Connect with Us

Shkëlqimi dhe rënia e jeniçerëve, trupat ushtarake elitë të Perandorisë Osmane

Blog

Shkëlqimi dhe rënia e jeniçerëve, trupat ushtarake elitë të Perandorisë Osmane

Publikuar

-

Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ushtarake në botë. Në kulmin e tyre, ata ishin një trupë prej 200 mijë ushtarësh, dhe ishin luftëtarët më të stërvitur që kishte parë Evropa dhe Lindja e Mesme që nga koha e Perandorisë Romake.

Shumë prej tyre ishin stërvitur që në moshë të re, për të mbrojtur interesat politike në rritje
të Perandorisë Osmane. Por ndikimi politik i jeniçerëve, do të paraqiste një kërcënim të vazhdueshëm për pushtetin e vetë sulltanit, çka edhe çoi në fund në shpërbërjen e kësaj force elitare, pas një rebelimi të madh të tyre në fund të shekullit XVII-të.

Historia e kësaj njësie ushtarake elitare daton që në shekullin XIV, kur Perandoria Osmane nisi të sundojë hapësira të mëdha të Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe pjesëve të Evropës. Vetë Perandoria Islame u themelua rreth vitit 1299, nga një udhëheqës fisnor turk nga Anadolli – Turqia e sotme – i quajtur Osmani I.
Nën udhëheqjen e pasardhësve të tij, territoret e Perandorisë Osmane u zgjeruan nga Azia e Vogëlderi në Afrikën e Veriut. Ndër pasardhësit e Osmanit ishte edhe Sulltan Muradi I, që sundoi midis viteve 1362-1389. Nën mbretërimin e tij, mbi territoret e krishtera u vendos një sistem taksash i njohur si “devşirme”.

Jeniçerët ishin një njësi ushtarake elitare. Anëtarët e saj i nënshtroheshin një stërvitje intensive që në moshë të re, dhe ata detyroheshin të betoheshin se do të ishin besnikë ndaj sulltanit. Taksa parashikonte që autoritetet osmane të merrnin djemtë e vegjël të krishterë 8-vjeçarë nga prindërit e tyre, veçanërisht nga familjet në Ballkan, për të punuar si skllevër.
Ka shumë tregime historike të familjeve të krishtera, që përpiqeshin me çdo mënyrë të mos i dorëzonin fëmijet e tyre tek osmanët. Jeniçerët, nuk ishin vetëm një degë e veçantë e ushtrisë. Ata kishin gjithashtu edhe pushtet politik. Prandaj, anëtarët e kësaj njësie gëzonin disa privilegje, kishin rroga më të larta, merrnin dhurata nga sulltani, dhe ushtronin madje ndikim politik.

Në fakt, ndryshe nga shtresat e tjera të skllevërve të mbledhur përmes sistemit “devşirme”, jeniçerët gëzonin statusin e njerëzve “të lirë”, dhe konsideroheshin si “bijtë e sulltanit”. Luftëtarët më të mirë, shpërbleheshin me ngritje në përgjegjësi në radhët e ushtrisë, dhe ndonjëherë merrnin pozicione politike në perandori.
Në këmbim të këtyre privilegjeve, jeniçerët konvertoheshin në fenë islame, nuk martoheshin asnjëherë, dhe ishin tërësisht besnikë ndaj sulltanit. Kur sulltan Mehmedi II pushtoi Kostandinopojën (Stambolli i sotëm) në vitin 1453, jeniçerët luajtën një rol të rëndësishëm në
atë luftë.

