Connect with Us

KE rigrupon fondet/ Futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë

Sociale

KE rigrupon fondet/ Futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë

Publikuar

-

Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. Ai ka përgatitur disa propozime për ndryshime shtesë në buxhet, të cilat duhet t’i miratojnë Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare në Këshillin e BE.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, që i referohet autoriteteve të Brukselit, 75 milionë euro fonde do të përdoren për të marrë qytetarët e BE nga vendet e largëta të bllokuar për shkak të ndalimit të lëvizjes. Avionët që marrin qytetarët e BE në vende të ndryshme kanë marrë ndërkohë 2132 persona nga Kina, Japonia, SHBA, Maroku, Tunizia, Filipinet. Janë planifikuar edhe 80 fluturime për ditët e ardhshme. Po ashtu 80 milionë janë gati për përdorim për mjekësinë në BE për të krijuar rezerva në pajisjet mjekësore, aparate intubimi dhe maska.

Propozimi i Komisionit Europian parashikon, krahas rigrupimit të fondeve të parashikuara për vitin 2020, edhe shpenzime shtesë. Ndër to 350 milionë euro do të shkojnë drejt Greqisë për të ndihmuar emigrantët që jetojnë atje.

Premtimi i 110 milionë eurove për Shqipërinë

E re si shpenzim shtesë në buxhet janë edhe 100 milionë eurot e parashikuara si ndihmë për Shqipërinë për rimëkëmbjen dhe përballimin e pasojave të tërmetit vitin e kaluar. Komisioni Europian kishte premtuar më parë 115 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë në nëntor 2019, 15 milionë euro menjëherë pas tërmetit, dhe 100 milionë euro në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë të mbajtur në shkurt.

Nëse Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian bien dakord për propozimet e reja buxhetore të Komisionit Europian, atëherë 100 milionë eurot për Shqipërinë do të jenë gati për përdorim./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk e braktisim mikun në ditë të vështira”/ Rama përcjell drejt Italisë mjekët

Publikuar

-

Nga

10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë janë nisur drejt Italisë ku do ndihmojnë kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.

Të veshur me veshjen mbrojtëse, ata janë pëciell nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit.

“Sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë. Pikërisht se nuk jemi të pasur dhe sepse nuk na ka lënë kujtesa, nuk mund ta lejojmë vetes të harrojmë miqtë në këto ditë të vështira. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën e botën”, tha Rama në fjalën e tij.

Ashtu si u raportua më heret mjekët që do të shkojnë në shtetin fqinj do të paguhen 3000 euro në muaj, ndërsa infermierët 2500 euro në muaj./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Krahasimi me rajonin/ Shqipëria pagat më të ulëta në të gjithë sektorët

LEXO EDHE:  Zyrtari gjerman “shuplakë” qeverisë/ Stop blerjes së votës

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sjellje denigruese ndaj të semurëve me Covid-19 dhe familjareve të tyre”/ ISP i drejtohet prokurorisë

Publikuar

-

Nga

Gjatë javëve të fundit kur vendi ndodhet në situatën e emergjencës civile për shkak të Covid-19 media ka raportuar raste të qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv dhe që janë nën trajtim mjekësor.

Në lidhje me këtë situatë, Instituti i Studimeve Politike thotë se një nga gjetjet kritike të monitorimit të raportimeve në media dhe në publik (rrjete sociale, TV, deklarata politikanësh, etj) është se në shumë prej rasteve, në vend të solidaritetit me personat e sëmurë dhe nën trajtim, është përdorur gjuhë denigruese e fyese ndaj tyre, duke i konsideruar ata rrezik për familjet e tyre, fqinjët, komunitetin dhe shoqërinë.

ISP, thekson se “Fatkeqësisht ka pasur raste kur zyrtarë e politikanë të lartë kanë akuzuar persona të sëmurë ose të ardhur nga zona e kuqe jashtë vendit se po vrasin njerëz; ka pasur deklarime konkrete duke akuzuar fëmijët apo mbesat/nipërit se kanë sëmurë gjyshërit apo prindërit e tyre, duke i bërë paraprakisht dhe publikisht ata fajtor në rast se ndonjë prej gjyshërve/prindërve humb jetën; ka pasur raste kur sapo është dhënë njoftimi për ndonjë të sëmurë në rrjetet sociale është denigruar ai/ajo apo familja e tij, siç ka pasur edhe raste kur është kaluar çdo limit në shprehjet kundër personave të sëmurë, edhe kur këta kanë qenë mjekë apo zyrtarë të sektorit të shëndetësisë, politikës apo administratës.”

Më tej, në raportin e monistorimit të ISP thuhet e skenat dhe publikimet nga familjarë të të sëmurëve, që përpiqen të mbrohen në publik nga komentet fyese e denigruese, apo që dhimbjen personale e kanë të dyfishuar nga keqtrajtimi publik që i bëhet identitetit dhe privatësisë së tyre personale e familjare, janë trishtuese dhe një tregues kritik për nivelin kulturor, solidar e human të shoqërisë tonë.

“Një klimë e tillë denigrimi të pacientëve që po përballen me mbijetesën është jo morale, jo qytetare, jo humane dhe ligjërisht përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe vepër penale. Kodi Penal në nenin 119 thekson se “fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë”.-thekson ISP.

LEXO EDHE:  6000 pallate e banesa dhe 9000 banorë të dëmtuar nga tërmeti/ Publikohen shifrat zyrtare

LEXO EDHE:  6000 pallate e banesa dhe 9000 banorë të dëmtuar nga tërmeti/ Publikohen shifrat zyrtare

ISP bën të ditur se në këto rrethana i bën thirrje prokurorisë të veprojë dhe po ashtu edhe të tjera institucioneve, që të investohen në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve.

“Në këto rrethana Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Prokurorisë të ndërmarrë çdo hap ligjor për hetime kur kemi konsumim të veprës penale të nenit 119 ndaj të sëmurëve me Covid-19, apelon institucionet dhe sidomos politikanët e zyrtarët e lartë të shmangin çdo deklarim kritik të bërë me dashje apo pa dashje ndaj personave të sëmurë e familjarëve të tyre, apelon Komisionerin kundër Diskriminimit dhe Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale, Avokatin e Popullit dhe nën/komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvend, etj, që të investohen në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të sipërcituar; si edhe apelon median të shmangë çdo raportim që cenon liritë e të drejtat e njeriut dhe që shkel dukshëm privatësinë e pacientëve dhe privatësinë e familjeve të tyre që gjenden në këtë situatë të vështirë.”-thuhet në deklaratën e ISP./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Një tjetër zyrtare preket nga koronavirusi/ MSH sqaron gjendjen shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka prekur një tjetër zyrtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Operatorit të shërbimit shëndetësor, Mirela Cami, e cila pas testit ka rezultuar e prekur nga virusi Covid-19.

ISHP bën me dije se është kryer e njëjta procedure si për çdo qytetar edhe për znj. Cami e cila është tashmë e vetizoluar në shtepi por vijon të punojë nga shtëpie.

LEXO EDHE:  Videoklipi plagjiaturë/Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Eurosong

LEXO EDHE:  Krahasimi me rajonin/ Shqipëria pagat më të ulëta në të gjithë sektorët

Mësohet se gjendja shendetesore e saj, është e mirë.

Ndërkohë kujtojmë se edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi. Po kështu edhe deputeti Adriatik Alimadhi.

 

LEXO TE PLOTE