LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta me koronavirusin/ 10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria nisen drejt Italisë

28 Mars 2020, 12:37, Politikë CNA
Lufta me koronavirusin/ 10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria

Dhjetë mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “Ne e duam Italinë”.

Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme në botë që është jeta ? komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë, të cilët nisen pasditen e sotme me një avion nga aeroporti i Rinasit.

Janë 10 mjekë dhe 20 infermierë që do të qëndrojnë për një muaj në Itali, për të dhënë jo vetëm kontributin e tyre por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përballon pandeminë me shifra të mëdha të prekurish dhe viktimash.

Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio

Lajmet e fundit nga