Connect with Us

Rama bën deklaratën e fortë/ Kjo mortje kërcënon të na grijë

Politikë

Rama bën deklaratën e fortë/ Kjo mortje kërcënon të na grijë

Publikuar

-

Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar sot se as ai vetë nuk është i kënaqur me të gjitha masat shtrenguese të ndërmarra në luftë me koronavirusin. Por, kreu i qeverisë theksoi se kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni”, sic tha ai.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama tha se këtë luftë nuk e solli ai, por atij i ka rënë të bëjë rolin e babait.

“Mua më ra për hise tua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese? Më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë? Cdo ditë e më shumë njerëz me një hall më të madh. Më pëlqen të mbyll shkolla e biznese e të rri t’ju tregoj cdo ditë se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi, apo me shumëkënd që kritikon këtu sikur ja solla unë luftën, sikur unë rri në një shpellë prej floriri dhe analizoj. Unë ju tremb ju se ju them të ruheni? Të mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Nuk e shihni ju cfarë po ndodh, jo më shume larg, po në Itali? Vuajnë qindra mijëra shqiptarë atje. Ushtria amerikane nxori autokolona, me makina të blinduara që njerëzit të mbyllen breda, në këtë luftë as Amerika ska ilac tjetër vec mbylljes brenda, s’kam trrugë tjetër vecse të shpëtoj jetën e familjarëve tanë”-deklaroi kreu i qeverisë. .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    28 Mars, 2020 at 7:06 pm

    Te grifte ty te parin o surrogat

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Covid-19/ MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm për shoferët e kamionëve

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve.

Drejtuesit shqiptarë të kamionëve, të cilët do të kalojnë tranzit në territorin bullgar duhet të respektojnë afatin 24 orësh për të dalë nga Bullgaria, pasi në të kundërt ata duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore.

Kundrejt drejtuesëve të cilët nuk do të respektojnë rregullat e karantinës, do të merren masa ndëshkuese.

LEXO EDHE:  Spitali Ushtarak pa anestezikë, Rama krekoset me investimin italian

LEXO EDHE:  Shkullaku: Blushi po e rrënon imazhin e Ramës

Në rastet e nevojës për asistencë, shtetasit shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Bullgari në numrin +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected]

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla ironizon Bashën për deklaratat/ “S’na la rehas as 7×7=42-shi”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhe akuzave të këtij të fundit.

Balla ka shprehur mirënjohjen për çdo punonjës të shtetit dhe i është përgjigjur Bashës lidhur me Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit

“Mirënjohje çdo punonjësi të shtetit për shërbimin ndaj qytetarëve. Me ndihmën e zotit ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë!

LEXO EDHE:  Vizita në Itali/ Rama i përgjigjet kritikëve

LEXO EDHE:  Drejtoresha e ISHP: Virusi nuk kërkon “pasaportë”, kemi rritur mbikqyrjen  

Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Akti Normativ për rishikimin e buxhetit dhe të gjitha aktet e tjera normative kanë hyrë në fuqi prej ditës së miratimit të tyre dhe shqyrtohen në Kuvend brenda 45 ditëve”, shkruan Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha refuzon qeverinë teknike/ “Nuk është në radarin tim”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës ka refuzuar qeverinë teknike gjatë kohës kur i gjithë vendi po lufton me koronavirusin.

Teksa u pyet në emisionin “Kjo Javë” nëse do të kërkonte qeveri teknike, Basha tha se aktualisht kjo kërkesë nuk është në radarin e tij.

“Për momentin nuk është në radarin tim asnjë temë e axhendës politike. Jemi në emergjencë për shkak të mos veprimit apo keqveprimit të autoriteteve ndaj krizës. Është koha që kësaj papërgjegjshmërie t’i vëmë fre, të korrektohet kursi dhe tu vihet në ndihmë njerëzve. Sot është koha për të garantuar mirëqenien e shqiptarëve”, deklaroi kryedemokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE