LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Disa mjekë e infermierë nuk i treguan prindërve”/ Rama tregon për Sky 24 çfarë i thanë në aeroport

30 Mars 2020, 14:44, Politikë CNA
“Disa mjekë e infermierë nuk i treguan prindërve”/

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane Sky 24, ku ka folur për situatën në vendin tonë dhe për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Që në hapje të intervistës Rama tregoi se edhe ne jemi të sulmuar nga ky armik i padukshëm dhe po luftojmë me të.

Kryeministri tha se qeveria ka marrë masat e menjëhershme dhe theksoi se shpreson se po na japin një ndihmë, pavarësisht se e cilëson situatën jo të lehtë. Rama rrëfen se vendimi për dërgimin  e stafit mjekësor në ndihmë të shtetit fqinj ka ardhur natyrshëm.

?Unë e them sepse e besoj, ne të gjithë e besojmë, se Italia është shtëpia jonë dhe ta shohim Italinë që lufton një luftë kaq të ashpër, e pastaj ta lëmë të vetmuar ndjehemi keq, shumë keq. Sigurisht ne nuk do të ndërrojmë fatin e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por bëmë diçka krejt të natyrshme, sepse jemi duke luftuar këtu, por të luftosh në Itali per ne është megjithatë si të luftojmë në shtëpinë tonë?, u shpreh ai në lidhje live.

Teksa u pyet nëse e shikon këtë gjest si një shpagim për pritjen e bashkëkombasve tanë në Itali, Rama tha se: ?besoj se fjala shpagim nuk është fjala e duhur, pasi ne nuk mund të shpagojmë kurrë atë që Italia dhe italianët kanë bërë për ne në kohë të errëta. Nuk është shpagim, por thjeshtë të bëjmë detyrën tonë si pjesëtarët e një familjeje që është e jona , e kur them familja jonë mendoj familjen italiane, ku shumë shqiptare e shumë shqiptarë janë pjesë përbërëse.

Dhe nga ana tjeter besoj se kjo është një luftë, që nuk mund të luftohet duke u mbyllur secili në llogoren e vet me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri, sepse kështu do e humbasim. Armiku i padukshëm na ka sulmuar të gjithëve në të njëjtin moment, duhet që jo vetëm të mbrohemi, por edhe të kundër sulmojmë. Kjo është dicka që mbi të gjitha Europa duhet ta bëjë , sepse ndryshe s?mundet dhe atje ka një vatër zjarri tronditëse, që s?mund ta lëmë vetëm Italinë. Zjarri nuk mund ta fitojë këtë luftë duke ndenjur vetëm në mbrojtje. Italia po lufton, por duhet të luftojmë të gjithë bashkë! Dhe atje ka një situatë të paparë që s?mund t?ia lëmë vetëm Italisë ta trajtojë sepse është iluzion të mendosh që ai zjarr do të djegë vetëm Italinë?.

Më tej kreu i qeverisë ka treguar s një pjesë e mjekëve dhe infermierëve nuk i kanë treguar familjarëve se do niseshin për në Itali nga frika se mos i demoralizonin.

?Ministrit Di Maio i tregova këtë ide dhe ai ishte shumë receptiv, e pastaj kemi pasur një përgjigje të shpejtë nga të gjithë mjekët dhe infermierët sepse në fillim nuk dinim as reagimin e tyre, bile disa prej tyre nuk u treguan as prindërve nga frika për të mos i demoralizuar të niseshin. Ma thanë në aeroport, do u themi prindërve kur të jemi në Itali. E gjitha vjen natyrshëm. Ne kemi problemet tona. Ne kemi sigurisht një sistem sanitar më pak të shkëlqyer se Lombardia, dhe duke parë Lombardinë që vuan është rreziku që t?i kesh njerezit kundër, por përveç ndonjë zëri të pavlefshëm, të gjithë, por të gjithë ama, kanë qenë mëse të lumtur që të ndihmojnë. Nuk gjej fjalë, por është fakt që ajo pjesë në anën tjetër të Adriatikut është pjesë e zemrës sonë. Sinqerisht, Italia është pjesë e botës sonë, është shtëpia jonë.
Duke folur për sulmuesit, ajo që duhet të bëjë Europa është të imitojë Milanin e Sakit. Nuk mund të rrijë tërë kohën në mbrojtje, është e nevojshme të jemi të gjithë një skuadër, ku yjet nuk bëjnë sipas mënyrës së tyre dhe ku të gjithë duhet të mbrojnë e sulmojnë, përndryshe nuk mund të shkosh asgjëkundi?, nënvizon Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga