Connect with Us

Denoncimi i Bozdos/ “Klodian Zoto do paguhet 18 milionë euro këtë vit nga Rama”

Politikë

Denoncimi i Bozdos/ “Klodian Zoto do paguhet 18 milionë euro këtë vit nga Rama”

Publikuar

-

“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro”. Kështu deklaron demokrati Eno Bozdo.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama do të paguajë Zoton dhe 11 miq e shokë të tjerë me 120 milion euro.

“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë. Ashtu si edhe 11 miq e shokë të tjerë të Edi Ramës. Të gjithë do të paguhen në total 120 milionë euro, për punë që nuk janë bërë apo nuk kanë pse të bëhen në mes të kësaj krize të jashtëzakonshme”, shkruan demokrati në rrjetet sociale.

Bozdo ka publikuar një video dhe thotë se kreu i qeverisë po tallet me qytetarët të cilët janë në vështirësi për shkak të pandemisë.

“Gazetarit, i cili dje gjatë intervistës i kërkoi kryeministrit arsyen pse shqiptarët nuk ndihmohen financiarisht ashtu siç po vepron çdo vend tjetër rreth nesh, Rama iu përgjigj thatë se nuk kishte lekë. “S`kemi ku i gjejmë…”- tha, pa iu dridhur qerpiku. Vetëm 12 orë më vonë shpalli tenderin 410 milionë lekë për kolltuqe dhe perde zyrash. Një javë më parë tenderoi plot 50 milionë euro për beton. Para që duhet të shkonin në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë tonë, por që si zakonisht përfundojnë në xhepat e miqve të tij. Qytetarët të cilët i shkruajnë për faktin se familjet janë pa bukë, se pensionistët nuk kanë me çfarë të ushqehen, se bizneset janë mbyllur dhe se fëmijët po flenë të uritur, Rama tallet me ata duke i kërkuar llogari për lekët që paguajnë internetin.

LEXO EDHE:  Levizje të tjera në administratën Rama/ Ikën kreu i Prokurimeve Publike

Ka zgjedhur të talllet në këtë kohë shumë të vështirë. E bën me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Mendon se gjithçka harrohet, por nuk është aspak kështu. Sepse një gjë duhet të ketë mirë parasysh: meqënësë i pëlqen të thotë së “…jemi në luftë, dhe se në luftë dezertorët dënohen…”, atëhërë është mirë t`i kujtojmë se çfarë ndodh me spekulantët dhe hajdutët në kohë lufte dhe se çfarë fati i pret ata. Sepse lufta per shqiptarët një ditë do të përfundojë, por jo ndjesia e përbuzjes, mëpërkëmbjes dhe talljes së kryeministrit!”, deklaron demokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta me koronavirusin/ Meta: Italia po paguan një çmim shumë të lartë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e shkaktuar koronavirusi është një rrezik i përbashkët që kërcënon vendet dhe qytetarët tanë”.

Kshtu u shpreh presidenti Ilir Meta, në një intervistë për And Kronos, pasi dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierë në Itali, për të ndihmuar në përballimin e situatës.

“Fatkeqësisht Italia po paguan një çmim shumë të lartë”. Prandaj, për Shqipërinë “të qenit në ndihmë të popullit italian sot nuk është vetëm një gjest ndihme dhe solidariteti, por edhe një mundësi për të shkëmbyer përvojë për mjekët tanë të rinj dhe stafin shëndetësore, për të ndihmuar zonat më të prekura.

Historia e ndihmës reciproke ndërmjet popujve tanë, daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari të Italisë dhe më pas të Europës, periudhë që zgjati për shumë vite e shumë shekuj. Këtë lidhje të fortë e dëshmojnë gjithashtu Komuniteti i vjetër arbëresh në Itali që jetojnë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Campania, Molise, Lazio dhe Abruzzo”, por gjithashtu edhe komuniteti i ri i shqiptarëve që mbërriti në Itali pas vitit 1990, një pjesë sot qytetarë italianë, dhe rezidente pikërisht në zonat më të prekura nga pandemia.

Si mund ta harrojmë Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga viti 1991 deri në 1997, gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 dhe tërmeti i fundit i 2019. Ne jemi dy vende fqinje dhe dy popuj fqinj. Unë e them shpesh, gjithçka mund të ndryshojë, por gjeografia nuk mundet .

LEXO EDHE:  Arta Dade akuza Rames/ Ka kthyer PS në kazermë ushtarake

LEXO EDHE:  Berisha zbulon bisedën “sekrete” me Donald Lu/Çfarë i thashë për Ramën

Një sukses për Italinë kundër koronavirusit do të ishte gjithashtu një avantazh i madh për Shqipërinë në luftën e saj kundër virusit”.

Gjithashtu Presidenti i Republikës shqiptare shpreh “ngushëllimet e tij për të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 dhe autoritetet italiane.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eduart Selami “rreshtohet” krah Ramës/ Demokrati pro vendimit për mjekët: Na nderoi të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Dërgimi i 30 mjekëve e infermierëve në Itali për tu përballur me koronavirusin është përshëndetur gjerësisht.

Vendimi i qeverisë është përkrahur ditën e sotme edhe nga nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami.

Në një postim në rrjetet sociale, Selami deklaron se dërgimi i stafit mjekësor në ndihmë të shtetit fqinj na nderon të gjithëve.

LEXO EDHE:  Edi Rama ndjek vetëm një person në Instagram/Zbuloni kush është

“Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve”, shkruan demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Maliqi tallet keq me Ramën/ “Pacienti zero hyri në Shqipëri më 1998-ën”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka ironizuar keq kryeministrin Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se pacienti zero i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri që në vitin 1998 dhe erdhi nga Parisi.

Maliqi shkruan se ky pacient Infektoi qeverinë, administradën, Partinë Socialiste, partitë e tjera, bisnesin, shoqërinë civile, ambasadorë e misione diplomatike, të rinj e pleq, burra e gra, me ose të pa punë e këdo që jetoi në këtë vend prej vitit 1998”.

“Po, është shumë i vërtetë ky fakt që diskush ma solli ndërmend mend! (Për të mos nxitur konspiracion nuk po ja them emrin 😀)

Pacienti zero ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1998. Erdhi nga Parisi dhe e pranoi në trupin e saj, më së pari qeveria e Fatos Nanos. Pacienti zero u fut në qeveri si Ministër i Kulturës.

Infektoi qeverinë, administradën, Partinë Socialiste, partitë e tjera, bisnesin, shoqërinë civile, ambasadorë e misione diplomatike, të rinj e pleq, burra e gra, me ose të pa punë e këdo që jetoi në këtë vend prej vitit 1998.

Si të gjitha viruset, edhe ky i ardhur nga Parisi ka receptorë mashtrues për sistemin imunitar dhe që e bën qelizën njerëzore ta pranojë, pa e ditur se infektohet dhe degjeneron.

Të gjithë u infektuam nga ky virus, me apo pa dashje. Disa e luftuan shpejt dhe u çliruan, disa të tjetë më ngadalë. Por ka ende shumë të infektuar prej virusit që sot shfaqet si mutacion, dmth si babai i të gjithëve ne. (MUTACION jo domosdoshmërisht vjen nga fjala MUT 😀).

Vini re se ka ende shumë që nuk shkojnë të shohin baballarët e tyre të izuluar nëpër shtëpi, por i bëjnë like atij, pacientit zero që infekton vazhdimisht trutë e njerëzve.😔😔

LEXO EDHE:  Levizje të tjera në administratën Rama/ Ikën kreu i Prokurimeve Publike

LEXO EDHE:  Furtunë në qeveri/ Rama përgatit ndryshimet

Nuk luftohet kollaj ky virus, nëse të infektuarit prej pacientit zero janë shumë dhe, më keq akoma nuk pranojnë të shërohen!!

Ka disa të infektuar madje që thonë, po pse ta luftojmë këtë virus që na ngjiti Bosi? Nuk ka më të mirë se ai!!! Këta nuk rrinë dot pa u infektuar. Duan se sbën në virus të një Bosi…

Virusi i nështrimit, është dhe mbetet më i rrezikshmi dhe njëkohësisht më i vështiri për tu luftuar.

Është virus mashtrues që mbijeton në shumë situata. Është virus që e ndalon sistemin imunitar të shoqërisë dhe e vë atë nën sundimin e tij.

Të keqen e COVID. Ta hash për qef është, krahasuar me virusin e sunduesit. Në fakt mjeksia e përdor këtë metodë, pra të diversionit të sistemit imunitar në betejë ndaj virusve me njëri tjetrin…

Pa dyshim, pacienti zero i ardhur në Shqipëri i mbijetoi të gjitha reagimeve imunitare. Asnjë rregull, ligj, protokoll, moral e Kusjtetutë nuk e ndaloi dot. As kundërshtarët.

Të gjithë u infektuam prej tij dhe, me apo pa dashje i dhamë një dorë të mirë drejt përhapjes. Ka nga ata të infektuar me peshë, që edhe pasi shërohen, prap i japin dorën virusit….

Prandaj dhe sundon. Nuk e di sa gjatë, por shoqëria duhet pranojë që është e sëmurë dhe të shërohet prej tij. Ky është i vetmi kusht!

Shërimi nuk vjen duke izoluar populli veten, por duke izoluar pacientin zero.

Këtë mësim, në mos e paçim mësuar edhe në këtë pandemi, nuk kemi për ta mësuar më kurrë!”

LEXO TE PLOTE