LEXO EDHE:  Rebelimi i natyrës/ Viruset që na vijnë nga mizoria jonë ndaj kafshëve

“Ata ishin një ushtri moderne, shumë kohë para se Evropa të ngrinte njësi të tilla”- thotë Virginia H.Aksan, profesore e historisë në Universitetin Mekmaster në Kanada. “Ushtritë evropiane, përdornin ende kalorësit e veshur me armaturat e rënda, nën të cilat mezi lëviznin”- shton ajo.
Jeniçerët ishin veçanërisht të njohur për harqet e tyre. Por ata ishin gjithashtu të aftë për të luftuar me shpata. Uniformat e tyre të lehta, i jepnin mundësi të manovronin me shkathtësi përballë kundërshtarëve të tyre perëndimorë, të cilët mbanin zakonisht armaturat e rënda, shpata më të trasha dhe më të rënda.

Kreu i tyre ishte ‘jeniçeri agası’, ose “agai i jeniçerëve”. Kur jeniçerët nuk luftonin në front, ata mblidheshin në kafenetë e qyteteve, ose rreth enës së madhe të gatimit të kampit të tyre, që quhej kazan. Ushqimi nga kazani, ishte një mënyrë për të kultivuar solidaritetin midis ushtarëve.
Ata furnizoheshin me ushqime të bollshme nga pallati i sulltanit, si pilaf me mish, supë, dhe puding me shafran. Pranimi i ushqimit të sulltanit, simbolizonte harmoninë e jeniçerëve me udhëheqësin. Nëse ata e refuzonin ushqimin, kjo ishin një shenjë shqetësuese, pasi mund të sinjalizonte fillimin e një rebelimi.
Dhe përgjatë historisë së Perandorisë Osmane pati disa rebelime jeniçerësh. Në vitin 1622, sulltani Osmani II, që planifikoi të zhdukte jeniçerët, mbylli kafenetë që ata frekuentonin, dhe vrau disa nga liderët e tyre më të njohur. Por Selimi III, u rrëzua nga froni pikërisht nga jeniçerët. Në një farë mënyre, ata ishin një forcë e rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit të perandorisë, por njëherazi një kërcënim për pushtetin e vetë sulltanit .

Ndikimi politik i jeniçerëve, nisi të zbehej në fillim të shekullit XVII-të. Ligji “devşirme” u shfuqizua në vitin 1638, dhe anëtarësimi në këtë njësi elitare u diversifikua përmes reformave, që lejonin hyrjen në të edhe të myslimanëve turq. U anulua edhe rregulli i të qenit beqar.
Në fund të atij shekulli, numri i tyre ishte vetëm 20.000. Rënia përfundimtare e jeniçerëve ndodhi në vitin 1826, nën sundimin e Sulltan Mahmudit II. Sulltani donte të ndërmerrte disa reforma në forcat e tij ushtarake, të cilat u refuzuan nga ushtarët e jeniçerëve. Sulltani përdori artilerinë për të bombarduar kazermat e tyre. Të mbijetuarit e asaj masakre, u internuan ose u ekzekutuan, duke shënuar kësisoj fundin e kësaj njësie dikur të lavdishme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pandemia e koronavirusit, mund të shkaktojë një pandemi të ankthit tek miliona njerëz

Publikuar

-

Nga

Nga Jeffrey Kluger “Time”

Ndërsa pandemia e koronavirusit, vazhdon që të përhapet me shpejtësi nëpër botë, një pandemi emocionale po e pason po aq shpejt virusin. Kur e gjithë bota po kalon një emergjencë të rëndë shëndetësore, është shumë e vështirë për mendjen e njeriut që ta përballojë këtë situatë.
Gjithnjë e më shumë, mjekët po raportojnë përhapjen e dëshpërimit, shqetësimit dhe depresionit në mesin e pacientëve të tyre, sidomos tek ata që vuajnë tashmë nga një formë e çrregullimit të ankthit. Edhe para se mbërrinte COVID-19, SHBA-ja ishte një vend me një ankth të madh klinik në mesin e popullatës.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, pak më shumë se 19 për qind e të gjithë të rriturve amerikanë, pësojnë të paktën një çrregullim ankthi gjatë 1 viti. Edicioni i pestë i “Manualit Diagnostik dhe Statistikor”, që është “Bibla” e profesionistëve të shëndetit mendor, rendit disa lloje ankthesh dhe kushtesh të ndërlidhura mes tyre.
Jo të gjithë ka të ngjarë të preken veçanërisht nga pandemia e COVID-19, por një numër po, sidomos ata që vuajnë nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD), çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, çrregullimi i ankthit shoqëror, agorafobia, çrregullimi akut i stresit, dhe çrregullimi i ankthit për shkak të ndarjes sociale.
Duke pasur parasysh që shumë zyrtarë në të gjithë botën, i kanë dhënë qytetarëve të qëndrojnë të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit, çregullimi i fundit i ankthit priret të shfaqet më shpesh. Është ende shumë herët të dihet se në ç’masë janë në rritje çrregullimet e ankthit.
Por fakt është që mjekët po raportojnë rritjen e ankthit tek pacientët ekzistues. “Ne po shohim që klientët tanë janë më të prirur drejt ankthit, depresionit, apo OCD, me më shumë simptoma të përjetuara”-thotë psikologia Stefani Shugar me banim në Manhatan, Nju Jork.
“Unë po vërej shumë zhgënjim tek pacientëve të mi”-thotë psikologu nga Çiikago, Patrik McGrath, drejtues i “NOCD”, një uebsajt që ofron trajtim në internet për njerëzit që vuajnë nga OCD. “Dikush që vuan nga çrregullimi i ankthit social do të thotë:Unë isha në mes të kurimit, sapo kisha nisur të dilja dhe takoja njerëz, dhe kjo situatë po më rikthen aty ku isha”.
Ndërsa kjo lloj dukurie quhet çrregullim i ankthit të përgjithshëm (GAD), ajo përfshin një reagim patologjik ndaj sfidave të përditshme si shqetësimet për të ardhurat, punën dhe prindërit. “Shqetësimi është:Si do t’i paguaj tani faturat? Po sikur ta humb punën? Po sikur të humbas makinën?”- thotë Mekgrath.
Edhe njerëzit që jetojnë me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), po ndiejnë ndikimin
e pandemisë së koronavirusit. Pacientët me PTSD, përjetojnë një lloj ankthi kronik mbi një kërcënim vdekjeprurës nga COVID-19, që mund të jetë shumë më i forte, sesa mund ta përballojnë ata.
Për më tepër, distancimi social u mohon pacientëve me PTSD, një nga strategjitë e tyre më efektive terapeutike:shoqërimin me të tjerët. Shkëputja nga familja, miqtë, marrëdhëniet e tjera dhe aktivitetet e mëparshme të këndshme, janë të gjitha shenjat e PTSD, thotë Klinika Majo.
“Pacientët me PTSD mund të izolohen, por deri dje kishte njerëz që shkonin dhe i kontrollonin. Sot askush nuk u troket në derë”- thotë Mekgrath.
Njerëzit me OCD, mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të një epidemie virale. Ky lloj ç’rregullimi sjell ankth mbi mikrobet, sëmundjet dhe ndërveprimet shoqërore.Ai është shumë më i vështirë për t’u menaxhuar, kur bota të thotë:E di çfarë? Tani është koha ta ndjesh vërtet atë frikë.
“Situata e koronavirusit, është e tmerrshme për disa njerëz. Një element thelbësor i OCD është intoleranca ndaj pasigurisë. Është e vështirë ta dish se cilat burime të lajmeve duhet që t’u besosh”- thotë Shugar. Faqja “NOCD” e Mekgrath, është një tregues kryesor i efektit që po sjell pandemia, të paktën në SHBA.
“Ne po trajtojmë aktualisht 200 pacientë në seanca individuale. Por faqja ka një mori mesazhesh, dhe 300 njerëz janë regjistruar në ditë vetëm gjatë javës së kaluar”-shton ai. Të tjera shërbime psikoterapike telemjekësore si “BetterHelp” dhe “Talkspace”, po vërejnë një prirje të ngjashme.
“Talkspace, ka parë një tronditje të madhe tek njerëzit që kërkojnë terapi, si tek pacientët e rinj, ashtu edhe për ata që rikthehen”- shkroi një zëdhënës i kompanisë në një email për “Time. Që nga mesi i muajit shkurt, numri i përdoruesve të ‘Talkspace’ është rritur rreth 65 për qind.
Strategjitë e zakonshme për administrimin e çrregullimeve të ankthit në përgjithësi, dhe në veçanti të OCD, nuk funksionojnë në mesin e pandemisë, kur larja e duarve dhe shmangia e turmave, janë dy shtyllat kryesore të kontrollit të përhapjes së virusit.
Por një mjet tjetër, që mund të përdoret në mënyrë agresive dhe që tani përfshin pacientët që shkruajnë “skenarin” e tyre të frikës, dhe që lexojnë rregullisht ato që kanë shkruar. Në rastin e koronavirusit, mund të duket jashtëzakonisht kundërintuitive për pacientin GAD që të shkruajë fjalët:Po, unë jam gati të humbas punën time dhe shtëpinë time, apo për të sëmurin me OCD të shkruaj “E kam marrë virusin nga arkëtarja, që më dha kurusin në market, dhe unë e infektova edhe gjyshen time”.
Por leximi i këtyre fjalëve disa herë në ditë, mund t’u heqë atyre fuqinë që kanë. “Ato fjalë janë shumë brutale për t’u shkruar, ndaj janë jashtëzakonisht të efektshme si një terapi”- thotë Shugar. Mendja njerëzore nuk është objektivi kryesor i virusit, por mund të jetë një viktimë anësore e tij. Dhe ashtu si të gjitha viktimat e kësaj krize – bizneset në vështirësi, ekonomia në tërësi dhe shkollat e mbyllura – mund ta rimarrë veten./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pandemia/ Pse disa njerëz refuzojnë të qëndrojnë në shtëpi?

Publikuar

-

Nga

Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët që përdoren rëndom, për të përshkruar njerëzit që po e vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Por para se
të arrijmë në përfundime të shpejta, është e rëndësishme të shohim shpjegimet e ekspertëve.

Këto javë të fundit, kemi parë ngado një rritje të numrit të të vdekurve, reagime të pashembullta të qeverive ndaj COVID-19, dhe në pjesën më të madhe të botës jeta jonë e përditshme po ndryshon rrënjësisht. Shumë nga ne, janë mësuar tashmë të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë shohim në internet fotot të njerëzve që popullojnë ende plazhet dhe rrugët. Por pse disa njerëz sillen akoma në një mënyrë të rrezikshme? Në vitin 2009, Daniel Ofri shkroi mbi një fenomen që vërejti tek pacientët e saj. Ajo zbuloi se ekzistonte një epidemi psikologjike e dyshimit, që i vuri njerëzit dhe familjet e tyre në rrezik gjatë epidemisë së Gripit të Derrit H1N1. Sipa saj “ashtu siç ka modele të infektimit, duket se ka modele të reagimit emocional (epidemiologjia emocionale), të shoqëruara me sëmundje të reja”.

Sëmundjet, veçanërisht ato si COVID-19 që mund të mos shfaqin simptomat tek cilido që takojmë, kapin si imagjinatën ashtu edhe frikën tonë. Ne na kap frika dhe pasiguria. Dhe njerëzit e frikësuar dhe të pasigurtë, bëjnë shpesh dy gjëra:supozojnë se më e keqja do t’i ndodhë të tjerëve, dhe së dyti veprojnë në mënyrë joracionale
Një aspekt thelbësor i asaj që psikologët e quajnë teoria e mendjes, është aftësia për t’i atribuar
të tjerëve gjëra të tilla si qëllimi, emocionet ose njohuritë. Por në shumicën e kohës, ne hamendësojnë pse njerëzit bëjnë atë që bëjnë. Në rastin e pandemisë aktuale, kjo gjithashtu na nxit të bëjmë automatikisht vlerësime etike mbi sjelljen e njerëzve të tjerë.

Por teoria e mendjes është e gabueshme, dhe ajo mund të çojë shumë në gabime themelore të atribuimit. Në rastin konkret, vetëm sepse dikush po vepron në një mënyrë që mund të çojë në vdekjen e të tjerëve që infektohen nga COVID-19, nuk do të thotë se ata nuk shqetësohen për këtë gjë.
Po përse veprojmë në mënyrë joracionale gjatë një pandemie? Le të lëmë mënjanë gabimin tonë themelor të atribuimit, dhe të shqyrtojmë mundësi të tjera. Ndërsa personi i çuditshëm, mund të jetë duke vepruar nga egoizmi apo nga keqdashja, disa arsye të tjera pse nuk mund t’i kushtojmë vëmendje këshillave të distancimit social janë:

Ne s’mund ta kuptojmë dot rëndësinë e situatës

Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë probleme të mëdha dhe komplekse. Ato u duken më shumë si skena filmi, se sa si gjëra të jetës reale. Pamundësia e kuptimit të kësaj pandemie, mund të çojë në injorimin apo mohimin e shkallës dhe krejt realitetit.

Ne kemi mendime të dëshiruara

Në epokën dixhitale, nuk duhet shumë kohë për të gjetur në internet një artikull që ju tregon atë që doni të dëgjoni. Mendimi i dëshiruar, mund të çojë në deklarata që e minimizojnë seriozitetin e situatës. Nëse keni mendimin e gabuar se bota po merr fund, ju mund të grumbulloni burime të tepërta ushqimore në shtëpinë tuaj, dhe të lini thatë ata që kanë nevojë. Nëse keni mendimin e gabuar se koronavirusi nuk është më keq sesa një gripi i zakonshëm, atëherë do të vini të tjerët në rrezik, duke u socializuar pa e vrarë mendjen.

LEXO EDHE:  Nga burojnë sulmet e sotme ndaj kapitalizmit

LEXO EDHE:  Intervista/ Junker: Brexit ishte i pritshëm, britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e Evropës

Ne nuk e besojmë atë që po ndodh

Mediat kanë qenë prej kohësh të mbushura me histori sensibilizuese. Nëse na thuhet vazhdimisht se bota jonë është në krizë, ne nuk mund t’i marrim seriozisht lajmet, kur dikush përpiqet të na bindë se kjo krizë është e ndryshme.

Jemi konfuzë

Nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ajo që bëmë dje sipas udhëzimit të autoriteteve, sot mund
të na duket si një budallallëk me brirë. Dhe kjo na çon drejt një pafuqie të të mësuarit, ku ne thjesht mund të heqim dorë nga përpjekja për të kuptuar se si të sillemi siç duhet, dhe në vend të kësaj ta përdorim intuitën tonë si udhëzuesin tonë.

Njohja e këtyre gjërave, mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë këto sjellje. Mënyra më e sigurt për t’u sjellë gjatë epidemisë COVID-19, është të respektoni këshillat e dhëna nga ekspertët e qeverive tona për epidemiologjinë. Ata kanë shumë më tepër njohuri dhe të dhëna, sesa mund të shpresojmë ne të fitojmë duke tentuar të kuptojmë vetë përgjigjet e duhura.
Por është diçka tjetër që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në gjasat tona për të qëndruar në shtëpi:sjellja ngjitëse.Sipas Kristi Duan dhe kolegëve të saj në librin “Psikika e pandemisë”, ne kemi nevojë të studiojmë sjelljen ngjitëse, për të kuptuar reagimin tonë psikologjik dhe sjelljen ndaj pandemive.
Sipas hulumtimit të tyre “sjellja ngjitëse paralajmëron, pasqyron dhe përputhet me ngjitjen fizike të një sëmundje infektive në një epidemi”. Me fjalë të tjera, ashtu si një person që ka COVID-19 ka të ngjarë të përhapë sëmundjen tek 2 ose 3 persona të tjerë, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për sjelljen.
Një person që e refuzon distancimin social, mund të ndikojë që 2 ose 3 tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo sjellje ngjitëse, është veçanërisht e rëndësishme në situata mjaft stresuese, dhe mund të krijojë një cikël të mbrapshtë. Por këto nuk janë të gjitha lajme të këqija, pasi e vërtetë është dhe e kundërta.
Ngjitës është edhe respektimi i këshillave të dhëna nga epidemiologët. Nëse qëndrojmë në shtëpi, ka të ngjarë të motivojmë 2-3 të tjerë të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi. Kjo është mënyra se si secili prej nesh mund të bëjë diferencën, jo vetëm duke parandaluar përhapjen e virusit në vend, por edhe duke ndikuar potencialisht që njerëzit në mbarë botën të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi.
Si përfundim:Qëndroni në shtëpi. Mos lejoni t’ju gënjejë mendja, duke supozuar se njerëzit që nuk po distancohen nga shoqëria, janë domosdoshmërisht egoistë. Dhe për të bindur të tjerët të qëndrojnë në shtëpi, gjëja më e mirë që mund të bëni, është të qëndroni vetë në shtëpi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Hapja e bisedimeve të anëtarësimit në BE/ Përparim apo gjest simbolik?

Publikuar

-

Nga

Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dritën jeshile për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit më Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zyrtarët evropianë, e cilësuan vendimin si një shenjë se BE-ja është ende në gjendje të marrë vendime strategjike, madje edhe në kohëra krizash, siç është pandemia aktuale e koronavirusit. Por a ishte ku vendim, një përparim real në procesin e integrimit të këtyre vendeve, apo një gjest simbolik? Ja se çfarë mendojnë ekspertët:

Daniel Frid, anëtar i Nismës të Këshillit Atlantik për Ardhmërinë e Evropës:

Tetorin e vitit të kaluar, kur presidenti francez Emanuel Makron (të cilit iu bashkuan edhe hollandezët) bllokoi negociatat e pranimit, kritikët e akuzuan Francën (dhe BE-në në përgjithësi) se ia përplasi derën në fytyrë vendeve që kishin besuar tek Brukseli, duke i dhënë de fakto fund zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Makron pohoi në atë kohë, se nuk po e ndalte zgjerimin e unionit, por po forconte kushtëzimet, i shqetësuar për hapat prapa të disa vendeve kandidate (apo vendeve të reja). Skeptikët e hodhën poshtë këtë arsyetim, por ai duket se e kishte parashikuar këtë. Pas disa muajve pune, ai propozoi një marrëveshje:Zgjerimi i BE-së do të bazohet në “kritere të rrepta, dhe që parashikojnë edhe kthyeshmërinë e procesit, në rastin e bërjes së hapave pas nga vendi aspirant”.

BE-ja mund të jetë disi e rrëmujshme, si çdo strukturë politike demokratike. Por ajo ende funksionon. Vendimi i fundit, e justifikon këmbënguljen e Shkupit dhe Tiranës. Zgjerimi mbetet një opsion për të ardhmen, por duhen ndërmarrë hapat e duhur për të mbërritur atje.

Dimitar Beçev, bashkëpunëtor në Qendrën Euraziatike të Këshillit Atlantik:

Vendimi i ministrave të jashtëm të BE, është një lajm i mirëpritur. Ai vjen në një kohë kur Evropa po përballet me një krizë të madhe të shëndetit publik, dhe po druhet nga pasojat e saj të rënda ekonomike. Mbajtja e gjallë e shpresës së zgjerimit, tregon aftësinë që ka unioni për të mbajtur premtimet e saj.

Por dy vendet e Ballkanit Perëndimor, janë vetëm në fillim të një rrugëtimi të gjatë. Maqedonia e Veriut, të cilën KE e konsideroi të gatshme të niste bisedimet që në vitin 2009, do të ishte me fat nëse do të bëhet pjesë e unionit, para fundit të dekadës që sapo ka nisur. Për Shqipërinë, që nuk do të ketë një datë konkrete të nisjes së bisdimeve brenda këtij viti, kjo gjë me siguri do të zgjasë edhe më shumë.

Por destinacioni për ku janë nisur Shkupi dhe Tirana, mbetet i paqartë. Këto vende, ka të ngjarë të pranohen në një rreth të jashtëm të një BE-je me disa nivele. Integrimi i tyre, do sjellë pa dyshim përfitime ekonomike, por nuk dihet nëse kjo gjë mund të sjellë ndryshime të thella politike.

Xhudi Anslei, këshilltare e Nismës së Këshillit Atlantik për Ardhmërinë e Evropës:

Ky është një vendim i vonuar, por shumë i mirëpritur nga BE-ja. Është një vendim, që njeh dhe shpërblen progresin e rëndësishëm që kanë bërë të dyja vendet në zbatimin e reformave, dhe në zgjidhjen e konflikteve, për të ecur drejt integrimit në familjen evropiane.

LEXO EDHE:  FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

LEXO EDHE:  A po bën bota përparim në luftën kundër kancerit?

Dështimi i BE-së vjeshtën e kaluar, bëri që shumë njerëz në rajon – dhe më tej – të pyesin nëse kishte mbetur një rrugë reale për zgjerimin e BE-së. Vendimi i fundit i BE-së, u dërgon një mesazh të fortë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, se rruga për anëtarësim në union është e hapur, dhe se e ardhmja e tyre është në Perëndim. Tani u takon këtyre vendeve, të ndërmarrin reformat e nevojshme.

Valeska Esh, drejtore e programeve për Evropën në Institutin Aspen, Gjermani:

Me këtë vendim, BE ka dëshmuar më në fund se e merr ende seriozisht perspektivën e anëtarësimit në union të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe i shpërblen përpjekjet e tyre për reforma. Megjithatë, vendimi i kësaj jave mund të jetë vetëm hapi i parë drejt një ri-angazhimi më aktiv në rajon.

Brukseli duhet të vazhdojë mbështetjen për reformat në të gjithë rajonin, të përdorë për këtë gjë metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, të monitorojë nga afër dhe vlerësojë zhvillimet në të gjitha vendet aspirante, të shpërblejë përparimin e tyre, por dhe t’i ndëshkojë në rastin e mungesës së progresit.

BE-ja duhet të angazhohet sërish në dialogun Kosovë-Serbi. Për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit dypalësh, do të kërkohet një marrëveshje e mbarë shoqërisë në të dyja vendet, si dhe një kordinim i ngushtë me shtetet anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara.

Olivier-Rémy Bel, bashkëpunëtor në Këshillin Atlantik:

Vendimi i 24 marsit, është një hap i madh përpara për të dyja vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që kanë punuar shumë për të arritur në këtë pikë. Por për të dyja, ka ende shumë punë për të bërë. KE ka miratuar së fundmi vendosjen e parakushteve të mëtejshme për Shqipërinë, sidomos në lidhje me reformën zgjedhore, sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit.

Tani Komisioni Evropian, duhet të paraqesë një kornizë mbi bisedimet e para zyrtare, para se të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare. Bisedimet ka të ngjarë të zgjasin me vite, dhe nëse do të zbatohet metodologjia e re e zgjerimin, çdo hap prapa në zbatimin e reformave, do të nënkuptojë vonimin e pranimit të mundshëm në union.

Thelbësore do të ketë mbështetja e vullnetit politik të brendshëm për reforma. Edhe pse procesi i ri, që mund të ndihmojë u reformua jo pak nga Franca. Gjithsesi, vendet kandidate do të ishin të mençura, nëse do ta shfrytëzonin këtë kohë për të ndryshuar mendimin e opinionit publik në shtetet anëtare./ Atlanticcouncil-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE