Connect with Us

Policia aksion në Kavajë/ Arreston dy persona të shpallur në kërkim

Kronika

Policia aksion në Kavajë/ Arreston dy persona të shpallur në kërkim

Publikuar

-

Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim në sajë të operacionit policor të koduar “Rrakulli”.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E.L., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe K.K., 41 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj 28-vjeçarit për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me 34-vjeçarin K.L., banues në Kavajë, i arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht: Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.; më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private; më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D., banues në Rrogozhinë dhe më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Ndërkohë, 41-vjeçari ka qenë i dënuar më pare pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.

Gjithashtu u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

LEXO EDHE:  Kanabis pranë Syrit të Kaltër, arrestohen 4 persona

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentohet rëndë çiklisti/ Transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kurbin.

Mësohet se shtetasi me inicialet E.H 28 vjeç ka humbur kontrollin teksa udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë  është përplasur në një shtyllë anës rrugës.

Për shkak të situatës së rëndë 28-vjeçarit është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  “Kriminelët me toga të zeza”/ Rama mesazh Policisë  

LEXO EDHE:  Skandal në Divjakë/ E mitura ngacmohet seksualisht, policia dhunon babain e vajzës (Video)

Ekspertët e policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një lokl është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Lokali ndodhet pranë Gjendjes Civile, e cila ka shërbyer edhe si zyrë e pasaportave.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që dogji lokalin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si do të lëvizin këmbësorët nga data 30 mars?/ Policia e Shtetit sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

LEXO EDHE:  Nuk mbylli lojërat e fatit/ Procedohet penalisht një person

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje/ Si u dekonspirua aksioni për arrestimin e Henri Çilit dhe bashkëpuntorëve

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve./CNA.al

LEXO TE PLOTE