të cilët ishin larguar nga banesa dhe jetonin së bashku në një tjetër banesë nga situata e karantinimit dhe kjo ka bërë që zjarri të mos shkaktojë dëme në njerez por vetën dëme materiale.

Zjarri i cili zgjati për më shumë se gjysmë ore ka shkrumbuar gjithçka, që nga orenditë shtëpiake, rrobat, dritaret, mobiljet e deri tek tavanet prej trarësh e tjegullash, duke i lënë tashmë dy familjet në qiell të hapur.

Kryefamiljari Besnik Eskiu, është shprehur për Neës 24 se ishin me fat që ishin larguar prej disa javësh nga banesa sepse do ishin djegur të gjithë në gjumë.

LEXO EDHE:  Zbuloni 20 produktet ushqimore që ulin presionin e lartë të gjakut

LEXO EDHE:  Kontrolle në lokalet e Bllokut për ligjin anti-duhan/ Vendosen 11 masa administrative

Ai i bën apel shteti për ndihmë, pasi tashmë kanë ngelur në qiell të hapur.

Paraprakisht shkaqet e zjarri mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata liron nga qelia babain e Altin Hajrit

Publikuar

-

Nga

Gjykata ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, babain e Altin Hajrit i cili ëhstë në kërkim për pëngmarrjen e Jan Prengës.

Bajram Hajri u arrestua dy javë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë.

Të premten, për Bajram Hajrinu vendos masa ‘arrest shtëpie’.

65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

LEXO EDHE:  Foto-AKU bllokon dhe kthen në origjinë 41.7 ton banane  

LEXO EDHE:  Video/ I jepnin makinën pa leje drejtimi, në pranga 7 persona

Avokati i tij, Arben Hoxha, kërkoi ndryshimin e masës për Hajrin me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 157 qytetarë “rebelë” dhe 7 njësi tregtare

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Kështu, uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Po ashtu, mësohet se në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

LEXO EDHE:  Kontrolle në lokalet e Bllokut për ligjin anti-duhan/ Vendosen 11 masa administrative

LEXO EDHE:  Policia "furtunë" gjobash gjatë fundjavës

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE