LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam dy javë që e lus”/ Basha i ngre zërin Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka kohë për lojëra

28 Mars 2020, 16:40, Politikë CNA
“Kam dy javë që e lus”/ Basha i ngre zërin

?Kam dy javë që e lus dhe e lus. Sot i them fare qartë t?i vërë gishtin kokës?. Kjo është thirrja që kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri kyeministrit Edi Rama.

Tejet i revoltuar Basha ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë për masat që ka marrë për të përballuar koronavirusin dhe ka kërkuar sërish mbylljen e fasonerive.

?Shoqata fasone thotë se janë 70 mijë punëtorë me paga minimale. Pse si paguan? Nga 200 euro secili kushton 14 milionë euro. Hajde po i shtojmë dhe 1 milionë rezervë. 15 milionë euro. Këta japin tendera betoni, 22 milion një javë me parë dhe 7 milionë dje?, tha ai në një lidhje me emisionin ?Kjo Javë?.

?Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet. Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim trashanik, është skandal. Mbështetja ekonomike duhet të kishte filluar me kohë. S?mund të nisë në fillim të prillit. E di ç?do të thotë për familjet që s?ka të ardhura? Në një dyqan mishi në Tiranë më thanë që vijë e marrin kocka për tju dhënë lëngun fëmijëve. Nuk ka kohë për lojra e për propagandë, ka dy javë që kërkojmë të merren masa e jo tu hidhet hi syve qytetarëve?, theksoi kryedemokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga