LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapet spitali COVID-2/ Ndërhyrje e parë kirurgjikale tek e prekura me koronavirus

29 Mars 2020, 13:03, Lifestyle CNA
Hapet spitali COVID-2/ Ndërhyrje e parë kirurgjikale tek e prekura me

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga sot, spitali ?Shefqet Ndroqi? është spitali i dytë COVID në vend. Spitali

?Shefqet Ndroqi? ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.
?Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin ?Shefqet Ndroqi? i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19?, bëri të ditur Manastirliu.

Manastirliu tha se pacientët e spitalit ?Shefqet Ndroqi? janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin./CNA.al

Lajmet e fundit nga