LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjekët shqiptarë në ndihmë të Italisë/ Conte falenderon Shqipërinë

29 Mars 2020, 11:54, Aktualitet CNA
Mjekët shqiptarë në ndihmë të Italisë/ Conte

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka falenderuar homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ndihmënndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19.

Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë .

30 mjeket dhe infermierët shqiptarë për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar.
Ata u pritën në Romë nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga