Rama publikon pamje nga shpërndarja e ushqimeve dhe ilaçeve/ "Do vazhdojmë kështu"
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shpërndarja e u...
Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë juve që nuk nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh.
Ata po ju kritikojnë për gjithçka.
Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror.
Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë?
Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse.
Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku.
Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit.
Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të korruptuarish, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash.
Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont.
Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik.
Por, ata që e bëjnë këtë, shtiren sikur harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm reagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre.
Pra, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruajnë ju si rrezikun më të madh, pasi duan të fshehin krimin e vërtetë. Ju etiketojnë ju si fajtorët kryesorë, pasi s?kanë forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.
Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni?
Duan që rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave.
Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie.
Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet.
Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën.
Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët.
Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.
Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën.
Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror.
Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë.
Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti?u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë.
Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje.
Ju që keni parë shokët tuaj të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s?keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti?a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.
Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë.
Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë.
Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj.
Në këtë kuptim revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni.
Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë.
Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë.
Ajo është një reze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të nështruar ndaj rotacioneve që s?pjellin ndryshim edhe për serbët që kalojnë me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme.
Ndryshe nga ç?ndodh përreth, ju keni shansin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit.
Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që ?viktimat? e tij po i bëjnë Kosovës./LAPSI
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shpërndarja e u...
“Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë e...
Pandemia e shkaktuar koronavirusi është një rrezik i përbash...
Dërgimi i 30 mjekëve e infermierëve në Itali për tu përballu...
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka ironizua...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka publik...
Avokat i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zërat kritik që...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur kritik ndaj kryeminist...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sp...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngrit...
Avokati Altin Goxhaj ka ngritur alarmin se shqiptarët do të ...
Pas thirrjes së Abasadës së SHBA në Shqipëri, ka reaguar dhe...
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një sakrificë ekstreme ...
Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka falendeuar sëri...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë një mes...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën ak...
Bashkimi Europian ka vlerësuar maksimalisht gjestin e Shqipë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgji...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e 30 mjekëve d...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar kurbën e progresit të kon...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...