LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sjellje denigruese ndaj të semurëve me Covid-19 dhe familjareve të tyre”/ ISP i drejtohet prokurorisë

28 Mars 2020, 14:23, Sociale CNA
“Sjellje denigruese ndaj të semurëve me Covid-19 dhe familjareve

Gjatë javëve të fundit kur vendi ndodhet në situatën e emergjencës civile për shkak të Covid-19 media ka raportuar raste të qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv dhe që janë nën trajtim mjekësor.

Në lidhje me këtë situatë, Instituti i Studimeve Politike thotë se një nga gjetjet kritike të monitorimit të raportimeve në media dhe në publik (rrjete sociale, TV, deklarata politikanësh, etj) është se në shumë prej rasteve, në vend të solidaritetit me personat e sëmurë dhe nën trajtim, është përdorur gjuhë denigruese e fyese ndaj tyre, duke i konsideruar ata rrezik për familjet e tyre, fqinjët, komunitetin dhe shoqërinë.

ISP, thekson se ?Fatkeqësisht ka pasur raste kur zyrtarë e politikanë të lartë kanë akuzuar persona të sëmurë ose të ardhur nga zona e kuqe jashtë vendit se po vrasin njerëz; ka pasur deklarime konkrete duke akuzuar fëmijët apo mbesat/nipërit se kanë sëmurë gjyshërit apo prindërit e tyre, duke i bërë paraprakisht dhe publikisht ata fajtor në rast se ndonjë prej gjyshërve/prindërve humb jetën; ka pasur raste kur sapo është dhënë njoftimi për ndonjë të sëmurë në rrjetet sociale është denigruar ai/ajo apo familja e tij, siç ka pasur edhe raste kur është kaluar çdo limit në shprehjet kundër personave të sëmurë, edhe kur këta kanë qenë mjekë apo zyrtarë të sektorit të shëndetësisë, politikës apo administratës.?

Më tej, në raportin e monistorimit të ISP thuhet e skenat dhe publikimet nga familjarë të të sëmurëve, që përpiqen të mbrohen në publik nga komentet fyese e denigruese, apo që dhimbjen personale e kanë të dyfishuar nga keqtrajtimi publik që i bëhet identitetit dhe privatësisë së tyre personale e familjare, janë trishtuese dhe një tregues kritik për nivelin kulturor, solidar e human të shoqërisë tonë.

?Një klimë e tillë denigrimi të pacientëve që po përballen me mbijetesën është jo morale, jo qytetare, jo humane dhe ligjërisht përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe vepër penale. Kodi Penal në nenin 119 thekson se ?fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë?.-thekson ISP.

ISP bën të ditur se në këto rrethana i bën thirrje prokurorisë të veprojë dhe po ashtu edhe të tjera institucioneve, që të investohen në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve.

?Në këto rrethana Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Prokurorisë të ndërmarrë çdo hap ligjor për hetime kur kemi konsumim të veprës penale të nenit 119 ndaj të sëmurëve me Covid-19, apelon institucionet dhe sidomos politikanët e zyrtarët e lartë të shmangin çdo deklarim kritik të bërë me dashje apo pa dashje ndaj personave të sëmurë e familjarëve të tyre, apelon Komisionerin kundër Diskriminimit dhe Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale, Avokatin e Popullit dhe nën/komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvend, etj, që të investohen në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të sipërcituar; si edhe apelon median të shmangë çdo raportim që cenon liritë e të drejtat e njeriut dhe që shkel dukshëm privatësinë e pacientëve dhe privatësinë e familjeve të tyre që gjenden në këtë situatë të vështirë.?-thuhet në deklaratën e ISP./ CNA.al

Lajmet e fundit nga