LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia mbyll kufijtë dhe fluturimet/ Ashpërson masat për shkak të koronavirusit

28 Mars 2020, 16:08, Kosova & Bota CNA
Rusia mbyll kufijtë dhe fluturimet/ Ashpërson masat për shkak

Rusia shtrëngon masat për shkak të koronavirusit, i cili ka prekur deri më tani 1264 raste.

Autoritetet ruse deklaruan sot se do të mbyllin përkohësisht fluturimet dhe kufijtë tokësorë, në sajë të masave të marra për të luftuar virusin.

?The Moscoë Times? raporton se udhëtimet dhe fluturimet do të mbyllen nga e hëna dhe gjithashtu do të mbyllen paraprakisht për një javë të gjitha bizneset, pikat e kontrollit të automjeteve, hekurudhave dhe këmbësorëve.

Këto masa u paralajmëruan pasi vetëm në 24 orët e fundit në Rusi janë konfirmuar 228 raste të reja me COVID-19.

Nga e hëna do të punojnë vetëm bizneset kryesore si farmacitë dhe supermarketet.

Ndërkohë, Moska ka mbyllur të gjitha kafenetë, restorantet dhe dyqanet, përveç atyre që shesin ushqime dhe ilaçe deri më 5 prill./ CNA.al

Lajmet e fundit nga