LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Akti i madh u banalizua nga propaganda e qeverisë”/ Bushati përplaset me Bolinon për mjekët

30 Mars 2020, 21:11, Aktualitet CNA
“Akti i madh u banalizua nga propaganda e qeverisë”/ Bushati

Analistët Andi Bushati dhe Carlo Bolino në një lidhje për emisionin ?Open? kanë komentuar dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Itali.

Bolino tha se ky është një akt solidariteti që përmirëson imazhin e Shqipërisë në Europë.

?Kam marrë mesazhe të shumta falenderimi dhe kjo përmirëson imazhin e Shqipërisë. Tani Shqipëria është në media si solidare dhe jo si për vepra negative si drogë apo prostitucion siç etiketohej më herët si Kolumbia e Europës?.

Por ndryshe e sheh Andi Bushati i cili tha se qeveria bëri propagandë.

?Është një akt i madh që u banalizua nga propaganda e qeverisë për përfitime. Pa përfunduar misonin qeveria nxitoi që të tregonte se këto persona do të paguhen 3 mijë euro duke i bërë që këta mjekë të duken mercenarë dhe jo mjekë që kanë bërë betimin e Hipokratit?.

Lajmet e fundit nga