LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren pagat e muajit mars?

30 Mars 2020, 19:45, Ekonomi CNA
Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”/ A do të merren

Zhvillimet e reja që vijnë çdo ditë prej pandemisë, kanë bërë që bizneset të llogarisin me laps e letër pasojat e saj. Mungesa e likuiditetit pritet të sjellë probleme me pagat e muajit mars, pasi askush nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë.

Paralizimi i shumë aktiviteteve tregtare dhe shërbimeve, do të sjellë shkurtimin e shumë vendeve pune, duke bërë që qytetarët të kërkojnë asistencë sociale, një barrë më shumë kjo për buxhetin e shtetit.

Sipas sipërmarrësit Flamur Hoxha, rreth 70% e fasonëve nuk kanë likuiditet pasi nuk janë paguar nga klientët italianë. Si rrjedhim një pjesë e madhe e punonjësve do të mbeten pa marrë paga.

Coronavirus ka ulur të gjitha pritshmëritë ekonomike të qeverisë për vitin 2020. Sipas ministrisë së financave prodhimi i brendshëm bruto do të shoqërohet me tkurrje, ndërsa rritja ekonomike parashikohet deri në 2%.

Për të përballuar nevojat për pajisje mjeksore gjatë pandemisë së Covid-19 ministrisë së shëndetësisë i është vënë në dispozicion një fond i vecantë. Sipas njoftimeve zyrtare deri tani kanë mbërritur nga Turqia 25 ton pajisje ku përfshihen medikamente dhe pajisje mbrojtëse për bluzat e bardha.

Dhe si për ironi, ndërkohë që në spitalet tona do të ketë produkte importi të sapo blera, fasoneritë shqiptare janë duke prodhuar për eksport pajisje mbrojtëse për vendet evropiane/Monitor

Lajmet e fundit nga