LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do e mbajmë mend këtë gjest të madh!”/ Qindra komente falenderuese nga italianët

29 Mars 2020, 19:06, Kosova & Bota CNA
“Do e mbajmë mend këtë gjest të madh!”/ Qindra

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e kryeministrit Rama teksa shpreh mirënjohjen për Shqipërinë pas dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

?Faleminderit Shqipëri? ka shkruar kryeministri Conte krah videos, ndërsa të shumta kanë qenë dhe reagimet e qytetarëve italianë të cilët falenderojnë dhe shprehin mirënjohje për mjekët shqiptarë.

?Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të Shqipërisë! Faleminderit! Ashtu siç nuk do të harrojmë dredhitë e mëdha të vendeve të tjera. Faleminderit juve që u zbuluat kush ishit?, shprehet një italiane.

Një tjetër qytetare është shprehur se, ?është e mrekullueshme të dëgjosh këto fjalë. Leksione të mëdha për disa vende?.

?Unë vetë kam lindur nga prindër të huaj dhe e dua thellësisht këtë vend, por duke njohur aq shumë shqiptarë, mund të them që nuk ka të huaj të tjerë që e duan Italinë aq sa i duan ata!?

?Kam shërbyer në 1991 (në operacionin Pelikan) në Shqipëri. Mision paqeje si vullnetar. Sot me këtë gjest të Shqipërisë ndihem shumë i paguar për atë që kam bërë. Do ta bëja edhe mijëra herë të tjera?.

?Të vjetërit i japin leksione të mëdhenjve. Faleminderit Shqipëri?, ka thënë një tjetër qytetare italiane.

Disa mesazhe të tjera i kemi shkëputur dhe më poshtë.

Lajmet e fundit nga