Connect with Us

Jo vetëm me Merkelin/ Conte përplaset me Ursula Von der Leyen për planin ekonomik

Bota

Jo vetëm me Merkelin/ Conte përplaset me Ursula Von der Leyen për planin ekonomik

Publikuar

-

Koronabondi ka qenë shkak i një konflikti të ndezur mes presidentes së Komisionit të BE Ursula Von der Leyen dhe kryeministrit të Italisë Giuseppe Contes.

Presidentja e Komisionit të BE ka mbështetur kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka kundërshtuar kërkesat e Italisë, pas përplasjes që kjo e fundit ka pasur me Conten për planin ekonomik.

“Qëllimi i Evropës ka qenë gjithmonë afrimi i kushteve ekonomike më vendet anëtare. Italia nuk është fajtore për krizën që shpërtheu me koronavirus dhe është goditur shumë rëndë ekonomikisht dhe bizneset duhet të shpëtohen. Për këtë arsye, si Komision, kemi marrë një mandat nga Këshilli për të hartuar një plan rindërtimi. Kjo është pista për të cilën po punojmë”, deklaroi ajo ndërsa theksoi se Komisioni Evropian nuk po planifikon të emetojë bonot e veta të borxhit.

Ursula Von der Leyen pretendon se nuk ka një plan ekonomik dhe fjalën koronabond e cilësoi si një parrullë. Ajo gjithashtu tha se është në lojë pyetja e madhe e garancive.

Por pas deklaratave të saj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i kryeministrit Italian, i cili i thotë se nuk i ka bërë asnjë kërkesë Komisionit Europian, por Eurogrupit.

“Ne nuk i kemi bërë një propozim Komisionit, por Eurogrupit për ta përpunuar atë. Ka një debat në vazhdim. Por këtu ka një takim me historinë dhe të gjithë duhet të pajtohen me të”, është shprehur ai. Conte ka thumbuar Von der Leyen teksa ka thënë se “detyra e propozimit nuk i lihet presidentit të komisionit, por do të jetë Eurogrupi që të shtjellojë propozimet”.

LEXO EDHE:  Përshkallëzohen tensionet te Teatri Kombëtar/ Raportohet për të lënduar

Nga ana tjetër edhe ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri i cilësoi të gabuara deklaratat e presidents së Komisionit Europian.

“Fjalët e Von Der Leyen” për Coronabonds “janë të gabuara. Ajo që shkruhet në letrën e nëntë krerëve të shtetit evropian është përgjigja më e përshtatshme për një tronditje simetrike të ekonomisë dhe të gjithë duhet të vihemi  në sfidë, madje edhe vetë presidentja e Komisionit Evropian”, deklaroi ministri./ CNA.al

Pandemia “përçan” BE-në/ Conte debatet të forta me kancelaren gjermane

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pandemia “përçan” BE-në/ Conte debatet të forta me kancelaren gjermane

Publikuar

-

Nga

Në tentativë për të aprovuar një dokument të përbashkët, në planin ekonomik dhe financiar, në lidhje me emergjencën shëndetësore nga Covid-19, samiti i liderëve të BE-së i realizua përmes një teleconference këtë të enjten u shoqërua me debate të ashpra.

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se keqmanaxhimi i krizës së koronavirusit rrezikon mbarë projektin europian.

Ndërsa në një interviste me gazetën “Il Sole 24 Ore” Conte ka zbuluar edhe përplasjen e fortë me kancelaren Merkel.

Conte i kërkoi Bashkimit Europian “të mos bëjë gabime strategjike” gjatë menaxhimit të krizës së koronavirusit, ndërsa paralajmëron se nëse kjo ndodh, “atëherë i gjithë projekti europian do të humbë arsyen e ekzistencës”.

“Të mos veprosh tani do të thotë t’u lësh fëmijëve tanë barrën e një ekonomie të shkatërruar.

“Ne duam të jemi në lartësinë e detyrës. Ndaj le të ndërmarrim Planin Europian të Rimëkëmbjes dhe Rishpërndarjes së të Ardhurave.”

Sa i përket përplasjeve me kancelaren Merkel Conte tha: Ne po jetojmë një krizë që ka sjellë shumë viktima mes qytetarëve tanë dhe po nxit recensionin e madh ekonomik.

“Jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera, na duhet të marrim vendime të vështira, shpesh herë tragjike,” tha udhëheqësi italian.

LEXO EDHE:  Ti e bllokon Vetting-un!/Rama i hakërrehet qytetarit: Ta paska fik dritën e trurit çadra!

LEXO EDHE:  Manastirliu ‘shuplakë’ Dumës/ Je grua nuk të shkon agresiviteti, hajde në parlament

Ai lëshoi paralajmërime të forta ndaj udhëheqësve europianë të cilëve u la dhjetë ditë për të propozuar një tjetër plan ekonomik, ndërsa paralajmëroi se BE-ja rrezikon arsyen e të ekzistuarit në sytë e qytetarëve të saj.

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Princesha e Spanjës humb jetën nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Princesha e Spanjës Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pasi u infektua me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë vëllai i saj Princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas.

Maria Teresa ka qenë princesha e familjes mbretërore Bourbon-Parma në Spanjë.

Ajo ka lindur në , Francë, në 28 korrik 1933. Anëtarët e familjes mbretërore dikur sundonin, si Mbreti i Etrurisë dhe si Duka i Parma dhe Piacenza, Guastalla dhe Lucca deri në vitin 1859.

LEXO TE PLOTE

Bota

Në dhomat e terapisë intensive, mjekët tregojnë “ferrin” e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shndërrohet në një makth për të gjithë botën, për frikën që pothuajse çdo banor në planet ka nga shifrat në rritje tronditëse dhe nga mundësia reale e një rreziku të madh për veten dhe të dashurit.

Por për disa persona, COVID-19 është diçka shumë e prekshme. Diçka që ka zë, lotë dhe fjalë, ato të pacientëve që duhet të kurojnë, ose t’ i mbyllin sytë për herë të fundit.

Mjekët e triazhit dhe ato të terapisë intensive janë ushtarët në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit, dhe pamjet që shohin përditë dhe kanë filluar të tregojnë janë vërtetë të ngjashme me ato që gjyshërit e tyre tregonin për luftën botërore.

Pamjet të veriut të Italisë dhe së fundmi të Spanjës kanë përlotur të gjithë botën, por tani problematika të theksuara po hasin sistemet shëndetësore të çdo vendi, edhe të vendit më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje pikërisht këtu, sipas vrojtimit të CNN që ka intervistuar disa nga personeli shëndetësor që po përballet me emergjencën, kanë dalë në pah mangësi që nuk mendoheshin në kohë ”paqeje”.

Një nga infermieret e terapisë intensive në spitalin e Çikagos nuk përmbahet dot. “ Disa nga koleget refuzojnë të hanin dhe pinin për 12 orë rresht, sepse ishin të tmerruara nga fakti që do të hiqnin dhe të vishnin sërish të njëjtat pajisje mbrojtëse”, thotë, duke pohuar shqetësimin e të gjithëve përballë një situate që “vetëm sa po përkeqësohet”.

Janë të shumta infermierët që shprehen tashmë publikisht në rrjetet sociale. Njëra  prej tyre, nga Nju Jorku, shkruante se nuk kishte fjetur gjatë gjithë natës, se mendja e saj nuk arrinte dot të “shuhej”, nga pamjet e ditës së djeshme që për të, ishin “më tronditëset që kam parë deri më tani”, me pacientë që vinin nga çdo cep i metropolit pa pushim, sa që në një moment u detyrua të futej në tualet dhe të qajë, “sepse e dimë që do të bëhet më keq dhe se është e pabesueshme që edhe tani jemi në pikën tonë kritike”.

LEXO EDHE:  Ti e bllokon Vetting-un!/Rama i hakërrehet qytetarit: Ta paska fik dritën e trurit çadra!

LEXO EDHE:  Ashpërsohen masat nga koronavirusi/ Gjermania ndalon kontaktet sociale

Colleen Smtih, një mjeke e urgjencës po në Nju Jork, është edhe më eksplicite. “Ndodhemi në Amerikë, dhe mendohet se jemi një vend i përparuar. Por ndërkohë unë tashmë nuk kam as materialin bazë për të mjekuar pacientët e mi. Shoh politikanët që thonë që gjithçka do të shkoj mirë, por për ne që ndodhemi këtu, nuk është kështu. Po na mbarojnë edhe bombolat e oksigjenit”, thotë Smith.

Nga i gjithë personeli, personi që rri më afër pacientëve me simptoma të rënda është anestezisti. Doktor Cory Deburgrev është një i tillë, dhe thotë që këtë javë ka punuar 94 orë, rreth 13 orë në ditë, pa pushim. Është pikërisht ai që praktikon intubimin e pacientëve në terapi intensive. Por jo vetëm.

“Për shumë nga ata jam fytyra e fundit që shohin, zëri i fundit që dëgjojnë, para se të futen në anestezi”. Shumë prej tyre e dinë që nuk do të zgjohen më. “Thjesht të këputet shpirti, disa prej tyre i njihja personalisht. Dhe kur mendon që me siguri asnjë prej tyre nuk do të ketë vizita nga të afërmit, nuk mbetet gjë tjetër veçse të jesh ti i afërmi i tyre, duke i shtrënguar dorën, duke treguar sensibilitet”, thotë mjeku.

Ai tregon edhe se është i shokuar nga mosha e disa prej pacientëve, ku përtej të moshuarve ka plot 50, 40 po edhe 30-vjeçar. COVID-19 prek këdo.

Të gjithë, mjekë dhe infermierë, përballë sakrificës së tyre, që shpesh i ka kushtuar dhe jetën, kanë një lutje të vetme. “Rrini në shtëpi, ne nuk mund të rikthehemi në të tonat deri sa gjithçka do të mbarojë. Duket një film, por është gjithçka e vërtetë”/A2

LEXO TE PLOTE