Connect with Us

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot nga COVID-19

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot nga COVID-19

Publikuar

-

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19, që tashmë janë shëruar

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

“Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.
Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.
Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.”-tha Manastirliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 33 pacientë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë të ditur 33 persona me koronavirus janë shëruar.

Në një komunikim publik, Bino tha se numri i personave të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 197.

Më tej, Bino shtoi se 33 pacientë janë shëruar.

LEXO EDHE:  Vdes fëmija 3 vjeç në Berat/ Mjekja 65 vjeçare nën hetim

LEXO EDHE:  Manastirliu në Korçë/ Zgjerohet kantieri shëndetësisë, në 2019 rehabilitojmë edhe 100 qendra shëndetësore

“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”-tha Bino.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

11 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e cuar kështu numrin në total 197.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

LEXO EDHE:  Vdes fëmija 3 vjeç në Berat/ Mjekja 65 vjeçare nën hetim

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon burrin e deputetes socialiste me virusin "Korona"

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”-tha Bino.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

COVID – 19 trondit botën/ Shifrat zyrtare të të prekurve dhe pasojat

Publikuar

-

Nga

Të dhënat zyrtare që publikohen nga universiteti mjekësor John Hopkins në SHBA, tregojnë se ky vend tashmë ka numrin më të madh të të prekurve në bote, 104,837.  Italia ka kaluar edhe Kinën në numrin e të prekurve me Covid 19, si dhe ka numrin më të lartë të vdekjeve mbi 9.100. Sot në Itali rregjistrohen 86,498 persona të prekur më pas vjen Kina me 81,948 e pasuar nga 65,719 në Spanjë dhe  53,340 përsona të prekur në  Germani.

Numri i viktimave ka njohur sërish një rritje dje ku Italiu rregjistroi 969 viktima. Numri total i tyre në të gjithë botën është 27,862 persona, nga të cilët Italia ka 9,134 viktima, e dyta Spanja me 5,138, pasuar nga Kina me 3100, Irani 2838 dhe Franca 1995.

LEXO EDHE:  Gjashtë të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Braçe mesazh të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  Akuzat për shëndetësinë/ Manastirliu i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Vasilit

Persona të shëruar janë 131, 826 në të gjithë botën, ku 82 mijë janë në Kinë pasuar nga 11,133 në Iran, 10,950 në Itali, 9,357 në Spanjë, 6,658 në Gjermani dhe 5,700 në Francë.

Covid-19, ka prekur 177 vende deri tani në mbarë botën duke e kthyer në një nga pandemitë më të frikshme në histori./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE