LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH hedh poshtë mitin/ Mbajtja e frymës për 10 sekonda nuk vërteton nëse je me koronavirus

29 Mars 2020, 21:11, Lifestyle CNA
OBSH hedh poshtë mitin/ Mbajtja e frymës për 10 sekonda nuk

Koronavirusi ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën dhe për këtë arsye qytetarët provojnë mënyra të ndryshme për ta parandaluar.

Një mit që po qarkullon prej disa javësh është se nëse mban frymën për më shumë se 10 sekonda pa u kollitur dhe pa ndjerë shqetësime, nuk je i prekur nga koronavirusi.

Mirëpo ky mit është hedhur poshtë mbrëmjne e sotme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

?Mbajtja e frymës për 10 ose më shumë sekonda pa u kollitur apo pa ndjerë shqetësim, nuk do të thotë se nuk ke koronavirus apo ndonjë sëmundje tjetër mushkërish?, shkruan OBSH në rrjetet sociale.

OBSH thekson se nëse je ose jo i prekur nga koronavirusi mund të konfirmohet vetëm me anë të testimit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga