Connect with Us

Salianji i përvishet Ramës për masat/ “Po sillesh si pronar shteti, është koha të veprosh për popullin”

Politikë

Salianji i përvishet Ramës për masat/ “Po sillesh si pronar shteti, është koha të veprosh për popullin”

Publikuar

-

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën aktuale në vend dhe me masat që ka marrë qeveria për të luftuar koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji deklaron se shteti është strukturë e ngritur për të ndihmuar individin dhe kështu duhet të sillet.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po sillet si pronar i shtetit dhe qytetarëve dhe komunikon se çfarë masa duhet të marrë pupulli.

“Kudo flitet se si të ndihmohen qytetarët ky flet se si të ndihmohet qeveria që të ketë para të paguajë miliarderët! Kudo flitet se si të mbijetojnë familjet dhe bizneset ky flet se si të mbijetojë qeveria! Kudo në botë qeveritë veprojnë këtu vetëm flitet! Në kushtet e një fatkeqësie natyrore dhe emergjence shëndetësore qeveria së paku duhet të tentonte të menaxhonte krizën reale, ndërkohë që qeveria po përpiqet të menaxhojë vetëm perceptimin e publikut duke luajtur vetëm me akte propogandistike!

LEXO EDHE:  A po i falimentojnë edhe bankat qeverisë Rama?!

Në këto situata shumë qeveri mund të menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të dështojnë prej situatës, por të dështosh sepse sdo të menaxhosh duke mos ofruar shërbime por fjalë dhe akte boshe nëpër etër është perfide dhe tregon qartë që lufta nuk bëhet për ti shërbyer qytetarëve por për akumulim personal të PR dhe për të bindur qytetarët sikur po punohet ndërkohe që qytetarët nuk bëjnë dot sikur po ushqehen me lugen bosh”, deklaron demokrati.

Ai thekson se nuk është koha për të menduar për pushtetin politik dhe paratë e korrupsionit, është koha për të vepruar për popullin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka i përgjigjet Ballës/ Prioriteti juaj, tenderat dhe PPP-të, ktheni lekët e vjedhura

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur numrit dy të PS-së, Taulant Balla pas replikave në distancë për paketën ekonomike.

Me një shënim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama dhe Balla kanë prioritet “tenderat, koncesionet dhe PPP-të korruptive”.

Sipas  Palokës Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Postimi i plotë:

Taulant Balla nuk ka sesi ta pranojë propozimin e Lulzim Bashës dhe Opozitës për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin. Prioritet i Ballës dhe  Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre.

Mjafton një analizë e thjeshtë:

– Me paratë që i janë dhënë mikut trafikant të Taulant Ballës, plot 15 milion euro, sot mund të paguheshin pagat për 70 mijë punonjësit e call centers dhe fasonerive,

– Me paratë që i janë dhënë 10 oligarkëve, miq të Edi Ramës, për 10 PPP e koncesione korruptive, sot do mbuloheshin shpenzimet për jetesë për 300 mijë familje shqiptare.

LEXO EDHE:  A do futet LSI në zgjedhje?!/Rama: As që diskutohet, ja gabimi i madh i Metës

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Rama: Edhe skeptikët njohën meritën e Shqipërisë

– Me paratë qe kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sipas KLSH, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë, asnjë biznes nuk do të rrezikonte falimentin dhe asnjë familje nuk do të ishte nëpër cadra apo shtëpi të dëmtuara, sepse nuk marrin dot bonus qiraje.

– Me 8 milion euro që ka marrë Vilma Nushi vitin e shkuar, sot nuk do të kishim stafet mjekesore të rrezikuara, sepse skanë veshjet e nevojshme e s’do të kishim mungesë testesh për të identifikuar të prekurit me koronavirus.

Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. Boll me propagandë! Kthejuni shqiptarëve ato që i keni vjedhur! Dalin dhe teprojnë për të përballuar krizën!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama publikon kurbën e progresit të koronavirusit/ Thirrje qytetarëve: Ta shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kurbën e progresit të konfirmuar deri më tani nga koronavirusi në shtete të ndryshme të botës.

Rama thotë se kurba tregon rezistencën fantastike të shqiptarëve dhe shtron pyetjen se si duhet të vazhdojmë tani e tutje në këtë betejë. Ai thekson se të gjithë bashkë duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky armik i padukshëm.

“Kurba e rritjes së presionit të armikut e matur për çdo vend pas 20 rasteve të para, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

LEXO EDHE:  “Sandër Lleshaj xhiron bosh/ Ramës i ka rënë goma në fund të oqeanit”

LEXO EDHE:  Sherri Rama-Ndocaj/ Zbardhet telefonata që largoi ish-deputetin nga PS-ja

Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjekët shqiptarë në Itali/ Meta: Solidariteti dhe sakrifica juaj do forcojnë marrëdhënien mes dy vendeve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët shkuan sot në Itali për të luftuar në vijën e parë me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Meta shkruan se solidariteti i treguar me popullin fqinj në këtë situatë të vështirë do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“l Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.”

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020

LEXO TE PLOTE