Connect with Us

Lubonja sulmon Ramën për dërgimin e stafit mjekësor në Itali/ Thirrje Metës, Kuvendit dhe qeverisë

Politikë

Lubonja sulmon Ramën për dërgimin e stafit mjekësor në Itali/ Thirrje Metës, Kuvendit dhe qeverisë

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një sakrificë ekstreme të kryeministrut Edi Rama për të bërë propagandë dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

Lubonja ka reaguar ashpër ndaj Ramës, të cilit i thotë se e kemi duruar për mbylljen ekstreme, ndërsa i ka dalë kundër edhe për këtë veprim.

“Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali. Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne – ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin. Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo. Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ky dhe kopjacin s’e bën mirë/ Kryemadhi i “çjerr” maskën Ramës

Analisti i bën thirrje Presidentit Ilir Meta, Parlamentit dhe qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri italian nuk i ndal falenderimet/ ‘’Shqipëria sot tregoi zemër të madhe’’

Publikuar

-

Nga

Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka falendeuar sërish Shqipërinë për  solidaritetin e treguar duke dërguar 30 mjekë e infermierë që t’u vinë në ndihmë kolegëve në shtetin fqinj në luftën kundër koronavirusit.

Di Maio shkruan në rrjetet sociale se Shqipëra sot tregoi zemrën e madhe duke ju gjendën afër Italisë me ekipin shëndetësor, pavarësisht se emergjenca ka prekur dhe vendin tonë.

“Solidariteti me Italine nuk ka kufij dhe Shqiperia sot e ka treguar veten zemer te madhe. Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermieresh ka mbërritur në Fiumicino të cilët nesër do të shkojnë në Lombardy, në zemër të kësaj emergjence për të mbështetur mjekët tanë, infermieret tanë dhe punëtorët tanë socio Pak përforcim për të mbështetur gratë dhe burrat në llogore për javë të tëra.

Falenderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar për afërsinë e tyre pavarësisht se emergjenca i preku edhe ata.
Për qytetarët italianë, atyre që po punojnë dhe përballen me këtë emergjencë në fushë, vetëm një gjë u them: nuk do t’ ju lëmë vetëm. Asnjëherë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu “bën për ujë të ftohtë” Ramën/ “Nuk është detyra e vetme të qajë si një “baba”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë një mesazh për qytetarët, të cilëve i thotë se kjo kohë kërkon durim, kurajo, vetëizolim të plotë dhe zbatim të rregullave të përcaktuara nga mjekët.

Mediu falenderon mjekët dhe infermierët nga zemra dhe i kërkon qeverisë që t’i garantojë atyre të gjitha pajisjet mbrojtëse.

Politikani thekson se çdo mjek i rrezikuar sjell me qindra qytetarë të rrezikuar apo pa ndihmë. Ai deklaron se ajo çka po ndodh në Itali dhe Spanjë, apo Shtetet e Bashkuara duhet të bëhet një mësim për ne si qytetarë por dhe për qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Edi Rama.

Çdo qeveri, çdo ditë komunikon me transparencë me qytetarët e vet, duke ju përgjigjur çdo shqetësimi të qytetarëve dhe gazetarëve. Presidenti Trump, Kryeministri Boris Johnson e shumë liderë të tjerë në të gjitha daljet publike kanë në krah mjekët dhe specialistët.

Qeveritarët flasin për mbështetjen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore që kërkohet ndërsa mjekët dhe specialistët për mënyrën e parandalimit, zbutjes apo kurimit të të infektuareve. Distancimi social, izolimi, mbështetja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve janë politikat që po bën Amerika, Gjermania, Spanja. Asnjë President apo Kryeministër nuk ka bërë mjekun, por ka dëgjuar dhe në rast se ka deklaruar gjëra jo të drejta është kundërshtuar nga profesionistët drejtpërdrejt.

Të gjithë në Amerike dhe Europë, kërkojnë sa më shumë testim për ta kontrolluar këtë pandemi e cila edhe nëse do kalojë me shumë gjasa do përsëritet. Mos janë Amerikanët, Gjermanët, Britanikët, Koreja e Jugut më të paditur se ne, krejt e kundërta ata e dinë se ç’duhet të bëjnë dhe kanë sistemet shëndetësore më të mirat në botë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Rama publikon raportin mbi kultivimin e kanabisit/ Kjo është kërkesa për qytetarët

LEXO EDHE:  Rama publikon raportin mbi kultivimin e kanabisit/ Kjo është kërkesa për qytetarët

Më tej Mediu thotë se do na duheshin me mijëra respiratorë dhe nuk i kemi, por pretendon se qeveria nuk po kërkon. Sipas tij, kjo është e papranueshme se sado të ndihmohen janë jetë njerëzore, nëna, babai, motra, vëllai apo fëmija i dikujt.

“Rama bën mirë që kërkon të imponojë rregulla të izolimit dhe qarkullimit të njerëzve dhe ç’gjuhë përdor për mua ka pak rëndësi, megjithëse nuk duhet të harrojë se çdo fjalë e dalë prej tij ka një ndikim sot për mirë apo për keq, për panik apo për siguri. Por kjo nuk është detyra e vetme e tij sot që të qajë si një “baba” (Kryeministër) që e ka zënë halli në familjen e tij (Shqipërinë), por të sillet si i pari i shtëpisë duke kërkuar të blejë apo të marrë borxh, të lypë apo kërkojë çdo gjë që do të mundësonte të sillte në jetë apo shëronte, ndihmonte familjen e tij (shqiptarët).

Testimet, Respiratorët, çdo gjë që do mbështeste mjekët dhe infermierët, hapja e mundësive të infrastrukturave për sa më shumë shtretër spitalore janë sot detyra e çdo qeverie. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kompanitë që mund të ofrojnë, kompanitë farmaceutike vendase dhe të huaja, me çdo qeveri në BE, USA, Korenë e Jugut apo Kinë. Kudo pa u ndalur me një trup të dedikuar vetëm për këtë çështje”, nënvizon kreu i Republikanes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji i përvishet Ramës për masat/ “Po sillesh si pronar shteti, është koha të veprosh për popullin”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën aktuale në vend dhe me masat që ka marrë qeveria për të luftuar koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji deklaron se shteti është strukturë e ngritur për të ndihmuar individin dhe kështu duhet të sillet.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po sillet si pronar i shtetit dhe qytetarëve dhe komunikon se çfarë masa duhet të marrë pupulli.

“Kudo flitet se si të ndihmohen qytetarët ky flet se si të ndihmohet qeveria që të ketë para të paguajë miliarderët! Kudo flitet se si të mbijetojnë familjet dhe bizneset ky flet se si të mbijetojë qeveria! Kudo në botë qeveritë veprojnë këtu vetëm flitet! Në kushtet e një fatkeqësie natyrore dhe emergjence shëndetësore qeveria së paku duhet të tentonte të menaxhonte krizën reale, ndërkohë që qeveria po përpiqet të menaxhojë vetëm perceptimin e publikut duke luajtur vetëm me akte propogandistike!

LEXO EDHE:  Edi Rama tregon se di do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë

LEXO EDHE:  Rama publikon raportin mbi kultivimin e kanabisit/ Kjo është kërkesa për qytetarët

Në këto situata shumë qeveri mund të menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të dështojnë prej situatës, por të dështosh sepse sdo të menaxhosh duke mos ofruar shërbime por fjalë dhe akte boshe nëpër etër është perfide dhe tregon qartë që lufta nuk bëhet për ti shërbyer qytetarëve por për akumulim personal të PR dhe për të bindur qytetarët sikur po punohet ndërkohe që qytetarët nuk bëjnë dot sikur po ushqehen me lugen bosh”, deklaron demokrati.

Ai thekson se nuk është koha për të menduar për pushtetin politik dhe paratë e korrupsionit, është koha për të vepruar për popullin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE