Connect with Us

Kongresisti amerikan kritika administratës “Trump”/ Po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës, tarifat janë mjet legjitim

Kosova & Rajoni

Kongresisti amerikan kritika administratës “Trump”/ Po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës, tarifat janë mjet legjitim

Publikuar

-

Kongresisti Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, e ka shprehur shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës “Trump” në lidhje me Kosovën.

Përmes një deklarate, ai po ashtu ka thënë se tarifat janë mjet legjitim i secilit shtet.

“Të thuhet se SHBA-ja dhe Kosova kanë raport të ngrohtë dhe të afërt, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. SHBA-ja e ka udhëhequr fushatën për ta ndalur spastrimin etnik gjenocidal të Milosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më konsekuente e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë.

Kam qenë krenar të jem partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra prej partive të ndryshme politike. Nuk marr anë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë Kosovën. Është ky vendim i popullit të Kosovës. Gjithnjë do të punoj me atë që e zgjedhin ata.

Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump karshi Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti. Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë.

Ka shumë arsye se përse Kosova duhet t’i heqë tarifat, në rend të parë shkaku që ato më shumë po e dëmtojnë sesa që i ofrojnë ndonjë levë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Sido që të jetë, tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike.”-u shpreh Engel.

Më tej në deklaratë ai thotë se në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja është dashur të punojë me durim me Qeverinë tani në largim të Kosovës, si ishte munduar të punojë me Qeverinë e mëparshme të Kosovës, për përmirësimin e politikave që promovojnë mirëqenien dhe paqen afatgjatë.

Sipas tij, qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur.

LEXO EDHE:  BE dhe SHBA gati ti mbyll dyert presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli

Më tej, ai thekson se “sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen.”

Engel deklaron se presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalancuar.

“Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianëë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë.

Krahas kësaj, SHBA-ja duhet ta rinisë menjëherë ndihmën e saj përmes MCC-së. Modeli i MCC-së bazohet në indikatorë objektivë, të bazuar tek të dhënat dhe një fundament të arritur në marrëveshje midis SHBA-së dhe shteteve pranuese. Përdorimi i kësaj ndihme si detyrues për veprime që nuk lidhen me MCC-në apo misionin e saj e kthen këtë agjenci në një mjet tjetër për ushtrim trysnie – duke e shndërruar pikërisht në atë që është synuar të mos jetë”-përfundon deklaratën Engel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti i përgjigjet Grenellit/ E kam parë në sy, nuk i kam premtuar heqjen e taksës 100%

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të Richard Grenell, cili tha se i ishte premtuar heqja e taksës 100%.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Grenellin e ka parë në sy dhe kurrë nuk i ka premtuar heqjen e taksës 100%.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti.

LEXO EDHE:  SHBA i refuzoi vizën/ Vangjush Dako tregon si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Ministri i Jashtem serb: Nuk ka shenja se Greqia do te njohe Kosoven

Kujtojme se sot në një intervistë , Grenell tha se Kurti i ka premtuar heqjen e taksës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i madh për Maqedoninë e Veriut/ Anëtarësohet zyratrisht në NATO

Publikuar

-

Nga

Republika e Maqedonisë së Veriut, sot, është bërë anëtarja më e re e NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.

“Mirësevjen në NATO, Maqedoni e Veriut! Ishte një rrugë e gjatë, por të gjitha përpjekjet janë shlyer. Procesi zyrtar i pranimit tani është i plotë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi anëtarin e 30-të të Aleancës sonë”, shkruan Stoltenberg

LEXO EDHE:  Ministri i Jashtem serb: Nuk ka shenja se Greqia do te njohe Kosoven

LEXO EDHE:  Sa e besueshme është makina e të vërtetës?/ Çfarë thonë ekspertët

Aleatët e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin e pranimit të saj në shkurt të vitit 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mediat gjermane: Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

LEXO EDHE:  Ministri i Jashtem serb: Nuk ka shenja se Greqia do te njohe Kosoven

LEXO EDHE:  SHBA i refuzoi vizën/ Vangjush Dako tregon si qëndron e vërteta

Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[…]Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[…]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.”/ DW

LEXO TE PLOTE