Connect with Us

“Mos më gjykoni aftësitë shkencore”/ Mjekët “masakrojnë” Taulant Mukën

Sociale

“Mos më gjykoni aftësitë shkencore”/ Mjekët “masakrojnë” Taulant Mukën

Publikuar

-

taulant muka

Ish zëvendësministri i Arsimit, apo siç ai vetëquhet “shkencëtari’, Taulant Muka, është përplasur ashpër me dy mjekët e njohur, Besim Boçin dhe Dritan Vasilin.

Muka  ka postuar një shënim në rrjetet sociale, ku aludon se kryeministri Edi Rama mund të ketë Covid-19, dhe se kongresi i PS-së mund të ketë shërbyer si vektor për përapjen e virusit, ndersa bën thirrje për transparencë dhe investigim epidemiologjik përmes testimit masiv për të kuptuar nivelin e infektimit në popullatë.

Por pikërisht këtu Muka është përballur me reagimin e dy mjekëve, por dhe të shumë komentues të tjerë të cilët duket se nuk e kanë kuryser aspak këtë herë.

“Nga shkenca në pseudoshkencë”, shkruan doktor Vasili me ironi, teksa i sugjeron dhe të shkruaj një libër.

“Nga shkenca në pseudoshkencë. Pse jo dhe fantashkencë. Mund të shkruash edhe një libër.

Veçse duhet të marresh në konsideratë psh. cluster-in në Sanatorium apo pacienten e Durrësit dhe ca cluster-a të tjerë pa lidhje me atë kongres. Apo pacientin Zero ardhur nga Italia. (në fakt nuk është zero) etj.

LEXO EDHE:  “Kanë krijuar “Covid-ambulanca”/ Mjekët shqiptarë tregojnë si po e përballon Gjermania koronavirusin

Po mund t’i futesh investigimit epidemiologjik, të ndjekësh rastet që ka kontaminuar Rama nëse ka qenë i prekur. Pse jo. Shans të provosh se lehtë është të gjurmosh”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Më i “papërtuar” duket se është treguar Dr.Boçi i cili shkuar se një shkencëtar i këtij kalibri nuk ka kohë të merret me hamendësime.

Ky njeri do jetë pa pune aty ku jeton se vetëm fantazon gjithë ditën dhe gjithë natën. Një “shkenctar “ i këtij kalibri nuk ka kohë të merret me këto hamendësime, dhe aq më tepër të spekulojë në kurriz të shkencës. Me siguri është ai muhabeti i abetares.”

“I prekur në sedër”, Muka i kërkon të mos gjykojë aftësitë e tij shkencore pasi doktori ka zero publikime. Ndaj më mirë të heshtë!/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbërrijnë në Itali mjekët shqiptar/ Ministri italian: I treguat BE-së vlerat europiane

Publikuar

-

Nga

Kanë mbërritur në Itali mjekët dhe infermjerët shqiptarë të cilët u nisën pasditen e sotme nga aeroporti i Rinasit në ndihmë të shtetit fqinj në luftën kundër koronavirusit.

Ata u pritën nga Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio i cili bëri me dije se ata do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë,  zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Di Maio shprehu gjithashu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë.

‘Dua të falenderoj publikisht  kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar  për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë’, tha Di Maio.

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Konfirmohen dy raste të reja me Covid-19 në Qarkun e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Vaun e Dejës.

Të prekurit janë familjarë të 35-vjeçarit i cili iu shtua dje listës së të prekurve në Qarkun Shkodër, raporton ABC news.

Nëna dhe kunata e 35-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke bërë që numri i të prekurve në këtë qark të shkojë në 8 raste.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në total numri i të prekurve me covid-19 ka shkuar në 197, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 11 raste kanë rezultuar pozitiv.

LEXO EDHE:  Në frontin e luftës me koronavirusin/ Berisha mirënjohje bluzave të bardha

LEXO EDHE:  Taulant Muka zbulon skandalin/ Kriminelë në krye të universiteteve?

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk e braktisim mikun në ditë të vështira”/ Rama përcjell drejt Italisë mjekët

Publikuar

-

Nga

10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë janë nisur drejt Italisë ku do ndihmojnë kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.

Të veshur me veshjen mbrojtëse, ata janë pëciell nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit.

“Sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë. Pikërisht se nuk jemi të pasur dhe sepse nuk na ka lënë kujtesa, nuk mund ta lejojmë vetes të harrojmë miqtë në këto ditë të vështira. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën e botën”, tha Rama në fjalën e tij.

Ashtu si u raportua më heret mjekët që do të shkojnë në shtetin fqinj do të paguhen 3000 euro në muaj, ndërsa infermierët 2500 euro në muaj./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Engjëjt e botës”/ Dedikimi prekës për mjekët

LEXO EDHE:  Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

 

LEXO TE PLOTE