LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e braktisim mikun në ditë të vështira”/ Rama përcjell drejt Italisë mjekët

28 Mars 2020, 15:20, Sociale CNA
“Nuk e braktisim mikun në ditë të vështira”/

10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë janë nisur drejt Italisë ku do ndihmojnë kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.

Të veshur me veshjen mbrojtëse, ata janë pëciell nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit.

?Sot ne nuk mund t?i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë. Pikërisht se nuk jemi të pasur dhe sepse nuk na ka lënë kujtesa, nuk mund ta lejojmë vetes të harrojmë miqtë në këto ditë të vështira. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën e botën?, tha Rama në fjalën e tij.

Ashtu si u raportua më heret mjekët që do të shkojnë në shtetin fqinj do të paguhen 3000 euro në muaj, ndërsa infermierët 2500 euro në muaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga