Connect with Us

Pas një jave me shi/ Mësoni surprizat e motit për këtë të diel

Sociale

Pas një jave me shi/ Mësoni surprizat e motit për këtë të diel

Publikuar

-

Këtë të diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Gjithashtu pritet të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 29 mars 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Dashuria: Mërkuri në kundështim me shenjën tuaj do të ndërlikojë sot marrëdhëniet me të tjerët. Vetëm me diplomaci do të jeni në gjendje t’i ktheni keqkuptimet në raste për të përfituar prej tyre. Beqarët do duhet të mbajnë larg ata njerëz që duan të udhëheqin. Puna: Mos hiqni dorë përballë disa rrethanave që mund t’ju dekurajojnë. Mësoni të luftoni për atë që dëshironi.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Dashuria: Jini të sinqertë me gjysmën tuaj, edhe kur disa gjëra nuk janë të këndshme për të thënë më mirë. E vërteta del gjithmonë, prandaj harrojini për gënjeshtrat! Beqarët do kenë shumë mundësi për t’u çlodhur dhe të kalojnë një ditë shumë interesante. Puna: Disa mërzitje në punë për shkak të thashethemeve të shokëve do t’ju bëjnë të dëshpëroheni. Reagoni dhe tregohuni këmbëngulës.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Dashuria: Është një kohë e mirë për të dalë nga disa probleme sentimentale që ju rrethojnë, megjithatë ngjarjet e sotme mund të bëjnë që të ndryshoni mendimin tuaj për disa njerëz. Ata që janë vetëm do të duhet të përpiqen të qëndrojnë larg personave që janë një humbje kohe. Puna: Planifikimi i së ardhmes suaj po shkon mirë, shumë gjëra do të materializohen sot.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Dashuria: Ka ardhur koha për të zyrtarizuar një marrëdhënie në të cilën keni investuar të gjitha pritjet tuaja. Do të ketë gjithashtu shenja të rimëkëmbjes në ato çifte që kanë qenë në krizë. Sot Jupiteri do të inkurajojë takimet e duhura për beqarët që besojnë në dashuri. Puna: Sot do të ketë një vendim të rëndësishëm për të bërë dhe ju do të duhet të vendosni nëse do të pranoni apo jo një propozim që ju është bër

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Dashuria: Sot mund të ketë pengesa dhe prova për të kapërcyer, por sigurohuni, nëse jeni një çift i qëndrueshëm, asgjë nuk do të gërvishtë lidhjen tuaj. Kujdes, megjithatë, njerëzit ziliqarë do të jenë në gjendje të komplotojnë pas jush. Pak lajme për beqarët, pasi jeni të hutuar, nuk do ta njihni dashurinë! Punë: Do të keni mundësitë e duhura për të përmirësuar pozicionin tuaj. Nëse keni probleme, besojuni vetëm njerëzve që ju besoni.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria: Një ndjenjë e lehtë pakënaqësie do t’ju bëjë që sot të grindeni me të dashurin tuaj pa asnjë arsye. Ju e dini mirë që fjalët lëndojnë, kështu që përpiquni të mos e teproni! Dashuria duket shumë larg për beqarët, ata ende do të duhet të presin! Puna: Dita shumë e zënë, do të keni situata komplekse para jush me të cilat duhet të përballeni me një zgjidhje të shpejtë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Dashuria: Parajsa është pozitive dhe gjithçka duhet të jetë mirë. Venera është në pamje të mirë dhe do t’ju japë mundësinë të mirëprisni çdo lajm. Ditë e mirë për beqarët, planetët duket se janë të gatshëm t’ju mbështesin në të gjitha veprimet tuaja. Puna: Megjithëse ju keni marrë vendime shumë shpejt për momentin, nuk keni asgjë për tu ankuar dhe puna po përparon mirë.

LEXO EDHE:  Temperatura nën zero dhe diell/ Ja surprizat e motit për nesër

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Dashuria: Besoni përshtypjet tuaja dhe nëse po kaloni një periudhë sentimentale paqësore, mund të jeni i sigurt se do të zgjasë. Sigurisht, durimi është gjithashtu i nevojshëm, kështu që tregoni që keni mjaft. Beqarët do të bënin më mirë për të mos diskutuar me miqtë për disa gjëra të vogla. Puna: Sot mund të merrni një ndihmë të papritur që do t’ju ndihmojë shumë të rikuperoheni nga një problem që ju ka lënduar.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dashuria: Do të ketë çështje për tu zgjidhur në familje dhe tensioni mund të degjenerojë në dialog e diskutime të pakëndshme. Sidoqoftë, shmangni lëshimin e zemërimit tuaj ndaj partnerit. Sot beqarët do jenë në gjendje të bëjnë njohje të reja gjithashtu shumë interesante. Puna: Në punë është më mirë të mos komentoni ose të shprehni mendime radikale, çdo përgjigje mund të përdoret kundër jush.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria: Sot do të ketë keqkuptime në dashuri dhe disa probleme të vogla me familjarët. Por mos u shqetësoni, me aftësinë tuaj për të menaxhuar gjërat, ju mund ta ktheni situatën me kokë poshtë me elegancë. Është koha për të organizuar një udhëtim ose pushime, beqarët nuk presin asgjë tjetër! Puna: Disa gabime në punë mund të ndryshojnë planet tuaja. Mos u nervozoni dhe mos u bëni optimistë.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria: Ditë dinamike e mbushur me takime, gjithçka rrotullohet rreth partnerit dhe nuk do të humbisni një mundësi për të dhënë impuls në marrëdhënie. Dielli dhe Mërkuri sot sugjerojnë beqarët për të mbrojtur privatësinë e tyre. Puna: Perspektiva të mira për një rikuperim të shumëpritur. Më në fund diçka po lëviz në horizont.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Dashuria: Një marrëdhënie që ka ulje dhe ngritje, ju bën të ndiheni plotësisht të pasigurt. Bëni gjithçka për të gjetur ekuilibrin tuaj dhe të flisni qartë me personin në fjalë. Mërkuri në mbrëmje promovon dialog dhe madje beqarët do të jenë në gjendje të kapërcejnë disa vështirësi. Puna: Sot mund të merrni kritika për sjelljen tuaj me eprorët tuaj, duke pasur parasysh motivimet tuaja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet ora verore/ Akrepat lëvizin 60 minuta para

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja ora ka lëvizur 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mos më gjykoni aftësitë shkencore”/ Mjekët “masakrojnë” Taulant Mukën

Publikuar

-

Nga

taulant muka

Ish zëvendësministri i Arsimit, apo siç ai vetëquhet “shkencëtari’, Taulant Muka, është përplasur ashpër me dy mjekët e njohur, Besim Boçin dhe Dritan Vasilin.

Muka  ka postuar një shënim në rrjetet sociale, ku aludon se kryeministri Edi Rama mund të ketë Covid-19, dhe se kongresi i PS-së mund të ketë shërbyer si vektor për përapjen e virusit, ndersa bën thirrje për transparencë dhe investigim epidemiologjik përmes testimit masiv për të kuptuar nivelin e infektimit në popullatë.

Por pikërisht këtu Muka është përballur me reagimin e dy mjekëve, por dhe të shumë komentues të tjerë të cilët duket se nuk e kanë kuryser aspak këtë herë.

“Nga shkenca në pseudoshkencë”, shkruan doktor Vasili me ironi, teksa i sugjeron dhe të shkruaj një libër.

“Nga shkenca në pseudoshkencë. Pse jo dhe fantashkencë. Mund të shkruash edhe një libër.

Veçse duhet të marresh në konsideratë psh. cluster-in në Sanatorium apo pacienten e Durrësit dhe ca cluster-a të tjerë pa lidhje me atë kongres. Apo pacientin Zero ardhur nga Italia. (në fakt nuk është zero) etj.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Temperatura nën zero dhe diell/ Ja surprizat e motit për nesër

Po mund t’i futesh investigimit epidemiologjik, të ndjekësh rastet që ka kontaminuar Rama nëse ka qenë i prekur. Pse jo. Shans të provosh se lehtë është të gjurmosh”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Më i “papërtuar” duket se është treguar Dr.Boçi i cili shkuar se një shkencëtar i këtij kalibri nuk ka kohë të merret me hamendësime.

Ky njeri do jetë pa pune aty ku jeton se vetëm fantazon gjithë ditën dhe gjithë natën. Një “shkenctar “ i këtij kalibri nuk ka kohë të merret me këto hamendësime, dhe aq më tepër të spekulojë në kurriz të shkencës. Me siguri është ai muhabeti i abetares.”

“I prekur në sedër”, Muka i kërkon të mos gjykojë aftësitë e tij shkencore pasi doktori ka zero publikime. Ndaj më mirë të heshtë!/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE