LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria 30 mjekë e infermierë në Itali/ Salvini telefonon Ramën: S’do ta harrojmë kurrë

29 Mars 2020, 14:39, Aktualitet CNA
Shqipëria 30 mjekë e infermierë në Itali/ Salvini telefonon

Ditën e djeshme Shqipëria dërgoi në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë për t?i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, i cili po përballet me ashpërsinë e koronavirusit.

Ky vendim është përshëndetur nga ish-zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini. Ai ka telefonuar sot kryeminstrin Edi Rama dhe e ka falenderuar personalisht për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Salvini deklaron se Italia nuk do ta harrojë kurrë sensibilitetin që ka treguar Shqipëria në këto momente.

“Kam telefonuar Kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjest të shkëlqyeshëm të dashurisë për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre që dërguan mjekë dhe infermierë, ata kanë treguar sensibilitet dhe zemërgjerësi që ne nuk do ta harrojmë”, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga