Connect with Us

Krijohet Platforma Heroi im/ Regjistrohen vullnetarët e parë në ndihmë të personelit shëndetësor

Sociale

Krijohet Platforma Heroi im/ Regjistrohen vullnetarët e parë në ndihmë të personelit shëndetësor

Publikuar

-

Pandemia botërore e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës të gjithsecilit prej nesh. Prej ditësh jemi mbyllur në shtëpi me sytë nga lajmet dhe shpresën se shëndetësia do të arrijë të shpëtojë të gjithë personat e prekur. Ndërkohë, një kategori e veçantë njerëzish ndodhet në vijën e parë të luftës dhe çdo ditë punon me vetëmohim dhe sakrificë të tejskajshme për të siguruar që ne, ata që qëndrojmë në shtëpi, të mos prekemi nga virusi. Ata janë mijëra Doktorë, Infermierë dhe Personel Sanitar, të cilët po punojnë çdo ditë me orare të zgjatura, duke vënë shëndetin e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne, pjesën tjetër të popullsisë. Secili prej tyre është familjar dhe ka përgjegjësi të tjera në jetë, të cilat i ka lënë pezull për të na ndihmuar. Kur ata lënë turnin, dyqanet janë të mbyllura; lëvizjet në rrugë janë të ndaluara. Në këto kushte është në dorën tonë të ndihmojmë sadopak ata dhe familjet e tyre.

Lidhur me kete situate, një grup vullnetarësh kane krijuar një platformë on-line, e cila synon të krijojë një rrjet vullnetarësh nga e gjithë Shqipëria, për t’i ardhur sadopak në ndihmë personelit shëndetësor dhe familjeve të tyre.

www.heroi-im.al është platforma on-line ku personat e interesuar regjistrohen si vullnetarë dhe ndihmojnë.

Platforma është e re, e hapur vetëm një ditë më parë, por menjëherë ka gjetur mbështetje nga një numër i madh njerëzish. Brenda 24 oreve te para jane rregjistruar 50 vullnetarë. Ne parashikojmë që numri tështohet ndjeshëm në ditët në vijim kur nisma të promovohet mediatikisht.

“Platforma shërben për të lidhur njerëzit me njerëzit në nivel lokal dhe synon që të bëjë lidhjen direkte mes personit që dëshiron të ndihmojë dhe personelit shëndetësor. Mënyra e dhënies të ndihmës është e shumëllojshme, sipas mundësive personale të secilit. Mundësitë janë të shumta dhe në fund është në dorën e personelit shëndetësor nëse do i duhet ndihmë apo jo. Ne duhet të jemi gati që kur mjekët të kenë nevojë për ndihmë, të kemi një skemë funksionale në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë”,- tha një nga administratorët e faqes. Ai shton se data-baza e vullnetarëve të regjistruar deri më tani i është dorëzuar ISHP, e cila nga ana e saj,fillimisht do t’ia vërë në dispozicion mjekëve të Spitalit Infektiv dhe në të ardhmen me shtimin e numrit të vullnetarëve edhe strukturave të tjera siptalore. Ne synojmë që deri në fund të javës tjetër të kemi një strukturë me mbi 1000 vullnetarë.

LEXO EDHE:  “Njerëzit vazhdojnë të kërkojnë strehë për të kaluar natën”/ Basha i prerë: Duhet veprim i shpejtë

Vizito www.heroi-im.al

Bëhu VULLNETAR AKTIV!

Përfshihunëluftën kundër epidemisë!

Regjistrimi në këtë platformëështë shumë i thjeshtë. Çdo person plotëson të dhënat e tij përmes formularit on-line dhe tregon se çfarë ndihme mund të ofroje.

Lista i dërgohet çdo ditë ISHP dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor apo strukturat e tjera nëse kanë nevojë të përdorin ndihmën e vullnetarëve i kontaktojnë ne vijim për detajet.

Kush mund të ndihmojë?

Të gjithë mund të ndihmojnë, por regjistrohuni vetëm nëse jeni të shëndetshëm dhe jo në grupin e rrezikut. Shërbimet tregtare janë të përjashtuara.

E rëndësishme:

Ndihmoni të tjerët vetëm nëse jeni vetë me shëndet të mirë dhe nuk i përkisni grupit në rrezik.

Jini të kujdesshëm për simptomat e koronavirus: temperaturë, ethe, lodhje, kollë e thatë, dhimbje të fytit. Respektoni masat dhe këshillat e qeverisë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Publikuar

-

Nga

143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Mbetet sërish i lartë numri i rasteve të reja të infektuar më Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 143 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 6 persona. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin e shifrave ditore, ku informon se janë kryer 650 testime.

Sipas MSH, numri i të shëruarve ështe 51, dhe në spital janë 119 pacientë.

Përhapja
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Këshillat për qytetarët
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Pacientë në spitalet Covid



Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Admirali Giroir i përgjigjet Trump/ Ne nuk gënjejmë për koronavirusin

LEXO EDHE:  “Krenarë për të gjithë ju”/ Meta falenderon personelin mjekësor: Ju jeni heronjtë tanë

Humbje jete
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)
Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

Publikuar

-

Nga

Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që presin në radhë për të kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas saj, “jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”.



“Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situates”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Greqia vendos rregulla për lëvzjen e shqiptarëve/ Çfarë do ndodhë nga nesër në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Greqia mbyll kufirin në doganën e Kapshticës/ Kthen mbrapsht dhjetra automjete

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht sërisht qëndrojnë në fuqi kushtet:
Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV; Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;



LEXO EDHE:  “Njerëzit vazhdojnë të kërkojnë strehë për të kaluar natën”/ Basha i prerë: Duhet veprim i shpejtë

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.
Lëvizja drejt Kosovës , Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi vijon si më parë.

LEXO EDHE:  Admirali Giroir i përgjigjet Trump/ Ne nuk gënjejmë për koronavirusin

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos të dynden në të njëjtën kohë drejt pikave kufitare dhe ata që do të udhëtojnë duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga pala greke, për të mos krijuar radhë e vonesa gjatë përpunimit të dokumentaconit të këtyre shtetasve./CNA.al

LEXO TE PLOTE