Connect with Us

Parashikimi i ekspertit amerikan/ 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

Bota

Parashikimi i ekspertit amerikan/ 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

Publikuar

-

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, parashikoi të dielën se 100 mijë ose më shumë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi, 50 herë më shumë sesa shifra aktuale.

Dr. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive i tha CNN-it se Shtetet e Bashkuara mund të kenë “miliona raste” me COVID-19, një përhapje e shpejtë e pandemisë në vend, ku zyrtarët thonë se nujmri i rasteve të konfirmuara të infektimeve ka arritur në 132,600 dhe i vdekjeve në 2,300. Shifrat janë rritur me shpejtësi.

Si dr. Fauci edhe dr. Thomas Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë e Shëndetit në Universitetin Johns Hopkins, hodhën poshtë sugjerimet e Presidentit Donald Trump për zbutjen e masave si këshilla për të ndenjur në shtëpi dhe distancimi sociale për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Dr. Fauci tha se do të mbështeste lehtësimin e masave kundër koronavirusit në zonat më pak të goditura të vendit, nëse rritet disponibiliteti i testeve për t’i monitoruar ato zona. Por ai tha se situata është pak e paqartë aktualisht.

“Duhet të vazhdojmë me distancimin social”, tha Dr. Inglesby në televizionin Fox.

Ritmi i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka qenë alarmues, me 1 mijë të vdekur regjistruar gjatë një muaji dhe 1 mijë të tjerë vetëm dy ditët e fundit.

Presidenti Trump sugjeroi javën e kualuar se pjesë të vendit mund të rikthehen në punë pa problem, duke vazhduar “distancimin social dhe larjen e duarve”.

I pyetur nëse kjo është e realizueshme, Dr. Inglesby tha: “Nuk besoj”.

Ai tha se nëse amerikanët, miliona prej të cilëve po punojnë nga shtëpia ose po rrinë në shtëpi pa page, kthehen në punë para kohe, koronavirusi do të përhapet “gjerësisht dhe me agresivitet. Duhet seriozisht të vazhdojmë kufizimet”.

Nënpresidenti Mike Pence, që drejton grupin e punës së administratës për luftën kundër koronavirusit, i the televizionit Fox News se në ditët në vazhdim do t’i japë Presidentit Trump të dhëna lidhur me përparimin e sëmundjes.

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

“Do ta hapim vendin sa më parë që të mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.

Zoti Pence tha se “duhet të jetë inkurajuese për amerikanët” që nga qindra mijëra njerëz që janë testuar, vetëm 10 për qind kanë rezultuar pozitivë.

Por kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, paralajmëroi për ditë të vështira. Ajo tha se vendimet e Presidentit Trump kanë rezultuar vdekjeprurëse, përfshirë mohimin e tij fillestar të ndikimit të pandemisë dhe vonesat e qeverisë për të siguruar paisjet mjekësore për zonat ku janë të nevojshme.

“Duhet të parandalojmë humbjet e mëtejshme të jetëve, jo të rifillojmë hapjen. Duhet të vazhdojmë testimet”, tha ajo në CNN.

Guvernatori republikan i Merilendit, Larry Hogan u bëri jehonë ekspertëve të shëndetësisë.

“Do të ndjekim këshillën e doktorëve dhe shkencëtarëve”, tha ai në Fox News. Ai tha se jo vetëm që vendi nuk do t’i kthehet normalitetit për Pashkë, por “mendojmë që pas dy javësh do të jetë më keq, jo më mirë”.

Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që ka debatuar shpesh me republikanin Trump lidhur me mungesat në paisjet mjekësore për profesionistët e shëndetësisë, than ë CNN se duhet ndaluar përhapja e koronavirusit “për t’u dhënë spitaleve shansin” që trajtojnë pacientët.

Presidenti Trump, kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një “udhëzim të rreptë për udhëtimet” në zonën që përfshin këto shtete./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump fillon vizitën në Paris me sulm ndaj Macronit

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës për fshehje të viktimave/ Rakacolli: Ka kaluar çdo cak njerëzor

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Bilanci i 24 orëve/ Tre viktima dhe qindra të infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Shtohen të infektuarit në SHBA/ Debat për shifrat e testimeve për koronavirusin

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  “Po bëjmë organizime për javën tjetër”/ Besa Shahini: Do vijojë mësimdhënia online

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës për fshehje të viktimave/ Rakacolli: Ka kaluar çdo cak njerëzor

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE