Connect with Us

Denoncon PD/ “Qeveria hap tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat”

Politikë

Denoncon PD/ “Qeveria hap tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat”

Publikuar

-

partia demokratike tirane

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si po e menaxhon situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se Rama ka hapur tender për rregullimin e zyrave të administratës së Spitalit të Traumës në vend që t’i shpenzonte këto para për të forcuar sistemin shëndetësor e për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve. Sipas tij, qeveria do të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për rregullimin e zyrave.

“Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra. Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra. Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë.

Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet. Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës. Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse”, tha ai.

LEXO EDHE:  Rama flet për herë të parë për pazaret PS-PD!

Demokrati kërkoi që qeveria të anullojë menjëherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash si dhe të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit.

“Buxheti ka para, por ato po përdoren për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë”, nënvizoi më tej Alibeaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Goxhaj ngre alarmin/ Paralajmëron rrëzimin e Ramës, Bashës e Metës: Kanë frikë se do i djegin të gjallë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur alarmin se shqiptarët do të mbeten pa bukë dhe se kryeministri Edi Rama po tmerron publikun me deklaratat dhe me masat që ka marrë.

Sipas tij, Rama po e përdor koronavirusin si një thikë që po ia ngul në shpinë Shqipërisë, ndërsa pretendon se kreu i qeverisë po tenton të na vrasë.

“E vetmja ekonomi që mund të përdoret është bujqësia, Edi Rama ka vendosur që të na vrasë, e them me plot gojën, jo fizikisht por si popull dhe si komb. Ka marrë pushtet absolut për dy arsye, faktori ndërkombëtar i gjithi është në hallin e tyre, që duhet t’i paguajmë ne problemet. Unë nuk besoj se do të vijë një qindarkë ç’ka ardhur ka ardhur dhe nuk do të vijë asgjë, s’ka për të marrë fonde nga ato që janë alokuar për tërmetin. Nuk kanë lekë, ky nuk ka lekë për t’ju dhënë keq më vjen për shqiptarët. Meta dhe Basha jo vetëm kanë heshtur por kanë përkrahur masat anti-kushtetuese të Edi Ramës, nuk folën në asnjë rast për të drejtat e shkelura të njeriut me këto masa, në video-konferencën, por për vendosjen e diktaturës. Veprimi që kreu pardje me vendosjen e shtet-rrethimit total, në cilin vend të europës po zbatohet kjo masë?”, tha ai në studion e Fax News.

Sipas tij, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë me Ramën dhe kanë frikë se njerëzit do i djegin të gjallë dhe do i marrin zvarrë.

LEXO EDHE:   Edi Rama, “Bariu” që kërcënoi kopenë e Asamblesë së Rilindjes

LEXO EDHE:  "Shteti s'do të rimbursojë më asnjë banesë të dëmtuar"/Rama: Sigurimi të bëhet i detyrueshëm

Avokati kërkoi që qytetarët të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë kryeministrin, Metën dhe Bashën.

“Duke qenë opozita ka vdekur ose më saktë është bashkëpunëtore e këtij plani të ndyrë për të vrarë Shqipërinë, duke qenë se Ilir Meta Presidenti i Republikës nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale për të drejtat e njeriut por ka mbajtur vetëm ison e Edi Ramës, ata kanë frikë tani se ky popull do ngelë pa bukë, do prishet zinxhiri ushqimor e do dalin në rrugë e do marrin çfarë të gjejnë përpara, prandaj janë bërë bashkë dhe kanë nxjerrë tanksin në rrugë. Koncepti është se këta kanë frikë se do i djegin të gjallë, se do i marrin zvarrë, se do vijë një ditë që shqiptarët nuk do kenë as bukë për kalamajtë, nuk po flas për makarona, po flas për bukë, do ta kenë shtëpinë bosh, nuk do ketë asnjë të ardhur, do falimentojnë bizneset, nuk do kenë ku të punojnë, do përfundojnë njerëzit në pikë të hallit se ky po vret mundësinë që të shpëtojë ekonomia, po e vret dhjetëfish nga koronavirusi. Ne duhet të bëjmë vetëm një gjë, t’i shpjegojmë njerëzve çfarë është skllavi dhe çfarë është njeriu i lirë. A mund të jetohet si qen, a mund të jetohet si skllav? Jo ne duhet të bëhemi gati për ta rrëzuar këtë njeri, por bashkë me Lulzim Bashën e bashkë me Ilir Metën dhe të gjithë tjerët”, nënvizoi Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori i BE-së apel shqiptarëve/ “Respektoni masat kundër Covid-19”

Publikuar

-

Nga

Pas thirrjes së Abasadës së SHBA në Shqipëri, ka reaguar dhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca.

Në një mesazh postuar në rrjetet sociale a i kërkon të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat. “Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat kundër Covid19. Mesazh i përbashkët nga organizata ndërkombëtare & partnerë zhvillimi në Shqipëri”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja sulmon Ramën për dërgimin e stafit mjekësor në Itali/ Thirrje Metës, Kuvendit dhe qeverisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një sakrificë ekstreme të kryeministrut Edi Rama për të bërë propagandë dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Lubonja ka reaguar ashpër ndaj Ramës, të cilit i thotë se e kemi duruar për mbylljen ekstreme, ndërsa i ka dalë kundër edhe për këtë veprim.

“Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali. Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne – ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin. Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo. Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kulluri “kryqëzon” Bashën/ I paaftë, po mban Ramën në këmbë

LEXO EDHE:  LSI del hapur kundër Edi Ramës/Voltana Ademi duhet respektuar!

Analisti i bën thirrje Presidentit Ilir Meta, Parlamentit dhe qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE