Connect with Us

“E diela e Loteve”/ Papa Francesku mban meshën në nder të viktimave të koronavirusit

Bota

“E diela e Loteve”/ Papa Francesku mban meshën në nder të viktimave të koronavirusit

Publikuar

-

Papa Francescu këtë të dielë ka mbajtur meshën në nderim të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Papa e ka quajtur 29 marsin “E diela e Loteve”, dhe ka zhvilluar meshën në nderim të 889 viktimave që humbën jetën një ditë më parë në Itali, ku numri i viktimave ka arritur mbi 10.000 vdekje.

Ati i Shenjtë pohoi se kjo e diel po jetohej nga të gjithë në mes të urgjencës për shkak të situatës me koronavirusin.
Papa Francesku përpos lutjeve, ka theksuar faktin se sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht ka më pak të infektuar si dhe shumë përsona të tjerë janë shëruar.

LEXO EDHE:  Studimi/ Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19

“Unë mendoj dhe lutem për kaq shumë njerëz që qajnë, njerëz të izoluar, në karantinë, të moshuarit, të shtruar në spital, njerëzit në kujdesin intensiv, prindërit që nuk kanë se çfarë ti japin për të ngrënë fëmijëve të tyre”, u shpreh Papa Francesku.
Kujtojmë se dy ditë më parë Papa Françesku mbajti një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në Poloni/ Konservatori Duda fiton një mandat tjetër presidencial

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Poloni/ Konservatori Duda fiton një mandat tjetër presidencial

Presidenti polak Andrzej Duda fitoi një mandat tjetër pesëvjeçar me platformën e tij konservatore sociale dhe fetare, pas një beteje të ashpër zgjedhore që ka të ngjarë ta thellojë izolimin e Varshavës në Bashkimin Evropian.

Rezultatet thuajse përfundimtare nga balotazhi i së dielës tregojnë se 48-vjeçari Duda ka marrë mbi 51 përqind të votave, duke i dhënë epërsi ndaj kryebashkiakut liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili mori pothuajse 49 për qind, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve.

Duda, katolik i devotshëm, është aleat me partinë nacionaliste në fuqi Ligj dhe Drejtësi dhe fitorja e tij forcon mandatin e qeverisë për të ndjekur reformat në gjyqësor dhe në media, për të cilat Komisioni Evropian i thotë se minojnë standardet demokratike.

Fitorja e zotit Duda ka të ngjarë ta bëjë më të ashpër konfrontimin me Komisionin Evropian, ndërkohë që ekzekutivi i BE-së përpiqet të zgjidhë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19 dhe nacionalizmin në rritje në bllokun prej 27 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Identifikohet viktima tek Lana, ishte prerë me thikë në fyt

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ 17 qytetarë fitojnë “luftën” me koronavirusin

Mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi, zoti Duda zhvilloi një fushatë të ashpër në zgjedhjet që u mbajtën në një klimë pandemie. Fushata e tij u karakterizua nga një gjuhë homofobike, sulme ndaj mediave private dhe akuzat se Trzaskowski u shërben interesave të huaja në vend të atyre polake.

Kandidati Trzaskowski, i cili kishte deklaruar se do të përmirësonte marrëdhëniet e Polonisë me Evropën dhe do të përdorte fuqinë e vetos presidenciale për të mos lejuar ligje që do të minonin shtetin juridik, i hodhi poshtë akuzat.

Para se Partia Ligj dhe Drejtësi dhe zoti Duda të vinin në pushtet në vitin 2015, Polonia kishte një prej administratave më pro-evropiane në BE.

Përçarjet ka të ngjarë të dalin më tepër në pah këtë javë, kur udhëheqësit e BE-së të diskutojnë për buxhetin afatgjatë të bllokut dhe ku Brukseli do të përballet me thirrje në rritje që financimet të kushtëzohen me respektimin e shtetit ligjor./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova kthen orën policore/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës dënime të rënda/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve që nuk repektojnë masat e rekomanduara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, tha se dënimet për shkelësit e masave do të jenë të rënda, madje theksoi se do të variojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ose deri në 8 mijë euro gjobë.

Ahmeti paralajmëroi se gjobat do fillojnë të vihen që nga dita e nesërme, për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje.

“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi kapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë ndërsa tashmë ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do t’i marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta.

LEXO EDHE:  “Ndodhem pranë popullit shqiptar”/ Papa Françesku mesazhe ngushëllimi

LEXO EDHE:  Mbajtja e maskës në kohën e koronavirusit/ OBSH: Çfarë duhet të bëni tjetër për t’u mbrojtur

Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai për mediat e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

88 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën tre pacientë

Publikuar

-

Nga

88 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën tre pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton 88 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mësohet se nga 973 testime, me koronavirus janë konfirmuar në Shkup 30 raste, në Kumanovë 8, në Dibër 1, në Shtip 13, në Prilep 5, në Tetovë 3, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 1, në Ohër 2, në Kavadarcë 1, në Gostivar 1, në Probishtip 1, në Kratovë 1, në Sveti Nikollë 1 dhe në Kërçovë 8.

Instituti i Shëndetit Publik të shtetit fqinj deklaroi se që nga dita e djeshme janë shëruar 123 pacientë.

Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE