LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër ndryshon ora/ Akrepat shkojnë 60 minuta para

28 Mars 2020, 09:16, Sociale CNA
Nesër ndryshon ora/ Akrepat shkojnë 60 minuta para

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars), ndryshon ora dhe akrepat shkojnë 60 minuta para.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është në orën 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.

Ndër vite ndryshimi i ores, për shumë studiues amerikan dhe europian, konsiderohet e dëmshme për shëndetin për ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga