Connect with Us

Nga Artan Fufa/ Covid19 dhe filozofia

Opinione

Nga Artan Fufa/ Covid19 dhe filozofia

Publikuar

-

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të gjitha shkencave dhe teknologjive të njeriut, por edhe fuqinë e filozofisë!

Cfarë dije e urtë mijravjecare! Solide si shkëmb!

Atë filozofi që ne e kemi përdhosur, e kemi hequr nga formimi universitar i studentëve, atë filozofi që i çon drejt e në papunësi studentët që diplomohen atje.

Sepse e kam thënë. Në Shqipëri më kollaj gjen punë si hoxhë, prift, dervish sesa si filozof.

Filozofi jeton në dramë dhe tragjedi kur të tjerët jetojnë në qejf dhe moskokëçarje sepse ai jeton brenda universit të dijeve filozofike.

Kurse kur tragjedia vjen, filozofi qendron i qetë sepse i duket si diçka që pritej mos sot nesër!

Filozofia në një anë dhe tregu dhe puna në anë tjetër. Pa lidhje!

Shoqëri idiote!

LEXO EDHE:  Komshiu – Edison Ypi

Filozofia e vërtetë, jo ai delirimi halucinant i disave që kujtojnë se bëjne filozofi kur përdorin terma që as vetë nuk dinë se çfarë janë…, nuk delka nga moda, nuk vdiska, vdes dhe ringjallet!

Tragjeditë e mëdha të njerëzimit janë monumente të filozofisë. Por, në ato caste njerëzit e papërgatitur nisin flasin budalliqe, kurse sapo tragjedia dhe halli kolektiv kalon, nuk kujtohen më për filozofinë, por e kanë mendjen te bëhen avoketër, bankierë, a nuk e di se çfarë, shumë mirë, por filozofinë nisin e përbuzin, e hedhin tej, e përcmojnë si Hirushen, si Sirenën, si Kësulkuqen në gojë të Ujkut.

Filozofia ngrihet nga nëntoka atje varrosur pikërisht kur toka kthehet përmbys!

Ndofta nuk jeton dot ndryshe!

Njeriu budalla nuk e mban dot mbi kurriz filozofinë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Mos e zhvlerëso sakrificën e heronjve të luftës

Publikuar

-

Nga

Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ishte një gjest i bukur, që ia vlen të përshëndetet dhe për këtë nuk ka nevojë të jesh patjetër shqiptar. Zihuni gjithë ditën me Tritanin, po të doni, se e kujt është merita, se nuk na prish shumë punë. Ti bërtit sa të mundesh që i dërgoi qeveria dhe i përcolle me dorën tënde 1 metër larg në Rinas, ndërsa ai të këmbëngulë gjithë ditën se ata i çoi atje vetëm ndërgjegja e tyre.

Por ndërpriti ato tenderat e turpshëm, se nuk mund të bëhet dashuri në kohën e kolerës. Ndryshe i bie që kjo luftë nuk qenka njësoj për të gjithë, por vetëm për një pjesë të popullit. Nuk ka asnjë kuptim që në këto ditë të adresohen fonde për rehabilitimin e qendrave të qyteteve, ndërkohë që, nëse armiku na vë përpara, nesër mund të mos na duhen më fare qytetet.

Në rast se shumica e popullit po sillet dhe po jeton realisht si në luftë, nuk mundet që një pjesë e vogël zyrtarësh apo shqiptarësh të zgjedhur të hanë e pinë njësoj si në kohë të Zogut. Masa e parë që ka vlerë në këtë rast është që të ndërpritet çdo shpenzim i panevojshëm apo që mund të shtyhet në kohë, në mënyrë që Shqipëria të ketë, jo arnime që ndryshojnë përditë, por një buxhet të plotë lufte.

LEXO EDHE:  Zgjidhjet për një Veri të Zhvilluar

LEXO EDHE:  Provokimi veror i KM-së dhe dashuria për Lul Bashën

Ndryshe, zhvlerësohet çdo sakrificë që po bën një popull i tërë në karantinë dhe hidhen në kosh edhe akte të tilla vetëmohimi dhe soledariteti si ai i ekipit sanitar, i cili mbërriti sot në Romë për t’ju gjendur në krah Italisë mike, që po e vuan më shumë se kushdo tjetër pandeminë botërore të COVID 19.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit PATOZI/ VETËPËRMBAJTJA SI VAKSINË

Publikuar

-

Nga

Sot ka një konsensus global se gjëja më e lehtë është të mëzitesh dhe stresohesh në kushtet e karantinës, por ti duhet të vetëpërmbahesh shumë që pastaj të kesh mundësi ta përballosh me sukses këtë luftë.

Ti mund ta kesh problem të durosh për një kohë të gjatë njerëzit e tu nëpër këmbë, i mbyllur në të njëjtën shtëpi, por duhet të vetëpërmbahesh, sepse është më keq po të mos kesh mundësi t’i përcjellësh ata, as në varreza, nëse do të sëmuren.

Ti mund ta kesh të vështirë të durosh izolimin, se je mësuar të kesh party cdo të premte për të shfryrë lodhjen e javës, por duhet të vetëpërmbahesh, kur lexon që janë prekur nga koronavirusi edhe kryeministri britanik bashkë me Princin e Kurorës së Anglisë.

Ti me siguri që mezi pret të dalësh nga shtëpia, qoftë edhe për të bërë një punë të rëndomtë krahu, por duhet të vetëpërmbahesh, kur merr vesh se janë mbyllur brenda si ti edhe pasanikët më të mëdhenj të planetit. Duke filluar nga Bill Gates në Amerikë, e duke përfunduar tek “oligarku” i fshatit apo i lagjes tënde.

Ti mund ta kesh të pamundur të mos ekspozosh veshjet e reja apo modelin e fundit të flokëve, por duhet të vetëpërmbahesh, kur informohesh se ka plot që arrijnë ta përmbushin këtë mision edhe në kushtet e rënda të vetëizolimit. Mjafton që të qash me zë të lartë nga shtëpia dhe të ankohesh per ankthin në televizion.

Ti mund ta kesh tmerrësisht të rëndë të mos jesh në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, por duhet të vetëpërmbahesh dhe të shpikësh mënyra të reja për të arritur të njëjtin rezultat në kushte të ndryshme. Si fillim duhet ta provosh të flasësh në skype me një bibliotekë të pasur me libra në sfond.

Ti mund të trimërohesh vërtetë kur dëgjon lajme se ky është thjesht një grip i zakonshëm dhe po ekzagjerohet qëllimisht, por duhet të vetëpërmbahesh kur mëson se pikërisht atë janë duke e vuajtur sot më shumë se të tjerët Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Spanja e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Nuk negociojmë nga frika e nuk kemi frikë të negociojmë

LEXO EDHE:  Prifti në iftar? Kaos entropik

Ti mund të xhindosesh fare, kur shikon se nuk po të plotësohen të gjitha kërkesat e tua me shkrim ose me gojë, por duhet të vetëpërmbahesh po të mendosh se mund të rezultojë që ia ke futur komplet kot, ashtu siç ka ndodhur në jo pak raste edhe në kohë paqeje.

Ti mund të rebelohesh pafund me zgjatjen pa afat të orëve te karantinës, por duhet të vetëpërmbahesh po të mendosh se ata që duhet ta shqetësohen realisht (mjekët, infermierët, policët, etj), janë të detyruar të rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre, vetëm që ti të mos infektohesh. Dhe ç’është më e rëndësishmja, janë duke e bëjnë këtë sakrificë pa u ankuar asnjëherë.

Me sa duket, kjo është një luftë që mbi të gjitha kërkon vetëpërmbajtje. Madje edhe në rastin, kur lexon apo sheh që të njëjtët sherrxhinj të pandreqshëm në kohë paqeje, nuk kanë mësuar asgjë prej saj. Për të mos thënë që janë bërë më agresivë, se sa kanë qenë dikur, domethënë atëherë kur nuk e ruanin lëkurën e vet, duke qëndruar brenda si gjithë të tjerët.

Por ti duhet të vetëpërmbahesh edhe ndaj tërbimit të tyre. Thjesht duke i konsideruar njësoj si ata pijanecët, që e kanë rakinë me sherr, të cilët sa më shumë gota të rrëkëllejnë, aq më shumë zihen me dynjanë.
Ndaj edhe mos prit ndryshim prej tyre. Ata thjesht duhen mëshiruar në këtë kohë pandemie. Me ngushëllimin e madh se sot mund të dëmtojnë më pak se në kohëra të tjera, jo thjesht se janë më të izoluar, por më shumë, ngaqë njerëzit e kanë më të lehtë t’i identifikojnë.

Si çdo luftë tjetër botërore, edhe kjo me COVID 19 do të ketë viktima. Lusim Zotin të jenë sa më pak, por është e sigurt se, kur ajo të mbarojë, jo të gjithë ata që do ta humbin luftën, do të numërohen në buletinët e vdekjes së atyre, që koronavirusi do t’i marrë me vete duke i gjetur në shtrat.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Top Channel dhe racizmi me “intelektualët kukësianë”

Publikuar

-

Nga

*Ermal Mulosmani

Në portalin Gazeta Shqip, një botim i Top Media Group (grupi mediatik që zotëron edhe Top Channel midis të tjerave), dje më zuri sytë një shkrim me një gjuhë denigruese që në thelb tallej me “intelektualizmin kukësian” dhe këngëshkruesin Andi Bejtja….

Kjo më bëri të reflektoj pak në një kohë tjetër…

******

Në Korrik të vitit 2001, një dritare magjike për sytë e mësuar historikisht për të mezidalluar imazhe përmes mjegullës televizive, u shfaq papritur në televizorët tanë. Nuk ishte Rai as Mediaset-i, ishte një klonim i tyre në realitetin tonë.
Një cilësi figure e shkëlqyer, skenografi të kuruara deri në detaje, ndriçim artistik, grafika marramendëse, figura të reja televizive, ritëm montazhi, programacion plot sqimë… Televizioni që na ndriti shtëpitë kishte edhe emrin jashtë skemës.

Quhej Top Channel!

Të mësuar me mediat tradicionale që transmetonin thuajse pa doganë artistike, ardhja e Topit në realitetin tonë mediatik ishte një padrejtësi e skajshme. Një nivel i tillë teknologjik, një dinamikë e tillë vrastare dhe programacion agresiv e ngriti stekën e konkurimit në lartësi të papërballueshme.

Uau!, ia bëmë të gjithë. Nga erdhi kjo trandje që na mahniti kaq shumë?!

Të vërtetat përziheshin me legjendat, thuhej se ndonjëherë dekore të tëra hidheshin në plehra pasi nuk arrinin të merrnin pëlqimin e Shefit.

Shpejt u bë i njohur që prapa gjithë këtyre ideve dhe parave të hedhura ishte një 32 vjeçar me origjinë nga Kukësi, një vullkan energjish që edhe ritmin e të jetuarit e të folurit e kishte me të njëjtën valë si të punuarin.

Kështu erdhi në realitetin tonë të varfër me para e ide Tani i Topit. Pa dyshim ai ishte lokomotiva e trenit modern shqiptar, ai ishte ikona teknologjike, vitrina e pasur e një vendi të varfër.

Ndër njerëzit kryesorë, të njohur, afër Tanit të Topit të asaj kohe spikaste Andi Bejtja, Drejtori i parë i Informacionit të Top Channel, bashkëthemelues.

*********

Mirëpo këto gjëra i dinë të gjithë. Koha ecën dhe Tani tashmë është pjesë e historisë. Pas shumë peripecish për trashëgiminë e pronës (një skandal më vete ky, kur miqtë e tij më të afërt, në mënyrë të paskrupullt, nuk pranuan t’i kalojnë aksionet fiktive tek trashëgimtarët e ligjshëm të Tanit), më në fund gjërat shkuan në shtratin e vet.

**********

Topi erdhi në epokën pas Tanit. Ishte e pamundur të ruhej ai ritëm i çmendur i kohës së parë, megjithatë, Topi nuk u dorëzua krejt. Të paktën deri në një farë periudhe e mbajti pozitën lider në treg. Mirëpo profesionalizmi ka kosto, mbështetja politike e pushtetit duhej për të amortizuar kostot e larta të produksioneve, sponsorizuesit dhe reklamuesit gjithmonë e më shumë po i ndanin fondet e veta në shumë media të tjera.

Mbijetesa dukej e vështirë ndaj u bë një zgjedhje interesante!

*********

Ben Blushi, armiku më i madh politik i Edi Ramës, ia arriti të bëjë nul 20 mijë vota pro tij që sapo ia kishte marrë opozitës. Retorika e majtë për një politikë të barabartë (akronimi LIBRA ishte pikërisht një lojë fjalësh- lista e barabartë) ku do favorizoheshin të varfrit e të taksoheshin të pasurit, ishte në kundërshtim të politikave të djathta të Rilindjes së Edi Ramës dhe synonte të devijonte ato vota që mund të shkonin te opozita.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Për çfarë kemi dhe nuk kemi nevojë ne qytetarët tani?

LEXO EDHE:  Prifti në iftar? Kaos entropik

Në fund të kësaj loje, Ben Blushi doli me pozitën më pak të pritshme nga publiku, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel!

Në pamje të parë dukej një zgjidhje profesioniste. Blushi njihej si një gazetar i shkëlqyer, një njeri i botës së medias dhe politikës, një menaxher dhe kryeredaktor i njohur. Nga humbja e zgjedhjeve deri në zgjedhjen e Blushit kishin kaluar 6-7 muaj.

20 mijë votuesit e duartrokitën (votuesi-votues, ç’të bëjë i ngrati)…

*********

E tepërt të thuash se si u kthye linja politike e Top Channel.
Ekrani i shenjtë i Top Channel u kthye në një përforcues të ERTV, një servil i niveleve ekstreme nga ata të kohës së parë të PD-së.

Këtë tekst pocaqi do e refuzonte edhe Endri Fuga:
Krahas me servilizmin politik për të kapë vëmendjen dhe llokmat e Kryeministrit, u zhvillua edhe një luftë banale me presione ndaj biznesit. Sponsori kryesor i programit “Portokalli” një ditë u tërhoq nga bashkëpunimi. Tërheqja e tij u shoqërua me një masakër televizive me kronika, shkrime e emisione investiguese. Të gjithë e kuptonin që kjo ishte një gjueti shtrigash (paçka se kompania e meritonte të sulmohej) Por duhej ta kishte bërë këtë punë në Shtator, kur merrte para e jo në Shkurt kur u ndërpre ndihma.

Palët nisin t’i nxjerrin bojën njëri tjetrit por po i bënin një të mirë të madhe publikut. Adhuruesit e dikurshëm të Top Channel po shihnin sesi u degdis ekrani i adhuruar në një “llaxore” që lëshon sharje sa majtas-djathtas. Për çdo ditë gazetarët e ngratë të Topit detyroheshin të bënin kronika linçuese për gjyqtarët që kishin në dorë fatin e aksionerëve të Top Medias.

Mirëpo, thënë të drejtën, askujt nuk po i vinte keq as për gjyqtarët e korruptuar e as për kompaninë mafioze; ata i meritonin sulmet dhe i kishin kapacitetet të mbroheshin. Keq po na vinte vetëm për katandisjen e Topit të Tanit në top gjuajtës të Vjollcës dhe Blushit dhe jot ë interesave të publikut.

*********

Po mos të ishte shkrimi i djeshëm as nuk do ulesha fare.

Dje pashë që Top Medias po tallet me “intelektualët kukësiane” dhe Andi Bejtjen. Bash me themeluesit e saj. Një gjuhë raciste, përçmuese, denigruese vihej re në togfjalëshin “Intelektuali kukësian”. Ishte një urrejtje e ulët, e zezë, një gjuhë linçuese, e denjë për një llaxore mediatike. I drejtohej sa personit konkret aq edhe themeluesit të Top Medias, Tanit të Topit. Fjala “kukësian” (duhet kuksian) nuk është shkruar gabim padashje, ajo është një përqeshje me gjithë atë zonë. Sepse autori i atij togfjalëshi të zi, neveritës, është një racist, një ndarës i intelektualizmit sipas zonave, për atë intelektuali është përkatësi ekskluzive e Elbasanit apo Korçës por kurrsesi e Kukësit.

Kukësi ka veç “intelektualë kukësianë”, një specie e veçantë e intelektualizmit, një nënintelektual. A thua se intelektuali është një bimë tropikale që nuk mund të gjendet në pol të veriut!

A thua si u ndien pronarët e Top Channel nga përqeshja e “kukësianëve”?

Po AMA a e vërejti këtë denigrim mbi baza krahinore, këtë racizëm të Gazetës Shqip?

Urrejtja e Top-it të sotëm ndaj “kukësianëve” dhe emrit të Andi Bejtes nuk është rastësore. Ajo është një lapsus frojdian që nxjerr në pah mllefin për krahasimin e tmerrshëm të Top-it të djeshëm me atë të sotëm./*Gazeta Express

LEXO TE PLOTE