Connect with Us

“Asnjë nuk do të paguhet për 18 ditët e Marsit”/ PD akuza qeverisë: Paketa gjysmake e Ramës hyn në fuqi në Prill

Ekonomi

“Asnjë nuk do të paguhet për 18 ditët e Marsit”/ PD akuza qeverisë: Paketa gjysmake e Ramës hyn në fuqi në Prill

Publikuar

-

Opozita thekson se Qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë për lënien pa punë në mars të mbi 1 milion shqiptarëve.

Dorian Teliti i DP thekson se qeveria ka përjashtuar me shumë se gjysmën e shqiptarëve nga paketa e ndihmës, duke kërkuar rishikimin e saj.

Sipas tij, lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.

“Shqipëria sot është në betejë kundër virusit, por qeveria është në luftë për të mbuluar 2 të vërteta të hidhura.
E vërteta e parë është se qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për shkak të masave të jashtëzakonshme.
E vërteta e dytë është se askush nuk do të paguhet për 18 ditët e marsit, kur shumica e bizneseve u mbyllën dhe qytetarët u futën në karantinë me urdhrin e qeverisë.
Paketa gjysmake e qeverisë parashikon shtrirjen e efekteve nga 1 prilli. Kjo do të thotë se marsi nuk përfshihet fare në llogaritë e Edi Ramës për të ndihmuar qytetarët.
Në vendimin e fundit të publikuar për fondin e ndihmës gjysmake shkruhet e zeza mbi të bardhë:
“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shume se 3 muaj.”
Është e qartë se vendimi i qeverisë ka përjashtuar ndihmën për muajin mars, duke lënë në mëshirë të fatit më shumë se 1 milionë qytetarë.
Ku do t’i gjejnë paratë ata për të mbyllur këtë muaj?
Pse duhet të shtojnë borxhet kur Edi Rama e kishte në dorë t’ua lehtësonte jetën?
Hyrja në fuqi në 1 prill e vendimit nuk do të thotë se pagesa do të kryhet menjëherë. Pas aplikimit nga bizneset, do të duhen të pakten 10 ditë të tjera që te marrin një përgjigje, nëse perfitojnë apo jo nga fondet e pamjaftueshme të vëna në dispozicion.
Lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.
Edhe ato pak masa te lançuara nga qeveria janë gjysmake dhe jotransparente.
Ndërsa vazhdon të paguajë miliona euro për beton për një grusht njerezish, qeveria nuk ka ende një pergjigje se:
Çfarë do të bëhet me rreth 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?
Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?
Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?
Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?
Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.
Nuk janë paratë e xhepit të Edi Ramës, por parate e taksave të shqiptarëve. Ato nuk duhet të shkojnë tek një grusht oligarkësh dhe financuesish të Edi Ramës.
Sot, është më jetike se kurrë, që shqiptarët të marrin ndihmë nga shteti, të mos diskriminohen dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Ky është detyrim ligjor i shtetit dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.
Partia Demokratike kërkon rishikimin e paketës së ndihmës së qeverisë! Asnjë qytetar nuk duhet të përjashtohet! Çdo ditë e lënë pa punë duhet të kompensohet!”, u shpreh Teliti në një deklaratë për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

COVID-19 forcon valutat/ Rritet sërish euro

Publikuar

-

Nga

Në këtë kohë kur vendi po përballet me përhapjen e koronavirusit, euro po rritet cdo ditë e më shumë duke arritur vlera tepër të larta.

Sot një euro po shitet në tregun valutor me 132 lekë, ndërsa po blihet nga tregtarët mbi 128 lekë. Këtë të diele një qytetarë mund të shesë valutat e tij në euro për më shumë se 128 lekë, vlerë që është në rritje prej më shumë se 10 ditës.

Ndikim të drejtpërdrejtë në këtë situatë ka dhënë përhapja e COVID-19 dhe izolimi i shumë shteteve. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehej me 122 lekë në fillim të muajit mars, ndërsa tashmë ka kaluar mbi 128, duke fituar më shumë se 2 pikë.

LEXO EDHE:  Rama: Meta e ka për natyrë të predikojë konsensusin me PD-në

LEXO EDHE:  Shpartallohet PD-ja në Himarë/ Sekretari i OMONIA-s kryetar dege me 25 vota

Kjo luhatje e valutës evropiane sipas ekspertëve lidhet me mungesën e të hyrave valutore në vend, për shkak se qarkullimi është bllokuar, shumë aktivitete ekonomike janë pezulluar.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ky vit për turzimin është i dështuar”/ Topuzi ngre alarmin: Një industri e tërë mund të shkatërrohet

Publikuar

-

Nga

Kreu i Shoqatës Shqiptare te Turizmit ATA, Zak Topuzi ka komentuar situatën e turizmit në momentet që vendi po përballet me koronavirusin.

Sipas Topuzit, ky vit për turizmin është i dështuar pasi pjesë më e madhe e njërzve kanë blerë paketat të cilat hotelet duhet tja rikthejnë.

“Ky vit për turziminë është i dështuar, pjesa më e madhe njerëzve kanë blerë paketa të cilat hotelet duhet tja rikthejnë. Këtu s’ bëhët fjalë për të mbijetur, këtu bëhët fjalë për një idustri të tërë e cila është në kolaps. Një hoteli mund t’i duhen miliona lekë për të mbyllur procesin.
Bëhet fjalë për një industri të tërë e cila mund të shkatërrohet”, tha Topuzi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kriza ekonomike nga COVID-19/ Denaj: Masat në buxhetin e shtetit janë parashikuar për 3 muaj

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaron se masat financiare të qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit janë parashikuar për tre muaj.

Denaj tha se ato fillojnë në 1 prill dhe do të zgjasin deri në qershor, në varësi të situatës.

“Masat në buxhetin e shtetit janë marrë deri në qershor dhe në aktin normativ ka vetëm një datë fillimi që është 1 prilli dhe ka një buxhet të parashikuar që të ketë gjithmonë mundësi dhe kohë që nëse situata përshkallëzohet të ketë mundësi në këtë tre mujor të adresohen.
Ne do të donim që kjo mos ishte materializuar si skenar, por kemi tre muaj kohë nëse do të duhet të rishikohet, qoftë në kontekstin e kthimit, që unë besoj se sido që të jetë do ketë efekte edhe gjatë prillit, majit patjetër, por edhe nëse do të ketë nevojë për ta shtyrë brenda një buxhetimi të dytë, i cili është një buxhetim që ne parashikojmë të ndodhë edhe për aktin normativ, apo rishikimin e buxhetit në periudhën e gjashtë mujorit të dytë të 2020. Sepse ky akt normativ adreson këtë situatë, e parë në këndvështrimin mesatar dhe jo në adresimin e një skena” tha Denaj në një lidhje për emisionin “Ekopolitikë”.

LEXO TE PLOTE