Connect with Us

Paloka i përgjigjet Ballës/ Prioriteti juaj, tenderat dhe PPP-të, ktheni lekët e vjedhura

Politikë

Paloka i përgjigjet Ballës/ Prioriteti juaj, tenderat dhe PPP-të, ktheni lekët e vjedhura

Publikuar

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur numrit dy të PS-së, Taulant Balla pas replikave në distancë për paketën ekonomike.

Me një shënim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama dhe Balla kanë prioritet “tenderat, koncesionet dhe PPP-të korruptive”.

Sipas  Palokës Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

Postimi i plotë:

Taulant Balla nuk ka sesi ta pranojë propozimin e Lulzim Bashës dhe Opozitës për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin. Prioritet i Ballës dhe  Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre.

Mjafton një analizë e thjeshtë:

– Me paratë që i janë dhënë mikut trafikant të Taulant Ballës, plot 15 milion euro, sot mund të paguheshin pagat për 70 mijë punonjësit e call centers dhe fasonerive,

– Me paratë që i janë dhënë 10 oligarkëve, miq të Edi Ramës, për 10 PPP e koncesione korruptive, sot do mbuloheshin shpenzimet për jetesë për 300 mijë familje shqiptare.

LEXO EDHE:  Balla në Venecia për Metën: Hiq dorë nga cënimi apo vlerësimet negativiste

– Me paratë qe kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sipas KLSH, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë, asnjë biznes nuk do të rrezikonte falimentin dhe asnjë familje nuk do të ishte nëpër cadra apo shtëpi të dëmtuara, sepse nuk marrin dot bonus qiraje.

– Me 8 milion euro që ka marrë Vilma Nushi vitin e shkuar, sot nuk do të kishim stafet mjekesore të rrezikuara, sepse skanë veshjet e nevojshme e s’do të kishim mungesë testesh për të identifikuar të prekurit me koronavirus.

Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. Boll me propagandë! Kthejuni shqiptarëve ato që i keni vjedhur! Dalin dhe teprojnë për të përballuar krizën!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama publikon kurbën e progresit të koronavirusit/ Thirrje qytetarëve: Ta shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kurbën e progresit të konfirmuar deri më tani nga koronavirusi në shtete të ndryshme të botës.

Rama thotë se kurba tregon rezistencën fantastike të shqiptarëve dhe shtron pyetjen se si duhet të vazhdojmë tani e tutje në këtë betejë. Ai thekson se të gjithë bashkë duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky armik i padukshëm.

“Kurba e rritjes së presionit të armikut e matur për çdo vend pas 20 rasteve të para, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

LEXO EDHE:  Paloka e pranon që nuk pati garë në PD/ Dihej që gara do fitohej nga Basha

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi mes PD dhe PS në Bruksel/ Flet Taulant Balla

Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjekët shqiptarë në Itali/ Meta: Solidariteti dhe sakrifica juaj do forcojnë marrëdhënien mes dy vendeve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët shkuan sot në Itali për të luftuar në vijën e parë me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Meta shkruan se solidariteti i treguar me popullin fqinj në këtë situatë të vështirë do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“l Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.”

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE vlerëson solidaritin e Shqipërisë me Italinë/ “Flamuri juaj të valëvitet mes flamujve të unionit”

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Europian ka vlerësuar maksimalisht gjestin e Shqipërisë ndaj shtetit italian ku gjatë pasdites së sotme 10 mjekë dhe infermjer u nisën për t’iu bashkuar kolegëve të tyrë në Lombardi në luftën kundër Covid-19.

Twitteri i BE është shpërndarë edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili shkruan në shqip ‘Faleminderit shumë Shqipëri’.

Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain”, shkruan BE në Twitter

 

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri zbulon skemën/ Si mund të bëhet kompensimi pas tërmetit pa korrupsion dhe tendera 

LEXO EDHE:  Balla "tallet" me Palokën/ Nethër o Lulthim

LEXO TE PLOTE