Connect with Us

Studimi shpresdhënës i profesorit/ Terapia ime kundër koronavirusit u testua me sukses tek 80 pacientë

Shëndeti

Studimi shpresdhënës i profesorit/ Terapia ime kundër koronavirusit u testua me sukses tek 80 pacientë

Publikuar

-

Profesori kontrovers nga Marseja, Didier Raoult ka publikuar të premten në darkë rezultatet “relevante” nga një studimi të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës në kombinim me një antibiotik për të mposhtur koronavirusin. Doktori i Marsejës është entuziast. Studimi i ri u krye mbi 80 pacientë dhe “demonstron efektivitetin e protokollit” dhe “rëndësinë e kombinimit të hidroksiklorokinës dhe azitromicinës”, sipas Didier Raoult.

I gjendur në zemër të një polemike që prej botimit të studimit të parë të kryer mbi 24 pacientë, disa javë më parë, profesori Raoult këmbëngul kundër të gjithë kritikëve, se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar në mënyrë efektive kundër Covid-19.

Këtë të premte në mbrëmje, me ekipet e tij, ai publikoi një studim të dytë më të plotë me, veçanërisht, me një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve (6 deri në 10 ditë) dhe një grup më të madh të pacientëve (80 këtë herë nga 24 në studimin e parë).

Sipas rezultateve të këtij studimi, 80 pacientë të shtruar në Marsejë për Covid-19 morën hidroksiklorokinë të kombinuar me azitromicinë (një antibiotik konvencional) për 6 deri në 10 ditë. 78 nga këta 80 pacientë pësuan përmirësim të shpejtë klinik dhe u larguan nga spitali brenda dhjetë ditësh. Nga dy pacientët e mbetur, njëri, 74 vjeç, është ende në kujdes intensiv dhe tjetri, 86 vjeç, ka vdekur. Shumica e pacientëve gjithashtu pësuan një rënie shumë të shpejtë (një javë ose më pak) në ngarkesën e tyre virale.

Nëse shkalla e vdekshmërisë e shënuar në këtë studim duket e afërt me atë të vërejtur që nga fillimi i kësaj epidemie në popullatën e patrajtuar, është ulja e shpejtë e ngarkesës virale tek pacientët që duket e mrekullueshme. Në ditën e 8-të të trajtimi, pothuajse të gjithë (93% e pacientëve) ishin negativë pas testimit.

LEXO EDHE:  Studimi/Nuk zgjoheni dot në mëngjes, e ka fajin IQ e lartë

Kjo është shumë më pak se koha mesatare e lëngimit viral për pacientët Covid-19, i cili, sipas të dhënave kineze, është rreth 20 ditë. Qëndrimi mesatar në spital ishte 5 ditë.

A është hidroksilklorina, pra, produkti mrekulli që pritet të luftojë kundër koronavirusit?

Ky studim nuk e tregon qartë këtë,  ndonëse dobia e tij po konfirmohet, veçanërisht kur trajtimi zhvillohet menjëherë sapo sëmundja të jetë deklaruar. Profesori Raoult kështu u bën thirrje ekipeve të tjera që “të vlerësojnë urgjentisht kosto-efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike për të parandaluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes, si dhe për të trajtuar pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhin çrregullime serioze të frymëmarrjes”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot nga COVID-19

Publikuar

-

Nga

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19, që tashmë janë shëruar

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

“Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.
Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.
Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.”-tha Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 33 pacientë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë të ditur 33 persona me koronavirus janë shëruar.

Në një komunikim publik, Bino tha se numri i personave të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 197.

Më tej, Bino shtoi se 33 pacientë janë shëruar.

LEXO EDHE:  “Mezi pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri”/ Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci në Spanjë/ 24 mijë të infektuar nga koronavirusi, 233 të vdekur brenda ditës

“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”-tha Bino.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

11 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e cuar kështu numrin në total 197.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

LEXO EDHE:  Pampuri nga spitali i Durrësit/ “Asnjë masë për koronavirusin, qeveria propagandë boshe”

LEXO EDHE:  Asnjë rast i konfirmuar/ Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”-tha Bino.

LEXO TE PLOTE