LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një rrëfenjë me të vërteta shkencore mbi koronavirusin

29 Mars 2020, 19:22, Opinione CNA
Një rrëfenjë me të vërteta shkencore mbi koronavirusin

Nga Prof. Dr. Myftar Barbullushi

Perënditë i kishin dhënë Pandorës, gruas së parë në botë, një vazo të mbyllur, “pithos”, që nuk duhet ta hapte kurrë. E shtyrë nga dobësitë njerëzore, ajo e hapi atë, duke çliruar të gjitha sëmundjet dhe fatkeqësitë e kësaj bote, përveç shpresës që mbeti brenda, në buzë të vazos.

Sigurisht, shkencëtarët insisitojnë se SARS-CoV-2 nuk doli nga një vazo, aq më shumë nga një vazo laboratori, në Kinë apo Amerikë, histori teorish konspirative, të cilat kanë marrë krahë nga një emision i RAI 3 shfaqur në televizionin italian. Në numrin e fundit të revistës Nature Medicine, pak ditë më parë, u publikua një artikull bindës që nuk le asnjë hapësirë për deduksione të tjera.

Duke studiuar “majën” e jashtme të atyre organelave të vogla të virusit, grepat me të cilin virusi kapet tek qeliza e njeriut, ata panë se përbërja proteinike e tyre ishte aq perfekte sa vetëm seleksionimi natyror dhe aspak inxhinieria gjenetike, mund të krijojë të tillë mrekulli funksionale.

Nga ana tjetër, nëse dikush do të kërkonte të krijonte një koronavirus të ri në laborator, do ta kishin ndërtuar atë nga shtylla kurrizore e një virusi të njohur. Në të vërtetë studimi i mësipërm zbuloi se shtylla kurrizore e SARS-CoV-2 ndryshonte në mënyrë thelbësore nga ato të koronavirusëve tashmë të njohur dhe ngjante shumë me viruse që jetojnë tek lakuriqi i natës dhe pangolina. Dallimet janë të vogla, por domethënëse dhe e kanë origjinën tek mutacionet spontane. Nëpërmjet biologjisë molekulare shkenca foli.

Prej vitesh kafshët që e transmetuan sëmundjen nga lakuriqët tek njerëzit, pangolinat e varfëra, të vetmuara e të kërcënuara nga zhdukja, janë objekt i tregëtisë së paskrupullt për mishin e tyre të shijshëm dhe cilësitë e supozuara mjekësore. Deri pak muaj më parë kjo dramë makabre, titulluar “Lakmia”, interpretohej poshtë bananeve të një tregu ilegal të qytetit Ëuhan nga Njeriu, si Zot i vetëshpallur, tashmë, që nuk i jep llogari askujt, duke bërë kërdinë mbi kafshët e tjera dhe ekosistemin që na rrethon, në kërkim të bollëkut, rehatisë dhe qejfit edhe pse gjithmonë i palumtur, gjithmonë i pa kënaqur.

Ku ka me te rrezikshme se Perendite e pakenaqura dhe te papergjegjshme kur nuk dine cfare duan ?

Në botën tonë të mbipopulluar nga thuajse 7.8 miliardë njerëz, pikerisht kjo qasje e paskrupullt dhe e papergjegjeshme e njerezimit sherben si një pjate petri me bujon, e shkelqyer per lindjen dhe rritjen e ushtrive të viruseve. Sa here qe shkenca i sfidon, viruset modifikohen gjenetikisht e kthehen akoma më të fortë e më rezistentë ndaj mjekimeve. ?I?ll be back?, do te kthehem perseri, shprehja e famshme e Shvarcenegerit tek filmi Terminator e ?detyroi? mikrobiologun Joshua Lederberg, mbajtës i cmimit Nobel, të shprehet:

“Ne nuk e deshëm armikun, por ai erdhi …… e ne nuk jemi gati per lufte…. nuk kemi arme….. “?

Arme? Anthony Fauci, virologu i famshem amerikan, ne mbeshtetje te padurimit tone per te perdorur armët, skemat e mjekimt te perdorura ne epidemite e mepareshme virusale, (skema japoneze me kombinim barnash antivirale) apo skemat e mbeshtetura ne spekullime te arsyeshme shkencore (medikamentet kunder malarjes te kombinuara me antibiotike apo imunosupresoret biologjike) na kujtojn se është thelbësore që mjekimi te mbeshtetet ne studime te thelluara shkencore me paciente te zgjedhur ne menyre rastesore dhe me grupe kontrolli, edhe pse kjo do te kerkonte disa muaj.

Narrativa e perdorimit te mjekimeve te malarjes, cloraquine dhe hydroxicloraquine, mbeshtetet ne disa studime të vogla, nga Kina dhe Franca, te cilat kanë mangësi dhe ofrojnë pak për pacientët në përgjithësi. Studimi francez bazohet në vetëm 36 persona. Mjekimi me hydroxicloraquine dhe azitromicinë eshte i rrezikshem, pasi rrit rrezikun e aritmisë. Pak dite me pare, një spital në Arizona raportoi se një prej pacientëve të tij vdiq pasi vetëmjekohej ne kushte shtepie me klorokine. Edhe ne Nigeri raportohen dy raste te tjera.

Ne pritje te medikamentit te ri, studjuesit dhe mjekët në të gjithë botën po garojnë për të gjetur se cili nga mjekimet ekzistuese mund të perdoren në luftën kundër COVID-19. Sipas nje studimi te raportuar nga National Geographic, shumica e mjekeve te intervistuar shpresojne shume tek Remdesiviri, një ilaç antiviral që bllokon aftësinë e virusit për tu shumuar. “Te vetmit ilac te cilit do ti hiqja kapelën, eshte Remdesivir,” shprehet virologu Perlman

? Ne pritje te armeve shkencore dhe cka eshte me e rendesishmja, vaksines, ne izolimin tone, na vjen ne ndihme Miguel Servantes me nje recete qe, ne mos qofte arme, te pakten na ndihmon ta perdorim me mire kohen qe virusi na fali.

? Në tregimin e tij “Doktori prej Qelqi”, personazhi kryesor, Tomas Rodaja, pasi ha nje ftua të “helmuar”, te ofruar nga një zonjë e pasur per te fituar zemren e tij, beson se tashme eshte i gjithi prej qelqi, nga koka tek kembet, lehtesisht i thyeshem nga cdo goditje sado e vogël. Per kete arsye, pjesen me te madhe te kohes ai qendron i izoluar ne shtepi, por, edhe kur del, perpiqet te mos takoje njeri. Pertej kësaj, djaloshi manifeston një zgjuarsi dhe mençuri të pashembullt dhe njerezit përfitojnë nga kjo për ta pyetur atë dhe për të marrë këshillat e duhura. Duke qene transparent si xhami ai eshte jashtëzakonisht i sinqertë, pasi “qelqi lejon qe shpirti i tij të transmetohet me nje shpejtësi dhe pasterti më të madhe se sa lejon trupi yne, kjo lëndë e rëndë dhe tokësore”.

? Më të ngjashëm se kurrë me Tomasin e “helmuar”, të thyeshëm e të friksuar ndaj cdo kontakti, me shpresen qe te jemi bërë edhe më të mencur, te mbyllur ne hapesirat e ngushta te shtepive tona, ku koha rrjedh mjaftueshem per te filtruar gënjeshtra, mëri dhe sekrete, relacionet tona, tashme ne nje trup lakuriq dhe transparent prej qelqi, e bejne te detyrueshem riinterpretimin e tyre, pasi nuk mund të fshihemi me.

Nese e bejme kete, vetem atehere mund të jemi në gjendje t’i rikthejmë demonët përsëri në vazo, duke korigjuar gabimin e Pandores e duke modifikuar deri dhe mitin qe ….Shpresa e mbetur brenda buzës se vazos… te doli jashte saj.

Lajmet e fundit nga