Bota
Izolim për 3 muaj/ Boris Johnson letër anglezëve nga karantina: Gjërat do të përkeqësohen

Zyrtari i lartë i Shëndetësisë në Britai, Neil Ferguson thotë se britanikët duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për tre muaj të plotë, nëse duan të shpëtojnë nga virusi.
Deklarata e tij vjen teksa Boris Johnson i shkruan çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur publikun që t’i binden izolimit dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë ‘urgjencës kombëtare’.
Kryeministri thotë se gjërat do të bëhen edhe më keq, ndaj të gjithë duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi si e vetmja mënyrë për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
“Ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura, dhe sa më shumë të ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normalitet. Ka qenë vërtet frymëzuese të shohësh mjekët tanë, infermierët dhe kujdestarët e tjerë të rriten në mënyrë madhështore për nevojat e orës. Mijëra mjekë dhe infermierë në pension po kthehen në NHS – dhe qindra mijëra qytetarë janë vullnetarë për të ndihmuar më të prekurit. Kjo është arsyeja pse, në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, të lutemi, të qëndroni në shtëpi, të mbroni veten dhe të shpëtoni jetë”, thuhet në letër.
Ndërkohë kryeministri britanik ndodhet në karantinë në shtëpinë e tij pasi rezultoi se ishte pozitiv nga COVID-19./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu...

Merkel: Gjermania në valën e tretë të koronavirusit, kthimi në jetën normale…
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, tha kacelarja gjermane. “Tani jemi në valën e tretë”, tha Merkel, për të shtuar se...