LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me koronavirusin/ BE i jep 5 milionë euro Kosovës

30 Mars 2020, 17:18, Kosova & Bota CNA
Beteja me koronavirusin/ BE i jep 5 milionë euro Kosovës

Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 5 milionë euro për Kosovën në kuadër të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nënshkruar sot kontratën për nevoja të menjëhershme të Kosovës.

?Ne sot nënshkruajmë kontratë me UNOPS për të sjellë në Kosovë pajisje furnizuese në vlerë pesë milionë euro. Kjo përfshin 30 respiratorë/ventilatorë, 150 pompa infuzioni, 5 auto-ambulanca, dhe 400 shtretër të kompletuar spitalorë të ri. Si pjesë shtesë e ndihmës emergjente, BE është duke punuar në sigurimin deri në 60 milionë eurove për rikuperim ekonomik pasi që pandemia me koronavirus të ketë përfunduar. BE qëndron pranë popullit të Kosovës. Ne jemi së bashku në gjithë këtë dhe së bashku do të jemi më të fuqishëm?, tha Apostolova gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës në detyrë Albin Kurtin.

Ndërkohë, Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën që BE i ka dhënë për të fituar këtë betejë.

?Ne jemi shumë të lumtur për këtë ditë të rëndësishme për solidaritetin tuaj të madh të treguar me popullin dhe institucionet e Kosovës. Unë jam këtu me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. Ne jemi falënderues për këtë ndihmë për luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Koronavirusi nuk njeh kufij. Me ndihmën e BE ne do të ketë më shumë vetëbesim në këtë luftë dhe jemi të sigurt dhe do të dalim nga situata sa më herët dhe me sa më pak pasoja dhe humbje?, tha Kurti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga