LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autorizim për të dalë nga shtëpia/ Policia nis kontrollet në Tiranë

30 Mars 2020, 08:21, Sociale CNA
Autorizim për të dalë nga shtëpia/ Policia nis kontrollet

Policia ka nisur kontrollet në rrugët e Tiranës për të verifikuar nëse qytetarët i kanë ose jo lejet e miratuara nga autoritetet.

Efektivët e policisë kanë ndaluar disa qytetarë duke verifikuar nëse kanë leje për të lëvizur apo jo.
Kujtojmë se shumë qytetarë ankohen e kanë pasur vështirësi për të marrë leje përmes portalit.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë bëri me dije se asnjë qytetar nuk duhet të dalë nga shtëpia pa pasur leje lëvizjeje nga autoritet, e cila mund të merret ne portalin ?e-Albania? ose në numri 55155./CNA.al

Lajmet e fundit nga