Connect with Us

OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm/ Kush përfiton nga falja e kamatvonesave

Sociale

OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm/ Kush përfiton nga falja e kamatvonesave

Publikuar

-

Në kuadër të planit të hartuar nga qeveria për zbutjen e efektit negativ që krijon përballimi i emergjencës mjekësore të shkaktuar nga Covid-19, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vënë në zbatim paketat lehtësuese për klientët debitorë.

OSHEE bën të ditur se nga kjo paketë përfitojnë 227,568 abonentë. Po ashtu, në deklaratë thuhet se masat lehtësuese përfshijnë borxhet e vjetra të akumuluara dhe nuk kanë të bëjnë me detyrimin e abonentëve për të paguar faturën e rregullt të konsumit mujor të energjisë i cili mbetet i njëjtë.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU Sh.A), pjesë e OSHEE Group, sqaron median dhe opinionin publik për sa vijon:

1. Pagesa e faturës mujore

Çdo konsumator i energjisë elektrike, familjar apo biznes, duhet të paguajë rregullisht dhe brenda afatit faturën e konsumit mujor. Kjo është e vetmja mënyrë se si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mund të garantojë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji.

Stafi i OSHEE në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit punon me turne, çdo ditë nga ora 06:00 deri në 13:00, me përjashtim të ditës së dielë.

Për të shmangur rradhët dhe kontaktet e shpeshta, çdo abonent mund të shfrytëzojë kanalet alternative për pagesën e faturës mujore të energjisë: Sportelet e Postës Shqiptare; bankat e nivelit të dytë; pikat e transfertave të parave dhe kudo ku është e vendosur logo OSHEE – Këtu paguhet fatura e energjisë elektrike. Abonentët mund të shfrytëzojnë edhe hapësirat online përmes faqes zyrtare të OSHEE, portalit qeveritar E-Albania dhe aplikacionet Banking Mobile.

2. Skema e faljes së kamatave për abonentët debitor

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesa e OSHEE Group, ka hartuar paketat specifike përmes të cilave abonentët debitore do të mund të përfitojnë falje të kamatvonesave.

a) Kategoria e parë e përfituesve

Rezultojnë 90,194 abonentë, prej të cilëve 88,518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që aktualisht kanë një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore.

Për këta abonentë, OSHEE ka vendosur të zbresë plotësisht vlerën e kamatvonesës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019. Shuma totale e falur për këtë kategori kap vlerën e 46 milion USD. Pjesa kryesore e kësaj shume, rreth 41 milion USD ka si përfitues abonentët familjarë ndërsa pjesa e mbetur konsumatorët e regjistruar si biznes.

LEXO EDHE:  Skandal i OSHEE/ I jep 300 mijë USD pa tender një njeriu të akuzuar për korrupsion

Për të gjithë këta 90,194 mijë abonentë, OSHEE do të riskedulojë menjëherë aktmarrëveshjet aktuale duke u kryer zbritjen e kamatëvonesës së akumuluar deri në 31 Dhjetor 2019 dhe tanimë të falur.

Klientët familjar të cilët paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste mujore 2500, 2800 apo 4200 lekë/muaj do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 2000 lekë/muaj.

Kategoria e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe të papunëve që paguanin aktualisht sipas aktmarrëveshjeve përkatëse këste prej 1200 ose 1800 lekë/muaj do të përfitojnë nga falja e kamatës duke paguar tashmë këste të reduktuara në vlerën 1000 lekë/muaj.

Abonentët biznes të cilëve u falet kamatvonesa e krijuar deri më 31 Dhjetor 2019, do të paguajnë tashmë këstet mujore të shlyerjes vetë  të vlerës së principalit.

Afati për faljen e kamatëvonesës dhe riskedulimin e aktmarrëveshjeve të kësaj kategorie abonentësh është brenda 30 Prill 2020.

b) Kategoria e dytë e përfituesve

Sipas të dhënave të sistemit, rezultojnë 137,374 mijë abonentë debitorë (familjarë dhe biznese) të cilët nuk kanë një aktmarrëveshje të nënshkruar me kompaninë për shlyerjen e detyrimit të mbartur.

Këtyre abonentëve do tu ofrohet mundësia të jenë gjithashtu përfitues të faljes së kamatvonesës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019.

Për të përfituar faljen e kësaj vlere të kamatës, brenda datës 30 Qershor 2020 (nëse nuk ka reduktime të mëtejshme të orareve të qarkullimit), ata duhet të lidhin një aktmarrëveshje me kompaninë dhe të dakordësohen për të paguar me këste vetëm principalin e akumuluar deri në fund të vitit 2019. Shuma totale e pritshme për tu falur për këtë kategori konsumatorësh arrin në mbi 89 milion USD.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Krijohet Platforma Heroi im/ Regjistrohen vullnetarët e parë në ndihmë të personelit shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Pandemia botërore e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës të gjithsecilit prej nesh. Prej ditësh jemi mbyllur në shtëpi me sytë nga lajmet dhe shpresën se shëndetësia do të arrijë të shpëtojë të gjithë personat e prekur. Ndërkohë, një kategori e veçantë njerëzish ndodhet në vijën e parë të luftës dhe çdo ditë punon me vetëmohim dhe sakrificë të tejskajshme për të siguruar që ne, ata që qëndrojmë në shtëpi, të mos prekemi nga virusi. Ata janë mijëra Doktorë, Infermierë dhe Personel Sanitar, të cilët po punojnë çdo ditë me orare të zgjatura, duke vënë shëndetin e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne, pjesën tjetër të popullsisë. Secili prej tyre është familjar dhe ka përgjegjësi të tjera në jetë, të cilat i ka lënë pezull për të na ndihmuar. Kur ata lënë turnin, dyqanet janë të mbyllura; lëvizjet në rrugë janë të ndaluara. Në këto kushte është në dorën tonë të ndihmojmë sadopak ata dhe familjet e tyre.

Lidhur me kete situate, një grup vullnetarësh kane krijuar një platformë on-line, e cila synon të krijojë një rrjet vullnetarësh nga e gjithë Shqipëria, për t’i ardhur sadopak në ndihmë personelit shëndetësor dhe familjeve të tyre.

www.heroi-im.al është platforma on-line ku personat e interesuar regjistrohen si vullnetarë dhe ndihmojnë.

Platforma është e re, e hapur vetëm një ditë më parë, por menjëherë ka gjetur mbështetje nga një numër i madh njerëzish. Brenda 24 oreve te para jane rregjistruar 50 vullnetarë. Ne parashikojmë që numri tështohet ndjeshëm në ditët në vijim kur nisma të promovohet mediatikisht.

“Platforma shërben për të lidhur njerëzit me njerëzit në nivel lokal dhe synon që të bëjë lidhjen direkte mes personit që dëshiron të ndihmojë dhe personelit shëndetësor. Mënyra e dhënies të ndihmës është e shumëllojshme, sipas mundësive personale të secilit. Mundësitë janë të shumta dhe në fund është në dorën e personelit shëndetësor nëse do i duhet ndihmë apo jo. Ne duhet të jemi gati që kur mjekët të kenë nevojë për ndihmë, të kemi një skemë funksionale në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë”,- tha një nga administratorët e faqes. Ai shton se data-baza e vullnetarëve të regjistruar deri më tani i është dorëzuar ISHP, e cila nga ana e saj,fillimisht do t’ia vërë në dispozicion mjekëve të Spitalit Infektiv dhe në të ardhmen me shtimin e numrit të vullnetarëve edhe strukturave të tjera siptalore. Ne synojmë që deri në fund të javës tjetër të kemi një strukturë me mbi 1000 vullnetarë.

LEXO EDHE:  Tirana dy ditë pa energji elektrike/ Ja zonat që preken

LEXO EDHE:  Largohet drejtori i OSHEE/ Ja kush e zëvendëson

Vizito www.heroi-im.al

Bëhu VULLNETAR AKTIV!

Përfshihunëluftën kundër epidemisë!

Regjistrimi në këtë platformëështë shumë i thjeshtë. Çdo person plotëson të dhënat e tij përmes formularit on-line dhe tregon se çfarë ndihme mund të ofroje.

Lista i dërgohet çdo ditë ISHP dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor apo strukturat e tjera nëse kanë nevojë të përdorin ndihmën e vullnetarëve i kontaktojnë ne vijim për detajet.

Kush mund të ndihmojë?

Të gjithë mund të ndihmojnë, por regjistrohuni vetëm nëse jeni të shëndetshëm dhe jo në grupin e rrezikut. Shërbimet tregtare janë të përjashtuara.

E rëndësishme:

Ndihmoni të tjerët vetëm nëse jeni vetë me shëndet të mirë dhe nuk i përkisni grupit në rrezik.

Jini të kujdesshëm për simptomat e koronavirus: temperaturë, ethe, lodhje, kollë e thatë, dhimbje të fytit. Respektoni masat dhe këshillat e qeverisë.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Riatdhesohen gjashtë shqiptarë të mbetur në Bari/ Testohen për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm janë riatdhesuar gjashtë shtetas shqiptarë, të mbetur në Bari, pas mbylljes së kufijve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se shqiptarët u kthyen me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës nën masa të rrepta sigurie dhe më pas u është kryer edhe testi i COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë.

Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetëkarantinim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet gjatë fundjavës, sa do të arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ashtu si ditët e fundit edhe për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë dita e sotme do të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të veriut.

Në zonën e jugut do të ketë më tepër kthjellime por edhe në zonat e sipërpërmendura nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Gjithashtu lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Sipas SHMU, duke vijuar për ditën e Diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

LEXO EDHE:  Dhurata e OSHEE për festat/ 4 tendera me 99% të vlerës

LEXO EDHE:  Paguhet kësti i fundit te CEZ/ Shteti shqiptar sërish pronar 100% i OSHEE

Përgjatë të dyjave ditëve do të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim.

LEXO TE PLOTE