LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lajm i mirë që s'ka rritje shpërthyese të infektimeve”/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh të fortë

29 Mars 2020, 13:45, Sociale CNA
“Lajm i mirë që s'ka rritje shpërthyese të

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një thirrje të fortë mesditën e sotme për situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Ambasada deklaron se lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Ajo i bën apel qytetarëve të respektojnë masat dhe falenderon mjekët, punonjësit e policisë dhe bizneseve që po ofrojnë shërbime në këto momente.

?Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju?, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga