Connect with Us

Princesha e Spanjës humb jetën nga koronavirusi

Bota

Princesha e Spanjës humb jetën nga koronavirusi

Publikuar

-

Princesha e Spanjës Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pasi u infektua me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë vëllai i saj Princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas.

Maria Teresa ka qenë princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë.

Ajo ka lindur në , Francë, në 28 korrik 1933. Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859.

LEXO EDHE:  Mjeku i njohur flet me shifra/ “Numri i personave të infektuar në Shqipëri mund të jetë mbi 400”

Xing

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Në dhomat e terapisë intensive, mjekët tregojnë “ferrin” e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shndërrohet në një makth për të gjithë botën, për frikën që pothuajse çdo banor në planet ka nga shifrat në rritje tronditëse dhe nga mundësia reale e një rreziku të madh për veten dhe të dashurit.

Por për disa persona, COVID-19 është diçka shumë e prekshme. Diçka që ka zë, lotë dhe fjalë, ato të pacientëve që duhet të kurojnë, ose t’ i mbyllin sytë për herë të fundit.

Mjekët e triazhit dhe ato të terapisë intensive janë ushtarët në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit, dhe pamjet që shohin përditë dhe kanë filluar të tregojnë janë vërtetë të ngjashme me ato që gjyshërit e tyre tregonin për luftën botërore.

Pamjet të veriut të Italisë dhe së fundmi të Spanjës kanë përlotur të gjithë botën, por tani problematika të theksuara po hasin sistemet shëndetësore të çdo vendi, edhe të vendit më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje pikërisht këtu, sipas vrojtimit të CNN që ka intervistuar disa nga personeli shëndetësor që po përballet me emergjencën, kanë dalë në pah mangësi që nuk mendoheshin në kohë ”paqeje”.

Një nga infermieret e terapisë intensive në spitalin e Çikagos nuk përmbahet dot. “ Disa nga koleget refuzojnë të hanin dhe pinin për 12 orë rresht, sepse ishin të tmerruara nga fakti që do të hiqnin dhe të vishnin sërish të njëjtat pajisje mbrojtëse”, thotë, duke pohuar shqetësimin e të gjithëve përballë një situate që “vetëm sa po përkeqësohet”.

Janë të shumta infermierët që shprehen tashmë publikisht në rrjetet sociale. Njëra  prej tyre, nga Nju Jorku, shkruante se nuk kishte fjetur gjatë gjithë natës, se mendja e saj nuk arrinte dot të “shuhej”, nga pamjet e ditës së djeshme që për të, ishin “më tronditëset që kam parë deri më tani”, me pacientë që vinin nga çdo cep i metropolit pa pushim, sa që në një moment u detyrua të futej në tualet dhe të qajë, “sepse e dimë që do të bëhet më keq dhe se është e pabesueshme që edhe tani jemi në pikën tonë kritike”.

LEXO EDHE:  Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Noka i përvishet Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

Colleen Smtih, një mjeke e urgjencës po në Nju Jork, është edhe më eksplicite. “Ndodhemi në Amerikë, dhe mendohet se jemi një vend i përparuar. Por ndërkohë unë tashmë nuk kam as materialin bazë për të mjekuar pacientët e mi. Shoh politikanët që thonë që gjithçka do të shkoj mirë, por për ne që ndodhemi këtu, nuk është kështu. Po na mbarojnë edhe bombolat e oksigjenit”, thotë Smith.

Nga i gjithë personeli, personi që rri më afër pacientëve me simptoma të rënda është anestezisti. Doktor Cory Deburgrev është një i tillë, dhe thotë që këtë javë ka punuar 94 orë, rreth 13 orë në ditë, pa pushim. Është pikërisht ai që praktikon intubimin e pacientëve në terapi intensive. Por jo vetëm.

“Për shumë nga ata jam fytyra e fundit që shohin, zëri i fundit që dëgjojnë, para se të futen në anestezi”. Shumë prej tyre e dinë që nuk do të zgjohen më. “Thjesht të këputet shpirti, disa prej tyre i njihja personalisht. Dhe kur mendon që me siguri asnjë prej tyre nuk do të ketë vizita nga të afërmit, nuk mbetet gjë tjetër veçse të jesh ti i afërmi i tyre, duke i shtrënguar dorën, duke treguar sensibilitet”, thotë mjeku.

Ai tregon edhe se është i shokuar nga mosha e disa prej pacientëve, ku përtej të moshuarve ka plot 50, 40 po edhe 30-vjeçar. COVID-19 prek këdo.

Të gjithë, mjekë dhe infermierë, përballë sakrificës së tyre, që shpesh i ka kushtuar dhe jetën, kanë një lutje të vetme. “Rrini në shtëpi, ne nuk mund të rikthehemi në të tonat deri sa gjithçka do të mbarojë. Duket një film, por është gjithçka e vërtetë”/A2

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

95 raste të reja me koronavirus në Greqi/ Në total 32 viktima

Publikuar

-

Nga

Dalin shifrat e të prekurve dhe viktimave në Greqi. Mësohet se deri më tani janë regjistruar 32 viktima nga koronavirusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në shtetin fqinj Sotiris Tsiodras, tha për mediat se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 95 raste të reja të infektuarish, duke e dërguar shifrën totale në 1,061.

Media greke “Kathimerini” shkruan se mosha mesatare e të prekurve është 66 vjeç. Ndërkohë Tsiodras bëri me dije se 69 persona janë në kujdes intensiv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy raste të tjera me koronavirus në Kosovë/ Shkon në 90 numri i të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konfirmon dy raste të tjera të prekurish me koronavirus në Kosovë.

Mësohet se deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 90.

IKSHPK deklaron se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë globale?/ Çfarë ndodh me Shqipërinë

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

Ndërkohë, autoritetet kosovare i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë nga të tjerët, pasi kjo mund t’jua shpëtojë jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE