Connect with Us

Shkon në 10 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv 67-vjeçari 

Kronika

Shkon në 10 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv 67-vjeçari 

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shendetesise, ben te ditur se 67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

LEXO EDHE:  “Kutërbon padije”/ Vasili i kthehet keq Ramës: Leri profesionistët të bëjnë punën

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare/ Viktima e nëntë me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se 52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.​
LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau veten pasi u burgos për vjedhjen e 1,200 lekëve/ Kërkohet ndëshkim për gjyqtarët dhe prokuroren

Publikuar

-

Nga

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kërkojnë Inspektorit të Drejtësisë Artur Metani të hetojë tre gjyqtarë të apelit të Tiranës një të shkallës së parë si dhe një prokurore pasi gjykohet se kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri, i cili, pavarësisht se akuzohej për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë, u vendos në masë sigurie arrest me burg.

I pandehuri më vonë kreu vetëvrasje në burg. Disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësuan se masa e sigurisë Arrest me Burg për një të pandehur të akuzuar për vjedhje dhe që më pas vrau veten në qelitë e paraburgimit, është dhënë në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe duke cënuar të drejtat themelore të të pandehurit, i cili ishte me aftësi të kuzuara.

Organizatat i dërguan një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga shqyrtimi i rastit nga juristët e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, këta persona dhanë msë sigurie, arrest me burg duke i mohuar të pandehurit të drejtën për avokat mbrojtës si dhe duke përdorur me tepri këtë masë sigurie ndërkohë që kishin dijeni se i pandehuri ishte me aftësi të kufizuara.

Shtetasi Bilal Hasani, 43 vjec varu veten në njësine paraburgimit në Tiranë më 21 shkurt, 2020
Vendimi për masë sigurie për të u denoncua fillimisht nga emisioni Stop në TV Klan, ku familjarët argumentuan se Hasani nuk duhej të gjykohej me masë sigurie arrest me burg për shkak se vuante nga skizofrenia. Regjistrimi audio i seancës gjyqësore u publikuar në media duket se mbështet pretendimet e familjarëve.

LEXO EDHE:  Edhe sa viktima nga Covid-19 mund të përballojmë?

LEXO EDHE:  Drejtoresha e ISHP: Virusi nuk kërkon “pasaportë”, kemi rritur mbikqyrjen  

“Nga materiali i publikuar në media rezulton se gjendja shëndetësore e personit nën hetim, të ndjerit Bilbil Hasani, është anashkaluar edhe nga ana e prokurores znj.Elina Kombi,” shkruhet në letrën e rmosur nga nëntëmbëdhjetë organizata. “Rezulton se gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë Z. Ardian Kalia, i cili ka realizuar vleftësimin e masës arrest në agrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ka qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore, për shkak se 3 (tre) epikriza janë depozituar nga ana e mbrojtëses së zgjedhur dhe janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor,” vijon më tej letra.

Gjykatat shqiptare janë të njohura për përdorim me shumicë të masës së sigurisë arrest me burg, një tregues ky që sipas studiuesve, përbën një neglizhencë të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe brendësim instuticional të prezumimit se kushdo që përfundon në gjykatë duhet me doemos të jetë fajtor.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Policia ndëshkon 100 qytetarë “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Sipas uniformave blu, në Lezhë është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., 19 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në Vlorë janë arrestuar shtetasit Sh. B., 47 vjeç dhe G. Gj., 35 vjeç, pasi janë konstatuar duke lëvizur  me këmbë jashtë orarit të lejuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Po ashtu, policia informon se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 100 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

LEXO EDHE:  Foto – Indianët “kurë” të veçantë/ Pijnë urinë lope për të luftuar koronavirusin

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Silva Bino apel të fortë qytetarëve: Mund të bëheni burim infeksioni

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

LEXO TE PLOTE