Connect with Us

Riatdhesohen gjashtë shqiptarë të mbetur në Bari/ Testohen për Covid-19

Sociale

Riatdhesohen gjashtë shqiptarë të mbetur në Bari/ Testohen për Covid-19

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm janë riatdhesuar gjashtë shtetas shqiptarë, të mbetur në Bari, pas mbylljes së kufijve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se shqiptarët u kthyen me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës nën masa të rrepta sigurie dhe më pas u është kryer edhe testi i COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë.

Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetëkarantinim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Epidemiologia shqiptare në SHBA këshilla kundër Covid-19/ Kjo është e vetmja armë që kemi në dorë

Publikuar

-

Nga

Epdemiologia shqiptare në Florida, Erta Cenko tha se në kushtet kur Covid-19, ka ende gjëra të panjohura dhe nuk ka një kurë për shërimin e saj, e vetmja gjë që kemi në dorë për shkëputur zinxhirin e transmetimit, është izolimi dhe distanca fizike që sipas saj duhet të jetë 1,5 metër.

Në një lidhje live me Ilva Now, teksa solli shembullin e Italisë, vendi ku numri i vdekjeve është shumë i madh në krahasim me SHBA, që ka numrin më të madh të të prekurve, Cenko solli në vëmendje një studim që e lidhte këtë me tre faktorë: Fakti që Italia është në vendin e dytë në botë për popullsinë më jetëgjatë, stili i jetesës në Itali, ku ndryshe nga SHBA të rinjtë kanë marrëdhënie të ngushta me më të moshuarit dhe takohen shpesh me ta, dhe e treta fakti që masat nuk u morën në kohën e duhur dhe situata nuk u mor seriozisht.

Mjekja shqiptare theksoi faktin se ka kërkime shkencore për vaksinën kundër virusit, por ka ende shumë pikëpyetje.

LEXO EDHE:  Durres, perplaset nga makina, ne gjendje te rende 60-vjeçari

LEXO EDHE:  Vuanin nga depresioni/ Dy vetëvrasje brenda pak orësh në Durrës

“Nëse virusi pëson mutacion, çdo avancim për kurën apo vaksinën do dështojë. E vetmja mënyrë për të shkëputur zinxhirin është izolimi. Edhe mbajtja e distancës është shumë e rëndësishme. Distanca dhe izolimi janë mënyrat e duhura për t’u mbrojtur. Lexoj lajme që flasin për përdorimin e disa votaminave, kjo nuk është e vërtetë. Disa nga këto lajme mund të jenë edhe të dëmshme. Ato mund ta rrisin imunitetin, por nuk do thotë se nuk infektohemi”, – shpjegoi mjekja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet gjatë fundjavës, sa do të arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ashtu si ditët e fundit edhe për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë dita e sotme do të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të veriut.

Në zonën e jugut do të ketë më tepër kthjellime por edhe në zonat e sipërpërmendura nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Gjithashtu lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Sipas SHMU, duke vijuar për ditën e Diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

LEXO EDHE:  Skandali në Hipotekë/ Erion Braçe lajmëron shkarkime të tjera

LEXO EDHE:  Turp kombëtar në Durrës/Autoritetet bllokojnë rrugën për kosovarët

Përgjatë të dyjave ditëve do të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 28 mars 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi

Nëse ka situata të mbetura pezull, tashmë ka ardhur momenti që të flisni hapur. Vetëm pasi të sqaroheni do të ndiheni më të qetë.

Demi

Është e kotë që të kapeni pas situatave të së kaluarës të cilat nuk ju përkasin më. Tashmë ka ardhur momenti për tu kthyer në lojë dhe të mos frikësoheni.

Binjakët

Duhet të kaloni çdo pengesë që është e jashtme por që ka ndikim tek ju. Mund të ketë shpenzime shtesë, si dhe ndryshime lidhur me personat që ju rrethojnë.

Gaforrja

Do të keni ndikim të favorshëm të yjeve, për të dashuruar më shumë. Është e kotë që të merreni me çështje të së kaluarës, pasi tashmë ka persona që ju mbështesin.

Luani

Nëse dikush ju ka krijuar probleme, tashmë duhet të kaloni një sërë vështirësish. Ndërsa kush prej të lindurve të kësaj shenje ka pësuar një ndarje apo krizë, mund të përballet me një kthesë pozitive.

Virgjëresha

Në dashuri, tashmë do të keni mundësi që të gjeni një mbështetje apo bashkëpunim me leverdi. Një person të cilin e keni afër, mund të ketë një zgjedhje të dyjëzuar. Mirëpo ky është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi dhe mundësi.

Peshorja

LEXO EDHE:  Durrës/ Kapen me armë dhe drogë, arrestohen tre të rinj

LEXO EDHE:  Deputetja e PD ka një pyetje të veçantë për Ramën/S’po na zë gjumi!

Në këtë moment nuk iu pëlqen që të mbeteni të mënjanuar, por kur do përballeni me probleme, mirë është që të reflektoni. Kjo ditë do të sjellë zhvillime me leverdi.

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Marsit, do ju shkaktojë stres të madh. Do të ketë rikuperim të ndjeshëm energjie, ndaj nuk duhet ta vlerësoni këtë periudhë.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që të keni më shumë kurajo dhe të shmangni personat të cilët ju tensionojnë. Keni nevojë për të gjetur kushte më të mira për të vepruar.

Bricjapi

Nuk i toleroni ata që futen në çështjet tuaja. Jeni natyrë e rezervuar dhe për këtë arsye shmangni personat të cilët nuk dinë të jenë të matur, shkruan noa.al Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë.

Ujori

Është e rëndësishme që të pushoni më shumë, për të kaluar një problem. Do të keni mundësi që të përmirësoheni në raport me javët e kaluara.

Peshqit

Do të ketë probleme të cilat duhen kaluar. Nëse në dashuri nuk po merrni vëmendjen që pretendoni, atëherë mund të vendosni që ta kërkoni tjetërkund.

LEXO TE PLOTE