LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e dini së ç’luftë bëhet tek Infektivi”/ Najada Çomo i bën thirrjen e fortë qytetarëve

29 Mars 2020, 20:09, Lifestyle CNA
“Nuk e dini së ç’luftë bëhet tek

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të shefes së Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, e cila i bën sërish thirrje shqiptarëve, sidomos të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, që të qëndrojnë në shtëpi.

Çomo thekson se është e tmerrshme kur sheh njerëz të grumbulluar në Tiranë, të cilët nuk e dinë se ç?luftë po bëhet në spital.

?Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t?iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç?bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.?

????Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi! "#THIRRJA e prof. Najada Çomo nga shërbimi infektiv në QSUT??

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 29. März 2020

 

 

Lajmet e fundit nga