LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet ora verore/ Akrepat lëvizin 60 minuta para

29 Mars 2020, 05:59, Sociale CNA
Rikthehet ora verore/ Akrepat lëvizin 60 minuta para

Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja ora ka lëvizur 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas./CNA.al

Lajmet e fundit nga